___________________________________________________________________________

 

                                                Tiranė, mė 07/04/2004

Nr.   KAB/A1-4   Prot.

Nr. Dok 200400358/4  

 

Lenda:        Rekomandim per kthimin ne pune te Z. Aleksander Bushati, si pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike

Drejtuar:    Rektorit te Universitetit Politeknik,

                                    Prof. Perparim HOXHA

                                                                   TIRANĖ

            Prane Institucionit te Avokatit te Popullit ka paraqitur nje ankese Z. Aleksander Bushati.

            Ne letren e tij ankuesi sqaron si me poshte:

            Me vendimin Nr.42 date 16.05.2000 te ish rektores se Universitetit Politeknik, Znj. Tamara Eftimi, eshte pushuar nga puna si pedagog i Fakultetit te Inxhinierise Mekanike, pas nje periudhe pune prej 38 vjetesh, me motivacionin “Shkelje e autoritetit te postit dhe kompromentim te figures se pedagogut”.

            Ne lidhje me kete vendim, ankuesi ka paraqitur nje ankese, ne te cilen pretendon se ky vendim eshte i padrejte dhe kerkon kthimin e tij ne pune si pedagog i fakultetit.

Ne lidhje me kete ēeshtje ankuesi i eshte drejtuar disa Institucioneve. Nderkohe per shkak te mosinformimit ne kohe lidhur me permbajtjen e vendimit dhe arsyeve shendetesore i ka kaluar edhe afati per ankimin ne gjykate te ketij vendimi. Por vendimi gjyqėsor nuk shprehet per drejtesine apo padrejtesine e largimit nga puna, pra per themelin e ēeshtjes, por vetem per humbjen e afatit te ankimit ne gjykate nga A.Bushati. Pra nuk duhet interpretuar se gjykata e ka quajtur te ligjshem largimin nga puna. Ne kete rast eshte plotesisht e ligjshme nderhyrja e Avokatit te Popullit per t’i rivendosur nje te drejte te shkelur padrejtesisht ankuesit.

Ne keto kushte ankuesi kerkon nga Institucioni i Avokatit te Popullit ushtrimin e kompetencave te tij per te bere te mundur venien ne levizje te organeve kompetente per te shfuqizuar vendimin e largimit nga puna.

            Pas marrjes se ankeses ne shqyrtim, nga ana jone, i jane kerkuar shpjegime Dekanit te Fakultetit te Inxhinierise. Ne pergjigjen e tij Dekani vlereson se vendimi i largimit nga puna te Z. Aleksander Bushati si pedagog i fakultetit te Inxhinierise, eshte nje vendim i marre ne menyre te njeanshme nga ana e ish rektores se Universitetit Politeknik, Znj. Eftimi, duke shkelur te gjitha proēedurat ligjore te largimit nga puna. Duke e vleresuar kete vendim si te tille, Dekani I Fakultetit te Inxhinerise Prof. Jorgo Kaēani, ka kerkuar edhe me pare anullimin e ketij vendimi nga ana e Rektorit te Universitetit tuaj.

            Ne te njejten kohe ankuesi Z.Aleksander Bushati vleresohet nga Dekani si nje pedagog qe ka kontribuar per nje periudhe te gjate kohe ne konsolidimin e arsimit te larte inxhinierik, gje e cila reflektohet dhe ne faktin qe ky i fundit eshte Laureat i Ēmimit te Pare te Republikes.

            Ne vijim te trajtimit te kesaj ēeshtjeje, duke analizuar te gjithe praktiken zyrtare, verejme se vendimi i largimit nga detyra ndaj Z. Aleksander Bushati eshte marre individualisht nga ana e ish Rektores. Kjo e fundit e ka bere kete veprim ne menyre te njeanshme, pa e bere objekt diskutimi te strukturave te Fakultetit, situaten konfliktuale. Ajo eshte mjaftuar vetem me faktin e vleresimit ne menyre subjektive te rastit, dhe meqenese ajo kishte te drejte te emeroje personelin akademik ka vendosur gjithashtu largimin nga puna te Z. Bushati.

            Eshte e vertete qe ne baze te nenit 11 te Statutit te Universitetit Politeknik, Rektori ka kompetencen te emeroje personelin akademik te brendshem. Por kjo behet duke ju referuar nenit 22/1 te ketij akti ku parashikohet se:

            “Vendet e punes per personelin akademik, personelin ndihmes mesimor shkencor, personelin  administrativ dhe ate bibliotekar fitohen me konkurim. Perjashtohen nga konkurimi vetem vendet e punes per personelin e sherbimit”,

por pas nje proēedure konkurimi te hapur te zhvilluar nga njesia perkatese (rektorati, dekanati, departamenti), Nisur nga kjo arsyetojme se dhe vendimi i largimit nga puna, duhet te jete objekt diskutimi nga keto struktura dhe ne fund te kesaj proēedure eshte Rektori organi qe ka kompetencen te vendose .

Megjithkete, duke qene se maredheniet e punes te personelit akademik rregullohen pjeserisht me Ligjin Nr. 8461, date 25.02.1999 “Per Arsimin e Larte” dhe pjeserisht me Kodin e Punes arrijme ne konkluzionin se ne baze te nenit 144 tė Kodit tė Punes, kur punėdhėnėsi mendon tė zgjidhė kontratėn e punės, ai duhet tė njoftojė me shkrim punėmarrėsin tė paktėn 72 orė para takimit dhe tė bisedoje me tė. Punėdhėnėsi, i parashtron punėmarrėsit arsyet e vendimit tė marrė pėr zgjidhjen e kontratės. Zgjidhja njoftohet tė paktėn pas 48 orėve tė bisedės dhe duhet tė bėhet me shkrim.

Nga analiza e praktikes perkatese, rezulton qe nga ana e Rektores nuk eshte respektuar aspak proēedura e kerkuar nga ligji.

Ne keto kushte, bazuar po ne Kodin e Punes, kur zgjidhja e kontratės bėhet nė kundėrshtim me nenin 144 te tij ajo eshtė e pavlefshme dhe palėt ruajnė tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet qė burojnė nga kontrata e punes, e cila konsiderohet e pazgjidhur.

            Ne te njejten kohe verejme se vendimi i largimit nga puna te ankuesit Aleksander Bushati eshte nje akt administrativ. Ne baze te nenit 116 te Kodit te Proēedurave Administrative aktet administrative do tė quhen absolutisht tė pavlefshme, nė kuptimin e kėtij Kodi, nder te tjera dhe

c) kur akti ėshtė nxjerrė nė kundėrshtim me formėn dhe proēedurėn e kėrkuar nga ligji,

Pra jemi para ekzistences se nje akti absolutisht te pavlefshem te ish Rektores.

Ne baze te Nenit 117 te Kodit te Proēedurave Administrative, aktet administrative absolutisht tė pavlefshme nuk prodhojnė pasoja ligjore pavarėsisht nga fakti nėse janė deklaruar apo jo si tė tillė.

Ne te njejten kohe, duke ju referuar perseri te njejtes dispozite, ne te cilen parashikohet se;

“…secila palė e interesuar mund tė kėrkojė qė akti administrativ tė shpallet absolutisht i pavlefshėm. Kėrkesa nė fjalė mund tė bėhet nė ēdo kohė. Organi administrativ kompetent, me iniciativėn e tij, mundet tė deklarojė njė akt administrativ absolutisht tė pavlefshėm nė ēdo kohė”,

nga ana Juaj duhet te ndermerren hapat e duhura per te konstatuar pavlefshmerine absolute te ketij vendimi dhe ankuesi te rimerret ne pune si pedagog.

Per sa me siper ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit 63 , te Kushtetutes, ku thuhet shprehimisht se ;

“Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”,

dhe ne vijim te nenit 21/b, te Ligjit Nr.8454 date 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”,ku thuhet shprehimisht se ;

“Pas perfundimit te hetimit, Avokati i Popullit kryen keto veprime:

paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administartiv qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”;

dhe bazuar ne parashikimet e nenit 11 te Statutit te Universitetit Politeknik, nenit 144 te Kodit te Punes, nenit 116 e 117 te Kodit te Proēedurave Administrative,

 

                                    R E K O M A N D O J M E

 

Konstatimin si absolutisht te pavlefshem te vendimit Nr.42 date 16.05.2000 te ish Rektores se Universitetit Politeknik, dhe kthimin e Z. Aleksander Bushati ne detyren e tij te meparshme si pedagog i Fakultetit te Inxhinierise Mekanike.

Ne perputhje me nenin 22 te Ligjit Nr.8454 date 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se;

“Organet te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit”,

lutemi te na vini ne dijeni per qendrimin tuaj, ndaj ketij rekomandimi.

Pergjigja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per ēeshtjen ne fjale, si dhe ēfare veprimesh, mosveprimesh apo masash jane ndermarre nga ana juaj.

Duke besuar ne bashkepunimin tuaj,

                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al