|
Tiranė, mė
07/04/2004
Nr. K3/P37-7
Prot.
Nr.
Dok 200301918/7
Lenda:
Kerkese
per shfuqizimin e vendimit te Rektorit te Universitetit
Politeknik Tirane dhe dhenien e diplomes z.Perparim TAFHASI
Drejtuar: Ministrit te Arsimit dhe Shkences,
Z.
Luan MEMUSHI
TIRANĖ
I nderuar z. Minister,
Prane
Institucionit te Avokatit te Popullit z. Perparim Tafhasi, ka
derguar nje ankese per sa vijon;
Ka filluar studimet e larta, dega Elektronike, ne vitin
1997 dhe i ka mbaruar ne korrik te vitit 2003. Ankuesi ka shkuar
per te marre diplomen prane Fakultetit ku ka studiuar, por
sikunder ai pretendon nga ana e Rektorit te ketij fakulteti i
eshte thene se duhet te sjelle nje fotografi pa mjeker qe te
marre diplomen. Gjithmone sipas tij, pengesa i nxirret per arsye
te besimit fetar qe ai praktikon.
Per sa me lart, ankuesi ka kerkuar nderhyrjen e
Institucionit te Avokatit te Popullit, per ti dhene diplomen
e tij qe verteton se eshte diplomuar ne profesionin e
inxhinierit.
Lidhur
me kete ceshtje, Avokati i Popullit, ndermori nje proēes
hetimi.
Keshtu
i kemi parashtruar Rektorit te Universitetit Politeknik
pretendimet e z. Perparim Tafhasi si me shkrim dhe ne takime te
realizuara me te.
Rektori
eshte shprehur negativisht per dhenien e diplomes, duke qene
fotoja e diplomantit me mjeker, duke argumentuar se shkolla
eshte laike. Pra elementi pengues per dhenien e diplomes, eshte
ēeshtja e besimit qe praktikon studenti, e shprehur ne mjekren
qe mban dhe e pasqyruar ne foton qe ka dorezuar ne fakultet per
te plotesuar diplomen qe meriton.
Duke
e konsideruar kete veprim nje shkelje te hapur dhe te rende te
te drejtave te njeriut dhe duke patur parasysh se dhe ne raste
te tjera te ngjashme nderhyrja e Institucionit te Avokatit te
Popullit ka rezultuar e sukseshme pikerisht per argumentimet
ligjore qe kemi ndjekur, duke bindur fakultetet apo rektoratet
perkatese p.sh. te Universitetit te Tiranes ne dhenien e
diplomave ne raste analoge, iu ridrejtuam Rektorit me rekomandim
qe ti jape ankuesit diplomen e tij sepse;
-Arsyetimi
i refuzimit nga ana e Rektorit eshte mbeshtetur ne nenin 1 te
Ligjit Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise, ku
thuhet Arsimi i larte publik eshte laik.
Por
termi laik do te thote qe Arsimi nuk ka permbajtje fetare
ne programe, nuk ben propagande fetare dhe nuk ben diskriminime
fetare ne pranimin e studenteve duke u bazuar ne perkatesite
fetare te tyre.
Laicizmi
normalisht nenkupton laicizmin e institucionit dhe te programeve
mesimore dhe jo te individeve te cilet jane te lire ne besimet e
tyre.
-Arsyetimi
tjeter i dhene nga Rektori me shkresen nr.1188/1 date
29.12.2003, se kerkuesi nuk ka te njejten pamje ne fotografine
per diplome me ate te pashaportes nuk perben aspak pengese
ligjore per paisjen e studentit me diplome. Si dhe per te gjithe
studentet e tjere nuk eshte e thene qe studentin ta shoqeroje e
njejta pamje nga momenti i pranimit ne fakultet me ate te
mbarimit te shkolles, aq me teper po te kemi parasysh qe behet
fjale per nje periudhe 4-5 vjecare.
-Nje
argument me teper i dhene nga Rektori se Universiteti si
perfaqesues i shtetit e ka per detyre morale e ligjore te mbroje
interesat e shtetit dhe te individeve, pa patur parasysh besimin
e tyre fetar perseri nuk qendron sepse ne Kushtetuten e
Republikes se Shqiperise, neni 10 thuhet shprehimisht;
1.
Nė Republikėn e Shqipėrisė nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes
dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike.
Pra
sic mund te kuptohet nga dispozita e siperpermendur shteti edhe
pse asnjanjes, garanton lirine e shprehjes se besimit ne jeten
publike te individeve.
Nga
ana tjeter neni 24 i Kushtetutes tone percakton se liria e fese
eshte e garantuar. Kjo perfshin te drejten per te shprehur
besimin me ane te praktikave dhe kryerjes se ritualeve. Mohimi i
kesaj te drejte do te ishte jokushtetues, prandaj dhe te mos i
japesh diplomen nje studenti sepse mban mjeker ne fotografi
perben nje diskriminim fetar, duke ju referuar nenit 18 te
kushtetutes tone.
Duke
ju referuar ne kete rast dokumentave nderkombetare te ratifikuar
nga vendi yne, nga shqyrtimi ceshtjes rezultoi se, ne Konventen
Europiane te te Drejtave te Njeriut, ne nenin 9 te saj
percaktohet se: Cdo person ka te drejten e lirise se
mendimit, ndergjegjes dhe te fese; kjo e drejte nenkupton lirine
per te ndryshuar fene ose bindjet, si dhe lirine per te
shfaqur fene e tij ose bindjet e tij individualisht ose
kolektivisht, publikisht ose privatisht, nepermjet
kultit, arsimit, praktikave dhe kryerjes se riteve. Liria
e shfaqjes se fese se tij ose e bindjeve te tij mund te behet
objekt i kufizimeve te tjera nga ato qe, te parashikuara me
ligj, perbejne masat e nevojshme ne nje shoqeri demokratike,
per sigurimin publik, per mbrojtjen e rendit, te shendetit ose
te moralit publik, ose per mbrojtjen e rendit dhe te lirive te
te tjereve.
Sipas
kesaj Konvente, liria e mendimit, e ndergjegjes dhe e besimit
perbejne bazat e shoqerise demokratike, por kjo liri nuk
eshte
e pakufizuar. Vecse keto kufizime smund te lihen te
percaktohen nga Rektoret e shkollave, por kufizimet mund te
percaktohen vetem me ligj. Deri tani nuk rezulton te kete
ndonje ligj ne Republiken e Shqiperise qe te mos lejoje dhenien
e diplomave ne qofte se studentet kane mjeker apo ferexhe.
Duhet
te theksojme ketu se ekziston dhe parimi i pergjithshem i se
drejtes, se
ajo qe nuk pengohet shprehimisht me ligj lejohet. Dhe
ne rastin konkret rezulton se nuk ka klauzola direkte ligjore
per te penguar studentin ne marrjen e diplomes, ne qofte se
fotoja e tij eshte me mjeker.
Duke
e konsideruar qendrimin e Rektorit negativ, te shprehur me
shkresen nr.98/1 prot, date.28.01.2004 si ndaj rekomandimit tone
dhe ndaj studentit ne menyre verbale, themi se kemi te bejme me
nje akt administrativ individual te paligjshem, i cili ka
krijuar pasoja juridike per z.
Tafhasi.
Nenvizojme
se konform Kodit te Procedurave Administrative konsiderohen akte
administrative te gjitha vendimet e organeve te administrates
publike, te cilat krijojne pasoja juridike ne raste individuale.
Ne
vijueshmeri, referuar nenit 124 te Kodit te Proēedures
Administrative, percaktohet se;
Me
perjashtim te rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe, e drejta
per te revokuar aktin i takon organit qe e ka nxjerre ate, ndersa
shfuqizimi i aktit eshte pregorativ i organit epror.
Ne
Ligjin nr.8461, date 25.02.1999, Per Arsimin e Larte ne
Republiken e Shqiperise, neni 40 i tij, percaktohet se;
Ministria
e Arsimit dhe Shkencės kryen kontrollin e zbatimit tė ligjshmėrisė
nė shkollat e larta.
Ministria
e Arsimit dhe Shkencės ka tė drejtė tė shfuqizojė ēdo akt
tė nxjerrė nga senati i shkollės sė lartė universitare, nga
kėshilli i shkollės sė lartė jouniversitare, rektori ose
drejtori i tyre, nė rastet kur kėto akte janė nė kundėrshtim
me ligjin. Pra Ministri i Arsimit eshte organi kompetent
per shfuqizimin e vendimit te Rektorit.
Per
te gjitha arsyet e lartpermendura, duke
patur parasysh se nuk egzistojne pengesat ligjore per pajisjen
me diplome te ankuesit Perparim Tafhasi, dhe ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit 63, te Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise dhe te nenit 21/c te Ligjit Nr.8454
date 4.02.1999 Per Avokatin e Popullit, ku percaktohet se;
Pas
perfundimit te hetimit, Avokati i Popullit kryen keto veprime:
c)
paraqet rekomandime per marrje masash per venien ne vend te se
drejtes se shkelur tek organi epror i organit qe ka shkaktuar
shkeljen
,
R
E K O M A N D O J M E
Shfuqizimin
e vendimit te Rektorit te Universitetit Politeknik te Tiranes,
vendim i shprehur me shkresen nr.98/1Prot, date 28.1.2004,
drejtuar Avokatit te Popullit dhe dhenien e urdherit per
pajisjen me diplomen perkatese te qytetarit Perparim Abdurrahman
Tafhasi.
Ne
perputhje me nenin 22, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 Per
Avokatin e Popullit, ku thuhet se:
Organet
te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim,
kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne
rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te
kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te
rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim.
Pergjigja
duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per ēeshtjen ne
fjale, si dhe ēfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka
ndermarre ai organ, lutemi na njoftoni qendrimin Tuaj.
Bashkengjitur
materialet ndihmuese per gjykimin Tuaj mbi kete ēeshtje.
Duke besuar ne mirekuptimin tuaj.
AVOKATI I POPULLIT
ERMIR
DOBJANI
|