REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  K3/H24-4   Prot.                                 Tiranë, më 05/12/2005

Nr. Dok. 200501796/4        

 

Lenda:        Rekomandim per celje fondesh per rimbursimin e shpenzimeve te transportit  te djalit te z.Hilmi Celepija, Sejdi Celepija te vdekur ne Itali.

 

Drejtuar:    Ministrise se Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit

                             Drejtorise se Burimeve Njerezore

 

Ministrise se Financave

Drejtorise se Pergjithshme te Buxhetit

                                                                          T I R A N E

  

Prane Institucionit te Avokatit te Popullit, z.Hilmi Qelepija, banor i fshatit Bushat, te rrethit te Shkodres ka derguar nje ankese me ane te se ciles ngre shqetesimin  per mosdhenien e lekeve te shpenzimeve te transportit per djalin e tij Sejdi Celepija, te vdekur aksidentalisht ne Itali me date 17.12.2004 dhe te varrosur ne Shqiperi me date 30.12.2004. Konkretisht ai na shkruan se ka pergatitur dokumentacionin perkates dhe e ka derguar prane Ministrise se Transporteve. Edhe pse eshte interesuar disa here, deri tani asnje zgjidhje nuk ka gjetur ne instancat kompetente shteterore.

Per kete arsye, ankuesi i eshte drejtuar Institucionit te Avokatit te Popullit, duke kerkuar nderhyrjen tone per zgjidhjen e ketij problemi.

Lidhur me kete ceshtje, ne kerkuam nje informacion te hollesishem nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit  nga ku rezulton se pretendimi  i ankuesit qendron por nuk ka fonde nepermjet te cilave te mundesohet dhenia e shpenzimeve te transportit per djalin e tij te vdekur ne Itali.

Per sa me lart, nisur nga dokumentacioni dhe informacioni i vene ne dispozicion nga kjo drejtori konkludojme se;

Ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.426, date 09.07.1998, “Per perballimin e shpenzimeve te sherbimit te varrimit per shtetasit shqipatre, qe vdesin brenda dhe jashte shtetit” ndryshuar me VKM nr.788, date 26.11.2003, ‘Per disa ndryshime ne VKM nr.426, date 09.07.1998”, pika 3 eshte percaktuar se;

Ministria e Transporteve organizon sherbimin e transportit te kufomave dhe eshtrave per shtetasit shqipatre qe vdesin jahste shtetit te cilet kane qene me banim ne Shqiperi dhe jane larguar pas dates 1.1.1990. Shpenzimet e ketij sherbimi mbulohen nga shteti”.

“Per shtetasit shqiptare qe vdesin jashte territorit te Republikes se Shqiperise, kur shpenzimet e transportit perballohen nga familjaret e te ndjerit , buxheti i shtetit rimburson nje pjese te ketyre shpenzimeve.

Pra nga buxheti i shtetit perballohen te gjitha shpenzimet e transportit per te gjithe shtetasit shqiptare.

          Duke e pare si detyrim ligjor Ministria e Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, me shkresen nr.118 prot, te dates 09.05.2005, i ka bere shkrese Deges se Thesarit ku i kerkon celjen e shumes prej 85.470 leke te afermeve te te ndjerit Sejdi Celepija.

Gjithashtu po nga kjo ministri disa here i jane perseritur shkresa Ministrise se Financave, ku i eshte kerkuar celje fondi shtese jo vetem per ankuesin tone por dhe per 150 familje te tjera te mbetura pa shlyer per mungese fondesh( shkresa nr.68 prot , date 03.10.2005).

Per sa me siper konstatohet kjo eshte nje ceshtje e permasave me te medha, e cila nuk prek vec z.Hilmi Celepija, dhe kjo eshte nje arsye me teper qe te rimerret ne shqyrtim. Duke qene se ky problem ka efekte financiare, pra arsyeja e mopermbushjes se ketij detyrimi ligjor nga Ministria e Puneve Publike dhe Transportit e Telekomunikacionit eshte mungesa e fondeve, nga Ministria e Financave me shkresen nr.3017/3 prot i dates 18.7.2005, eshte kerkuar qe ky problem te behet prezent ne projekt- buxhetin e vitit 2006.

Duam t’ju theksojme se ne Vendimin e Gjykates te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, qe shqyrtoi ne fund te vitit 2004 te paren çeshtje shqiptare Cufaj &Co kunder Shqiperise, qe kishte te bente me mos ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor te formes se prere nga nje debitor institucion shteteror, nenvizonte faktin qe :“as mungesa e fondeve nga ana e autoriteteve nuk e justifikon mos ekzekutimin e nje vendimi gjyqesor”.

Pavaresisht se nuk jemi para nje vendimi gjyqesor ne kete rast, de jure ju pranoni faktin se qytetari ka te drejte ne pretendimin e tij, qe do te thote se nese do te behej kjo ceshtje objekt konflikti gjyqesor,  dhe nese gjykata ne mundesine me te madhe do te vendoste ne favor te qytetarit ju do te gjendeshit perballe nje vendimi gjyqesor te formes se prere, te cilen duhet te kishit detyrimin per ta ekzekutuar, pa u justifikuar me mungesen e fondeve.

Gjithashtu me Udhezimin nr.3912, date 21.06.2004, “Mbi procedurat per perballimin nga shteti te shpenzimeve te sherbimit te varrimit per shtetasit shqiptare, qe vdesin brenda dhe jashte shtetit”, neni 11 eshte percaktuar se: Masa e pageses te terhiqet prane Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, sot Ministria e Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, brenda nje viti nga dita e sjelljes se kufomes ne Shqiperi.

Pra, nisur nga fakti qe varrosja ne Shqiperi eshte bere me date 30.12.2004, jemi para afrimit te afatit te fundit per shlyerjen e kesaj pagese, afat qe ju detyron te pershpejtoni procedurat ne menyre me efikase per dhenien e shumes perkatese z.Hilmi Celepija.

Per te gjitha arsyet e siperpermendura dhe ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, me piken 2, te nenit 15, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, organet e pushtetit publik, ne permbushje te detyrave te tyre duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre”, neni 63/3 ku percaktohet se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”...….,

si dhe te nenit 21/b, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” ku thuhet shprehimisht se:

          “Pas perfundimit te hetimeve, Avokati i Popullit……,

-         paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”,

 

 

R E K O M A N D O J M E

 

           1. Parashikimin e fondeve shtese per shpenzimet e transportit te shtetasve shqiptare te vdekur jashte atdheut, per familjaret e tyre.

 

2. Marrjen e gjitha masave efektive per rimbursimin e shpenzimeve ne shumen 85.470 leke z.Hilmi Celepija, per transportin e djalit te vdekur ne Itali, te ndjerit Sejdi Celepija.

 

Ne perputhje me paragrafin e pare te nenit 22, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” te ndryshuar, ku thuhet se;

“Organet te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim. Pergjigja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per çeshtjen ne fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndermarre ai organ”,

lutemi te na vini ne dijeni per qendrimin tuaj, ndaj ketij rekomandimi brenda 30 diteve.

Duke besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj,

 

 

                                                                                                                                                                  KOMISIONERI

          Gezim LLESHI

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al