REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/Sh19-4 Prot.                                   Tiranė, mė 06/11/2009

Nr. Dok. 200901765/4

   

Lenda:        Kėrkohet kthimi i pėrgjigjeve tė disa rekomandimeve tona drejtuar Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit dhe Drejtorėve tė Policive nė Qarqe.

       

Drejtuar:    Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit

Z. Hysni BURGAJ

 

                                     Tiranė

  

  

 

Z. Burgaj,

Sė pari, duke pėrfituar nga rasti i dėrgimit tė drejtpėrdrejtė nė emėr tuaj tė kėsaj shkrese, Ju uroj suksese nė detyrėn e rėndėsishme tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit. Kam bindjen e plote se me eksperiencen qė keni nė organet e Policisė sė Shtetit, cilėsitė e larta qė ju karakterizojnė dhe pėrkushtimin qė keni demostruar nė punėn tuaj, Policia e Shtetit do tė rritė rezultatet e punės nė pėrmbushje tė misionit tė saj ligjor, tė pėrcaktuar nė nenin 1 tė ligjit nr. 9749, dt. 04.06.2007 “Pėr Policinė e Shtetit”, tė ruajtjes sė rendit dhe sigurisė publike, nė pėrputhje me ligjin dhe duke respektuar tė drejtat dhe liritė e njeriut.

            Duke ju respektuar personalisht pėr shkak se kam bindje se ju jeni funksionar publik qė e kupton rėndėsinė e tė drejtave tė njeriut nė shtetin ligjor dhe qė keni luftuar dhe luftoni pėr t’i respektuar kėto parime, do tė dėshiroja qė kėtė letėr tė firmosur prej meje si pėrfaqėsues i Institucionit tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, ta interpretoni si njė mesazh mirėkuptimi me interes tė pėrbashkėt.

            Unė mendoj se ky interes i pėrbashkėt ėshtė pėrcaktuar nė Kushtetutė dhe nė Ligjet pėrkatėse, prandaj do tė ishte nė nderin tuaj dhe kėnaqėsi pėr mua qė marrėdhėniet e punės tė ishin sa mė korrekte, duke kryer secili detyrėn e tij, pa qėnė unė i detyruar t’ju kujtoj nevojėn e respektimit tė Kushtetutės.

            Sė dyti, Ju vėmė nė dijeni se gjatė muajit Shtator 2009 nga ana e institucionit tonė u bėnė disa inspektime nė disa Drejtori tė Policive nė Qarqe si nė Lezhė, Shkodėr, Kukės dhe Dibėr dhe nė Komisariatet nė varėsi tė tyre lidhur me kushtet e ambjenteve tė shoqėrimit dhe sigurimit, si dhe pėr respektimin e kritereve ligjore tė shoqėrimit tė shtetasve tė organet e policisė dhe respektimin e tė drejtave tė tyre nga punonjėsit e policisė.

            Gjatė inspektimeve tė bėra u konstatuan njė sėrė problemesh lidhur me ambjentet e shoqėrimit dhe tė sigurimit, pėr kriteret dhe rastet ligjore tė shoqėrimit, si dhe pėr respektimin e tė drejtave ligjore tė tė shoqėruarėve, tė arrestuarėve dhe tė ndaluarėve nga policia.

Pėr zgjidhjen e problemeve tė konstatuara kemi bėrė rekomandimet pėrkatėse Drejtuar Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit dhe njėkohėsishtė edhe Drejtorėve tė Drejtorive nė Qarqet e inspektuara. Mirėpo, megjithse afati ligjor prej 30 ditėsh, i pėrcaktuar nga neni 22  tė ligjit nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, i ndryshuar, kaloi, me pėrjashtim tė Drejtorit tė Policisė sė Qarkut Lezhė, tė tjerėt si Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė ashtu edhe Drejtorėt e Policive nė Qarqet Shkodėr, Kukės dhe Dibėr nuk na i kthyen pėrgjigjet e rekomandimeve tė bėra.

            Pėrsa mė sipėr, lutemi qė ta vlerėsoni kėtė shqetėsim tonin dhe tė na dėrgoni brenda 10 ditėve, Ju dhe Drejtorėt e Policive nė Qarqe pėrgjigjet e rekomandimeve tė pėrshkruara mė sipėr.

            Bashkelidhur po ju dėrgojmė edhe fotokopje tė katėr rekomandimeve nė fjalė.

 

            Duke besuar paraprakisht nė mirėkuptimin Tuaj,

    

 

                                                           

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.