Te nderuar zoterinj,
Institucioni
i Avokatit te Popullit ka regjistruar me iniciative rastin e bere
publik ne media per vetvarjen ne ambjentet e Komisariatit te Policise
Durres te shtetasit Klodian Bushi me dt. 12.11.2009. Nga ana jone ky
rast u hetua ne vend nga nje grup ekspertesh, te cilet kqyren
ambjentin ku ndodhi ngjarja, pyeten punonjesit e policise qe e kishin
thirrur ate, punonjesit e policise qe kishin marre kontakt dhe qe
kishin dijeni per ngjarjen, bashkeshorten dhe kunatin e tij, si dhe
moren e administruan dokumenta te ndryshme qe lidheshin me kete
ngjarje.
Nga shqyrtimi i kesaj çeshtjeje rezultoi se nga informacionet
e policise, shtetasi Klodian Bushi ishte autor i dyshuar i vjedhjes se
nje banese ne qytetin e Durresit, ndodhur ne daten 09.11.2009, ku
ishin vjedhur disa sende (bizhuteri), disa prej te cileve ishin shitur
nga bashkeshortja e tij ne nje dyqan qe tregton sende floriri. Nga
Komisariati i Policise Durres ishte bere referimi i vepres penale
Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres dhe i eshte kerkuar prokurorit
te çeshtjes thirrja e te dyshuareve dhe kryerja e veprimeve hetimore
proceduriale, ndermjet te tjerave edhe paraqitja per njohje e
bashkeshortes se Klodianit. Me miratimin e prokurorit, shtetasit
Klodian e Gjulferie Bushi ne daten 12.11.2009, rreth ores 16.00 u
thirren verbalisht nga punonjesit e policise Maringlen Muçaj, me
detyre specialist per hetimin e krimeve kunder prones dhe Arben Luçi,
me detyre specialist i policise se zones, qe te vinin ne Komisariatin
e Policise. Meqenese Klodiani nuk ishte ne banese ne kohen qe shkuan
punonjesit e policise, keta i thane bashkeshortes se tij qe te
paraqiteshin te dy ne polici ne kohen qe Klodiani do te vinte ne
banese. Rreth ores 18.30 te dt. 12.11.2009, shtetasit Klodian dhe
Gjulferie Bushi, se bashku edhe me vajzen e tyre 5 vjeçe jane
paraqitur ne Komisariatin e Policise Durres. Ne polici ata jane pritur
nga punonjesit e policise Maringlen Muçaj dhe Arben Luçi. Pasi jane
regjistruar ne librin e takimeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut
Durres dhe ne librin e personave te shoqeruar ne polici, ata jane
marre dhe jane futur ne ambjentet e policise nga punonjesi i policise
Maringlen Muçaj. Ky i fundit, Klodianin e ka lene ne koridorin e
katit te pare te godines se policise, te ulur ne karrike, ndersa
Gjulferien dhe vajzen e saj te vogel i ka futur ne zyren e tij, e cila
ndodhej aty prane dhe ne prezencen e specialistit te policise
kriminale Ledjon Hizmo e ka pyetur ate me cilesine e personit qe
tregon rrethanat e hetimit. Ne kete kohe ne polici ka ardhur edhe
prokurori i çeshtjes Sokol Nishani, i cili eshte njohur me materialet
e administruara nga policia. Meqenese bashkeshortja e Klodianit dha te
dhena dhe prova te rendesishme materiale ne ngarkim te Klodianit,
punonjesi i policise Maringlen Muçaj, ka dale nga zyra dhe ia ka
dhene ne dorezim Klodianin punonjesit te policise te informacionit te
Komisariatit te Policise Durres Beqir Gjergji per ta shoqeruar e
siguruar ate ne ambjentet e shoqerimit, duke i thene se ai do te
ndalohej. Punonjesi i policise Beqir Gjergji, pasi i ka bere
kontrollin personal, e ka shoqeruar Klodianin ne dhomat e shoqerimit,
te cilat ndodhen ne katin e pare, prapa godines se policise. Atij i ka
lene veten cigare dhe e ka mbyllur ate ne kete ambjent te pajisur me
dere hekuri, shul e dryn, pa ndriçim elektrik dhe ne erresire te
plote (sqarojme se qe kur jane rikontruktuar keto dhoma qe para rreth
dy vjetesh ato nuk kane ndriçim elektrik). Keto dhoma jane pa stola
apo karrike per te qendruar ulur. Sipas punonjesve te policise te
informacionit dhe komandantit te tyre, meqenese keto dhoma nuk jane me
kushtet e pershtatshme, nga drejtuesit e organit eshte urdheruar qe ne
to te futen vetem personat e shoqeruar te cilet dyshohen se jane
autore te veprave penale. Me pas ne prezencen e prokurorit eshte bere
edhe paraqitja per njohje e shtetases Gjulferie Bushi nga blereset e
sendeve te vjedhura, te cilat ajo ua kishte shitur.
Gjate
kohes qe shtetasi Klodian Bushi ka qendruar ne ambjentet e shoqerimit,
punonjesi i policise Beqir Gjergji e ka kontrolluar ate here pas here
kur kishte mundesi, dhe me kerkesen e tij i ka ndezur edhe cigare.
Rreth ores 20.00 Beqir Gjergji duke qene rreth 10 metra larg dhomave
te shoqerimit, ka degjuar zhurme, goditje te deres se dhomave te
shoqerimit. Ai eshte afruar menjehere atje dhe i ka thirrur Klodianit,
por ai nuk eshte pergjigjur. Pastaj Beqiri ka hapur deren me
veshtiresi dhe ka konstatuar qe Klodiani ishte varur prapa deres me
nje rrobe, (benevreke) te cilen e kishte lidhur ne qafe dhe krahun
tjeter te saj ne hekurat siper deres. Beqiri i ka ardhur ne ndihme
menjehere atij, duke e zgjidhur dhe nxjerre jashte ne oborr dhe per
kete ka kerkuar edhe ndihmen e rojes qe ishte aty prane. Ata i kane
dhene ndihmen e pare, duke i bere frymemarrje artificiale e veprime te
tjera ndihmuese dhe derguar menjehere ne spitalin e qytetit Durres. Ne
spital shtetasi Klodian Bushi eshte derguar i gjalle, por megjithse i
eshte ofruar ndihma mjekesore, ai ka vdekur.
Per
kete ngjarje nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres eshte filluar çeshtja
penale dhe perveç veprimeve te tjera proceduriale eshte marre edhe
vendimi per kryerjen e ekspertimit mjekoligjor te shtetasit Klodian
Bushi.
Nga
ana jone u konstatua se kerkesat (pyetjet) ne vendimin organit te
prokurorise per ekspertimin e te ndjerit ishin te pa plota. Per te
arritur ne nje konkluzion objektiv ne perfundim te hetimit qe po behet
nga institucioni yne, me dt. 17.11.2009 i kerkuam Institutit te
Mjekesise Ligjore qe te na informoje lidhur me shkakun e vdekjes se
tij dhe faktin se, perse nuk jetoi i ndjeri, megjithse ai u dergua i
gjalle ne spital. Pra, te kqyre edhe dokumentat per te na dhene
informacion nese humbja e jetes se tij eshte pasoje e mosdhenies se
ndihmes mjekesore ne kohe, per shkak te mosdhenies se ndihmes se
specializuar nga personeli mjekesor apo per shkaqe te tjera objektive.
Familjaret
e te ndjerit kane pretendime, se vetvarjen i ndjeri e ka bere per
shkak te ushtrimit te dhunes fizike ndaj tij nga punonjesit e
policise, por deri tani nuk jane provuar pretendimet e tyre.
Megjithate lidhur me keto pretendime te familjareve jemi ne pritje te
perfundimit te aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nga Instituti i
Mjekesise Ligjore. Me pas mund te shprehemi nepermjet nje rekomandimi
tjeter.
Zoti
Drejtor,
Nga
hetimi yne lidhur me kete ngjarje te rende rezulton, se disa nga
shkaqet qe sollen si pasoje vetvarjen ne ambjentet e policise te
shtetasit Klodian Bushi jane:
I.
Moszbatimi nga strukturat drejtuese te Komisariatit te Policise Durres
te Leter – Porosise se Drejtorit te Pergjithshem te Policise se
Shtetit Nr. 703, dt. 07.08.2008 “Per njohjen e raportit vleresues
paraprak te delegacionit te CTP-se dhe marrjen e masave per plotesimin
e rekomandimeve te tij”, si dhe te rekomandimeve te vazhdueshme te
Avokatit te Popullit, lidhur me ndertimin
e dhomave te shoqerimit me standartet ligjore, si dhe per
heqjen nga perdorimi dhe funksioni i atyre dhomave qe nuk plotesojne
kriteret dhe kushtet domosdoshme.
Sipas
pikes 2 te Leter - Porosise, ne dhomat e
shoqerimit duhet te ishin vendosur stola, karrike apo pajisje te tjera
per qendrimin ulur te personave. Mbajtja paster, sigurimi i ajrimit e
ndriçimit natyral ne keto ambjente dhe krijimi i mundesive per te
kryer nevoja personale ne çdo kohe.
Ndersa
sipas pikes 4 te saj, kerkohet heqja nga
perdorimi dhe funksioni i dhomave aktuale te shoqerimit te shtetasve
qe nuk plotesojne kushtet dhe kriteret e kerkuara duke krijuar
ambjente te tjera me kushte komode per trajtim njerezor e dinjitoz, pa
dyer te blinduara e pa hekura, me dritare te permasave normale qe te
lejoje hyrjen e drites e te ajrimit te plote natyral, me tavolina e
karrike pune, te lyera e te pastra, sipas kritereve qe duhet te
plotesoje nje zyre pritje.
Mirepo
ne kundershtim te hapur me urdherimet e bera ne kete Leter – Porosi,
drejtuesit e policise se ketij organi nuk kane marre asnje mase ne
zbatim te saj. Dhomat e shoqerimit te Komisariatit te Policise Durres
jane jashte çdo standarti te kerkuar.
Ne kete komisariat nuk ka tre dhoma shoqerimi sikurse
parashikon ligji nr. 9749 , dt. 04.06.2007 “Per Policine e
Shtetit”, por ka vetem dy dhoma shoqerimi, nje koridor dhe nje WC,
te cilat jane ne nje ambjent te perbashket dhe pa dyer ndarese nga
njera tjetra. Dere nuk ka as WC-ja dhe si pasoje e kesaj mangesie, kur
ka dy ose me shume persona te futur aty, ata jane te detyruar qe te
kryejne nevojat personale ne prezence te njeri-tjetrit. Dhomat mbyllen
nga nje dere e jashtme prej hekuri e cila eshte e pajisur me shul e
dryn. Ato nuk kane permasat e duhura, nuk kane ajrim, jane pa ndriçim
natyral dhe akoma me keq jane edhe pa ndriçim elektrik (erresire e
plote gjate nates), jane te pa pajisur me stola apo karrike per te
qendruar ulur te shoqeruarit.
Keto
ambjente te papershtatshme jane konstatuar edhe me pare nga
institucioni yne gjate inspektimeve te bera, qe para nje vit e gjysem
e ne vazhdim. Per permiresimin e kushteve te tyre kemi bere disa
rekomandime Drejtorise dhe Komisariatit te Policise Durres, por
fatkeqesisht rekomandimet tona, megjithse jane mirepritur ne parim, ne
fakt nuk kane gjetur zbatim praktik sepse rezulton se nuk eshte bere
asgje konkrete per permiresimin e tyre.
Gjithashtu
duhet te theksojme se drejtuesit e ketij organi i kane deklaruar
ekipeve tona inspektuese, se i kane hequr ato dhoma nga perdorimi dhe
se te shoqeruarit i mbajne ne koridorin e godines. Mirepo, ngjarja e
ndodhur dhe hetimi yne provoi se, ne fakt ato jane ne perdorim dhe se
drejtuesit e ketij organi nuk jane treguar te sinqerte me
institucionin tone.
II.
Mosvleresimi i duhur nga drejtuesit e ketij organi dhe nga
punonjesit e policise i rasteve te ndalimit dhe arrestimit te
shtetasve. Ne gjykojme se, kur punonjesi i policise, qe eshte duke
punuar me nje person ne organin e policise, krijon bindje se ai eshte
autor i nje vepre penale dhe vendos qe personi do te duhet te ndalohet
apo te arrestohet, duhet te marre te gjitha masat e nevojshme per
sigurimin e tij, jo vetem qe ai te mos largohet, por edhe per
sigurimin e jetes se tij. Qe ne kete moment duhet organizuar puna per
ruajtjen e tij permanente me punonjes policie deri sa te perpilohen
procesverbalet perkatese te ndalimit apo te arrestimit dhe dorezimin e
tij ne dhomat e sigurise, ku ka te disllokuar me sherbim punonjes
policie ne menyre te perhershme.
Kujtojme
se per shkak te neglizhences se treguar nga punonjesit e policise
gjate kryerjes se veprimeve hetimore proceduriale me autore te veprave
penale ne ambjentet e policise, jane larguar disa persona me
rrezikshmeri te theksuar shoqerore. Raste te tilla kane ndodhur edhe
ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres.
III.
Paaftesia dhe papergjegjshmeria e drejtuesve te Komisariatit te
Policise Durres, te cilet kane pergatitur dhe miratuar plan-vendosjen
e sherbimeve te policise se rendit, si dhe detyrat e shumta dhe koha e
gjate e sherbimit te punonjesit te policise qe ka per detyre
mbikqyrjen e te shoqeruareve.
Sipas
“Plan-vendosjes se sherbimeve te policise se rendit per periudhen
01.06.2009 deri 31.12.2009 te Komisariatit te Policise Durres”,
vendi i sherbimit Komandant N/Grupi; Pergjegjes Informacioni ne
Repartin e Policise prane Komisariatit te Policise, detyre te cilen e
kryente punonjesi i policise Beqir Gjergji diten qe ndodhi ngjarja,
kishte 20 detyra:
-
Te mbaje kontakte te vazhdueshme me sherbimet me qellim qe te dije ne
çdo kohe vendndodhjen e tyre.
-
Te beje hyrje daljet e perkohshme te armatimit per sherbim sipas
punonjesve te policise kundrejt firmes.
-
Ne çdo ndrrese sherbimi te jape listen e personave te shpallur ne
kerkim dhe atyre te anulluar si dhe te regjistroje ne regjistrin
perkates.
-
Te ushtroje kontrolle te vazhdueshme per te siguruar gatishmerine e
rojeve qe sigurojne objektin e Drejtorise se Policise, ambjent ku
ndodhet edhe Reparti i Policise.
-
Te ushtroje kontrolle te vazhdueshme ne dhomat e shoqerimit ne
funksion te sigurimit te te shoqeruareve.
-
Te regjistroje ne librin perkates te gjithe personat e shoqeruar dhe
te njoftoje sallen operative per gjendjen e tyre, aresyet e shoqerimit
dhe kush punoi me ta. Te vere ne dijeni shefin e policise kriminale,
shefin e rendit ne perfundim te kryerjes se procedurave nga
specialistet perkates.
-
Te informoje komanden per gjendjen e dhomave te ndalimit, shqetesimet
dhe problemet qe lindin gjate 24 oreve ne ambjentet e ndalimit.
-
Te moslejoje futjen ne dhoma te ushqimeve per te ndaluarit qe ndodhen
aty pa u kontrolluar me pare imtesisht duke zbatuar kerkesat e
rregullores 1075, dt. 15.09.1999 “Per sigurimin dhe trajtimin e te
paraburgosurve”.
-
Te mosnxjerre te ndaluarit nga dhomat e ndalimit per veprime ne rast
se nuk merren masa te plota per sigurimin e tyre.
-
Te siguroje deren e jashtme te dhomave me kyç te cilin ta mbaje vete
ne vend te sigurt ne kasaforte.
-
Te kontrolloje rojet e brendshme te dhomave para se te marrin
sherbimin, tu heqe atyre telefonin celular, armen e brezit dhe ti
siguroje ato ne kasaforte deri ne perfundim te sherbimit.
-
Perpilon raporte sherbimi per ngjarje qe ndodhin gjate sherbimit.
-
Te mbaje ne kontroll personat e shoqeruar, per te parandaluar çdo
veprim qe mund te rrezikoje jeten e tyre.
-
Tu jape ndihme te menjehershme ne rast se ka perkeqesime
shendeti duke i derguar ne spital me nje grup te gatshem. Por ne çdo
rast te vere ne dijeni komanden eprore, sallen operative.
-
Te moslejoje futjen ne dhomat e shoqerimit te personave te tjere perveç
ne rastet kur duhet te behet shoqerimi i tyre per siguri, apo per te
dhene ndihme mjekesore.
-
Te mospranoje ne dhoma persona te demtuar, te rrahur apo te plagosur
pa marre me pare ndihme mjekesore. Per çdo rast te perpiloje raport
sherbimi.
-
Te moslejoje personat e shoqeruar te keqtrajtohen ne ambjentet e
dhomave nga punonjes policie. Ne rast ndodhje te njoftoje komanden
eprore.
-
I raporton komandes problemet e konstatuara gjate sherbimit dhe
problemet qe kane te bejne me mbarevajtjen e punes.
-
Mban pergjegjesi per ruajtjen e automjeteve te bllokuara qe ndodhen ne
ambjenet e drejtorise deri ne momentin e largimit te tyre ne piken e
bllokimit e gjithe kjo procedure kundrejt dokumentacionit perkates.
-
Te kerkoje zbatimin e urdherit te Shefit te Komisariatit
per forcimin e regjimit te hyrjes dhe daljes dhe per forcimin e
rregullit ne Repartin e Policise.
Gjithashtu
sipas ketij plan-vendosje, sherbimi ne kete vend eshte i
organizuar 24 ore nga ora 07.00 deri 07.00.
Ne fakt diten e ngjarjes, me dt. 12.11.2009, punonjesi i policise
Beqir Gjergji dhe te neserme ne dt. 13.11.2009 edhe kolegu i tij Behar
Llane, te cilet duhet te permbushin te gjitha detyrat e pershkruara me
larte, duke perfshire edhe mbajtjen nen kontroll te personave te
shoqeruar, per te parandaluar çdo veprim qe mund te rrezikoje jeten e
tyre, ishin ne sherbim per nje kohe prej 24 ore pa nderprerje.
Nga
moria e detyrave qe ka ky vend sherbimi, si dhe nga koha e gjate e
punes prej 24 ore pa nderprerje qe kryen punonjesi i policise i
disllokuar ne kete vend, arrihet ne konkluzionin kategorik, se
perpiluesi i plan-vendosjes se sherbimeve te policise se rendit zoti
Genc Peka, me detyre Shef i Seksionit te Policise se Rendit dhe
miratuesi i tij zoti Gjelosh Prendi, me detyre Shef i Komisariatit te
Policise Durres, e kane bere ate ne menyre formale, te pa studjuar
mire dhe te pa mbeshtetur ne baza e mundesi reale. Eshte e
pamundur fizikisht dhe psikologjikisht qe nje punonjes policie t’i
kryeje mire te gjitha 20 detyrat e ngarkuara sipas ketij plani, edhe
ne qofte se sherbimi do te ishte i organizuar vetem per 8 ore pune dhe
jo me per 24 ore sikurse eshte bere ne fakt.
IV.
Mungesa e kontrollit nga strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut
Durres dhe te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ndaj
organeve vendore te policise lidhur me zbatimin e detyrave, te
percaktuara ne ligj, ne Leter – Porosi, Urdhera, Udhezime,
Rekomandime e akte te tjera nenligjore, si dhe per te verifikuar
bazueshmerine, objektivitetin dhe cilesine e plan-vendosjeve te
sherbimeve te policise se rendit. Kujtojme se Leter – Porosia e
Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Nr. 703, dt.
07.08.2008, e cila sikurse pershkruam me larte, ben fjale per heqjen
nga perdorimi te dhomave te shoqerimit te papershtashme, sikurse jane
ato te Komisariatit te Policise Durres, si dhe per permiresimin e
kushteve te dhomave te shoqerimit ekzistuese, eshte nxjerre para me
shume se nje viti. Mirepo nga hetimi i ketij rasti provohet se, Leter
- Porosia nuk ka gjetur aspak zbatim nga drejtuesit e Policise ne
Durres. Gjithashtu duhet te theksojme se zbatimi i detyrave te
parashikuara prej saj nuk eshte kontrolluar nga strukturat e
Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, te cilat kane per
detyre qe te kontrollojne zbatimin e akteve te nxjerra nga ky organ
qendror.
Perveç
sa me siper, gjate kqyrjes se dokumentacionit dhe ambjenteve qe lidhen
me kete ngjarje u konstatua se:
1.
Shtetasit Klodian e Gjulferie Bushi ishin regjistruar ne dy libra, ne
ate te quajtur “Liber i takimeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut
Durres” edhe ne “Librin e shtetasve te shoqeruar ne polici”. Ne
fakt u provua, perveç te tjerave dhe me deklarimet e punonjesve te
policise, se ata nuk u shoqeruan ne polici, por u thirren per probleme
“pune” dhe si te tille nuk duheshin regjistruar ne librin e
personave te shoqeruar. Ky fakt eshte nje tregues tjeter i mosnjohjes
se ligjit “Per Policine e Shtetit” nga drejtuesit vendor te
policise dhe efektivat e tyre lidhur me konceptin e shoqerimit te
shtetesave ne organet e policise si dhe me rastet e kriteret ligjore
te shoqerimit te parashikuara ne ligjin “Per Policine e Shtetit”.
2.
Ne kete organ nuk ka liber tip per takimet e shtetasve ne Drejtorine e
Policise se Qarkut Durres, ku te jene te pasqyruar te gjitha te dhenat
e nevojshme, por si i tille ishte “pershtatur”, apo “sajuar”
nje “Regjister per automjetet dhe targat e vjedhura ose te
humbura”, i cili nuk ka te dhenat e duhura per te pasqyruar takimet
e shtetasve.
3.
Ne librin e takimeve te shtetasve ne kete organ, megjithse quhet i
tille, jane pasqyruar shenime per problematika te ndryshme dhe pa nje
rregullsi. Ne te jane regjistruar persona te shoqeruar, shtetas qe
bejne kallzime te ndryshme, shtetas per takime private dhe persona te
tjere per te cilat nuk eshte pasqyruar asnje aresye perse figurojne te
regjistruar ne te.
4.
Keto fakte tregojne jo vetem per mungese pergjegjesie te drejtuesve te
ketij organi te cilet kane miratuar vendosjen e ketij libri, por ne te
njejten kohe edhe mungese kontrolli prej tyre te punes se strukturave
vartese, lidhur me shenimet qe ata bejne ne libra, si dhe per
pasqyrimin e te dhenave te tjera te nevojshme.
5.
Ne librin e shtetasve te shoqeruar nuk pasqyrohen te gjitha kerkesat e
ligjit “Per Policine e Shtetit” lidhur me njoftimin e familjareve,
te te afermeve apo te personit qe i shoqeruari beson, ora e njoftimit
te tyre, emri i te njoftuarit dhe numri i telefonit te tij.
6.
Ne dhomat e shoqerimit dhe ne koridorin e godines te ketij organi ku
mbahen te shoqeruarit nuk ka te afishuara postera per te drejtat e
njeriut, per parandalimin e dhunes ndaj qytetareve nga punonjesit e
policise, per te drejtat ligjore te personave te shoqeruar etj.
7.
Ne zyren e informacionit te ketij komisariati nuk kishte liber per
regjistrimin e personave te arrestuar dhe te ndaluar.
Per
te permiresuar sherbimin e policise ndaj qytetareve, per permiresimin
e kushteve te dhomave te shoqerimit, per mbajtjen nen kontroll te
personave te shoqeruar ne polici, per respektimin e te drejtave te
tyre kushtetuese e ligjore dhe per te parandaluar ndodhjen e ngjarjeve
te padeshiruara ne ambjentet e policise, bazuar ne piken 3, te nenit
63 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ku thuhet se: “Avokati
i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur
veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata
publike”, ne nenin 21/c te ligjit nr. 8454 dt.04.02.1999 “Per
Avokatin e Popullit”, te ndryshuar, ku percaktohet se: “Avokati
i Popullit paraqet rekomandime per marrje masash per venien ne vend te
se drejtes se shkelur tek organi epror i organit qe ka shkaktuar
shkelje te te drejtave dhe lirive” dhe ne nenin 24/b, te ligjit
nr. 8454, dt. 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se:
“Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit
ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga
Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte t’u propozoje organeve
te administrates ndryshimin ose permiresimin e akteve nenligjore;
…” ju,
R
E K O M A N D O J M E
:
1.
Analizimin e ngjarjes se vetvarjes se shtetasit Klodian Bushi ne
ambjentet e shoqerimit te Komisariatit te Policise Durres dhe
nxjerrjen e pergjegjesive administrative te drejtuesve te Komisariatit
te Policise Durres, Genc Peka, me detyre Shef i Seksionit te Policise
se Rendit dhe Gjelosh Prendi, me detyre Shef i Komisariatit te
Policise Durres, te cilet
me veprimet dhe mosveprimet e tyre jane bere shkaktare te kesaj
ngjarje te rende.
2.
Rasti i vetvarjes se shtetasit Klodian Bushi dhe shkeljet e drejtuesve
te Komisariatit te Policise Durres te pergjithesohen ne te gjitha
organet e policise vendore me qellim rritjen e cilesise se sherbimit
policor dhe parandalimin e ngjarjeve te ngjashme ne te ardhmen.
3.
Rishikimin dhe permiresimin e “Plan-vendosjes se sherbimeve te
policise se rendit” ne Komisariatin e Policise Durres dhe ne te
gjitha organet vendore te policise ne shkalle vendi, si dhe plotesimin
e tyre me numrin e punonjesve te policise te domosdoshem per te kryer
sa me mire dhe me cilesi te larte detyrat funksionale.
4.
Marrjen e masave te menjehershme per ndertimin e dhomave te shoqerimit
te shtetasve ne Komisariatin e Policise Durres sipas kerkesave te
ligjit nr. 9749, date 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit” dhe ne
zbatim te Leter – Porosise se Drejtorit te Pergjithshem te Policise
se Shtetit Nr. 703, dt. 07.08.2008, duke krijuar ambjente te
pershtashme, dinjitoze, te pajisura me orendite e nevojshme per
qendrim, te ndara me vete per femrat, meshkujt dhe te miturit, si dhe pa
dyer apo zgara hekuri dhe pa shula e dryna.
5.
Te merren masa te menjehershme per ndertimin apo rikonstruksionin me
parametra dhe standarte bashkekohore te dhomave te shoqerimit te
shtetasve ne te gjitha Komisariatet e Policise ne shkalle vendi, ku
ato mungojne.
6.
Nga strukturat drejtuese te organeve vendore te policise te punohet me
te gjithe efektivat per njohjen e ligjit “Per Policine e Shtetit”
dhe zbatimin me rigorozitet te kritereve ligjore lidhur me rastet e
shoqerimit te shtetasve ne organet e policise, si dhe per trajtimin
dinjitoz te tyre. Nderkohe nga strukturat drejtuese e kontrolluese
vendore dhe qendrore te Policise se Shtetit te ushtrohet kontroll i
vazhdueshem ndaj vartesve lidhur me shoqerimin e shtetasve ne organet
e policise.
7.
Ne ambjentet e shoqerimit te shtetasve te vendosen postera me te
drejtat ligjore te personave te shoqeruar te parashikuara ne
dispozitat e ligjit “Per Policine e Shtetit”. Gjykojme se postera
te tilla kane vlere informuese per te shoqeruarit, por ne te njejten
kohe ato sherbejne edhe si mjet kujtese per punonjesit e policise per
t’i zbatuar e respektuar keto te drejta.
8.
Libri i personave te shoqeruar te riformatohet dhe te unifikohet me
qellim qe te pasqyrohen ne menyre te plote kerkesat e ligjit, duke
shtuar disa kolona te tjera qe kane te bejne me:
-
Njoftimin e familjareve, te afermeve apo personit qe i shoqeruari
beson, ora e njoftimit te tyre, emri i te njoftuarit dhe numri i
telefonit te tij.
-
Nenshkrimi i te shoqeruarit ne liber pasi ai
lihet i lire. Vendosja e kesaj te dhene do te parandaloje mundesine e
abuzimit te punonjesve te policise me aresyen dhe kohen e shoqerimit
te tyre.
-
Kolona ne te cilen regjistrohet aresya e shoqerimit, te kete me shume
hapsire me qellim qe te pasqyrohet me shume informacion per aresyen e
shoqerimit, sepse deri aktualisht ajo ka ngelur e pergjithshme si
“verifikim” apo “konflikt”.
9.
Te krijohet dhe unifikohet libri i takimeve te shtetasve me punonjesit
e policise ne organet e policise, duke pasqyruar te gjitha te dhenat e
nevojshme, per gjeneralitetet e tyre,
punonjesin e policise qe takon, qellimin e takimit, oren e hyrjes dhe
ate te daljes, si dhe te dhena te tjera te cilat do t’i vleresoni te
domosdoshme.
10.
Te rritet niveli kulturor e profesional dhe pergjegjesia e punonjesve
te policise qe administrojne librat dhe regjistrat e organit te
policise. Ne librin e shoqerimit te shtetasve ne polici te
regjistrohen menjehere sapo sillen ne organ te gjithe dhe vetem
personat e shoqeruar nga punonjesit e policise. Ndersa ne librin e
takimeve te regjistrohen te gjithe dhe vetem ata persona qe vijne vete
apo ata qe jane thirrur nga policia ne organ per probleme
administrative, per probleme penale dhe per kryerje te veprimeve
hetimore-proceduriale dhe te pasqyrohen me korrektese te dhenat e
sakta e te verteta.
11.
Ne çdo organ vendor policie te vendoset sa me shpejte nje liber me
vete per regjistrimin e personave te arrestuar apo te ndaluar nga
punonjesit e policise te atij organi. Ky liber duhet te jete perveç
librit qe qendron ne dhomat e sigurimit. Ne kete liber, i cili duhet
te qendroje dhe te administrohet nga punonjesi i policise se
informacionit, te regjistrohen vetem personat e arrestuar apo te
ndaluar nga policia. Praktika e deritanishme e regjistrimit te
personave te arrestuar dhe te ndaluar ne librat e shoqerimit, sikurse
kemi rekomanduar edhe me pare, duhet
te ndryshohet menjehere.
12.
Nga strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ,
te ushtrohet me shume dhe me mire kontroll ne organet e policise
vendore lidhur me zbatimin e akteve normative ligjore e nenligjore per
respektimin e te drejtave te njeriut dhe te rekomandimeve te here pas
hershme te Avokatit te Popullit te cilat jane vleresuar e mirepritur
nga organi juaj.
Per
masat e mara ne zbatim te ketij rekomandimi, lutemi te na ktheni
pergjigje brenda afatit ligjor prej 30 ditesh te parashikuar ne nenin
22 te ligjit “Per Avokatin e Popullit”.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI