I nderuar Z.Ministėr,
Duke
u nisur nga njė ankesė e njė grupi ish ambasadorėsh
tė Republikės
sė Shqipėrisė
qė kanė kėrkuar zgjidhjen
e problemit tė
mospagesės sė kontributit tė
sigurimeve shoqėrore
dhe shėndetėsore pėr
bashkėshortėt/et qė
kanė shoqėruar nėpunėsin nė pėrfaqėsitė tona diplomatike,
kemi shkėmbyer
korrespondencėn pėrkatėse me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Ministrisė
sė Punėve tė
Jashtme e mė pas dhe me Ministrin e Financave, Ministrin e Punės,
Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta si dhe me Institutin e Sigurimeve Shoqėrore.
Objekti
i ankesės ėshtė mosparashikimi nė
buxhetin e Ministrisė
sė Punėve tė
Jashtme i fondit tė
kontributeve tė sigurimeve shoqėrore pėr bashkėshortėt/et e nėpunėsve
tė pėrfaqėsive diplomatike tė vendit tonė,
ashtu siē dhe pėrcaktohet shprehimisht nė nenin 46, paragrafi 1 tė
Ligjit nr.9095 datė 3.07.2003 Pėr Shėrbimin e Jashtėm nė
Republikėn e Shqipėrisė: Pėr personelin e Pėrfaqėsive
Diplomatike, koha e qėndrimit jashtė shtetit i njihet pėr efekt tė
vjetėrsisė nė punė dhe tė pagesės sė kontributit tė sigurimeve
shoqėrore dhe shėndetėsore edhe bashkėshortit/es, i cili/e cila
shoqėron nėpunėsin nė pėrfaqėsinė diplomatike.
Ankuesit
shpjegojnė se janė munduar qė kėtė problem ta zgjidhin nė
rrugė institucionale me strukturat pėrkatėse tė Ministrisė sė
Punėve tė Jashtme, por sipas tyre: ..megjithė dėshirėn e mirė
tė shprehur nga strukturat pėrkatėse, pėr fat tė keq konstatojmė
qė edhe nė buxhetin e Ministrisė pėr vitin 2008 nuk ėshtė
parashikuar zgjidhja financiare e kėtij problemi.
Nga
Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė
sė Punėve tė
Jashtme, kemi marrė pėrgjigje me shkresėn nr.3332/1 prot., tė datės
27.03.2008, ku ndėr tė tjera sqarohet se:
Ministria
e Punėve tė Jashtme me Urdhrin nr.406 datė 3.09.2007 ka ngritur
grupin e punės pėr kėtė problem, i cili konkludoi lidhur me numrin
e personave ndaj tė cilėve duhet tė derdhet ky kontribut qė nga
viti 1994, nė mėnyrė qė tė bėhej pėrllogaritja e fondit pėrkatės.
Drejtoria
e Financės nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme duke mos pasur njė
akt zyrtar ku tė pėrcaktohet paga bazė mbi tė cilėn do bėhet pėrllogaritja
e fondit qė do tė duhej pėr tė pėrballuar kėto kontribute pėr
kategorinė e parashikuar nė ligj, ka kėrkuar pėrcaktimin e kėsaj
page nga Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale duke bėrė me
dije pėr kėtė problem edhe Ministrinė e Financave. Aktualisht
Institucionet nė fjalė ende nuk kanė kthyer njė pėrgjigje mbi bazėn
e sė cilės do tė vijohet mė tej. Pas pėrgjigjes sė
Institucioneve nė fjalė dhe nė pėrputhje me to, MPJ do tė hartojė
projekvendimin pėr tu miratuar nga Kėshilli i Ministrave duke i dhėnė
zgjidhjen pėrfundimtare kėtij problemi.
Mbi
kėtė bazė
ju drejtuam mė pas pėr shpjegime
Ministrisė sė
Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe
Shanseve tė Barabarta
dhe Ministrisė sė
Financave.
Nga
Ministria e Punes, Ēeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta kemi
marre pergjigje me shkresen nr.806/1 prot., te dates 22.4.2008, ku
nder te tjera sqarohet se:
Mbeshtetur
ne Ligjin nr.7703 date 11.05.1993 Per Sigurimet Shoqerore ne RSH
nenin 58, pika 2 Keshilli i Ministrave mund tė deklaroje edhe
periudha tė tjera si periudha tė sigurimit duke u derdhur kontributi
ne fondin e sigurimit shoqeror nga buxheti i shtetit si dhe duke
qene se Ligji nr.9095 date 3.07.2003 Per Sherbimin e Jashtem ne
RSH ne nenin 46 ju njeh kohen e qendrimit jashte shtetit, per efekt
te vjetersise ne pune, bashkeshortit/es te cilet shoqerojne nepunesin
ne perfaqesine diplomatike, buxheti i shtetit duhet te paguaje
kontributet mbi bazen e pages minimale mujore per efekt kontributesh
te sigurimeve shoqerore e shendetesore, te caktuara me Vendim te
Keshillit tė Ministrave.
Ndersa
nga Ministria e Financave kemi marre pergjigje me shkresen nr.3424/1
prot., te dates 2.04.2008, se kjo Ministri ja ka derguar per
kompetence shqyrtimin e problemit, Institutit tė Sigurimeve
Shoqerore.
Nga
shkresa nr.2393/1 prot., e dates 28.05.2008 e Institutit te Sigurimeve
Shoqerore, rezulton se ky Institucion i eshte drejtuar Ministrise se
Puneve te Jashtme per kete problem me disa shkresa, te cilat na i kane
listuar ne menyre kronologjike. Dhe ne keto shkresa eshte kerkuar
shprehimisht nga Ministria e Puneve te Jashtme:
a-Hartimi
i nje projektvendimi per mbulimin me fonde, me destinacion pagesat e
kontributeve tė sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, per personelin
qe shoqeron nepunesin ne perfaqesine diplomatike, per sigurimin e
periudhave tė kaluara tė tyre.
b-Programimi
i fondeve per sigurimin e personelit qe shoqeron nepunesin ne
perfaqesine diplomatike gjate hartimit te treguesve te
projektbuxhetit, per vitin e ardhshem.
Perveē
kesaj ne keto shkresa Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka shprehur
gatishmerine per te dhene ndihmen me specialiste te sigurimit dhe te
pensioneve, por nga Ministria e Puneve te Jashtme nuk i eshte kthyer
asnje pergjigje dhe nuk kane pasur asnje kerkese per bashkepunim. Pra
edhe pergjigja drejtuar Institucionit tone nga Ministria e Puneve te
Jashtme eshte bere per te kaluar rradhen.
Nga
sa me siper pershkruam rezulton se te pakten qe nga viti 2005 problemi
qendron i pazgjidhur nga neglizhenca e strukturave qe merren me
Buxhetin dhe Personelin ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Ne e shohim
problemin plotesisht te zgjidhshem, por duket qarte se keto struktura
e kane zvarritur pa asnje arsye ēeshtjen, duke treguar paaftesi dhe
moskujdesje per koleget e tyre. Keshtu qe kjo kategori personash, pra
bashkeshortėt/et e nepunesve te perfaqesive tona diplomatike nuk kane
perfituar ende nga parashikimi i bere ne nenin 46,
paragrafi 1 tė Ligjit nr.9095 datė 3.07.2003 Pėr Shėrbimin e
Jashtėm nė Republikėn e Shqipėrisė, ndonese mund te kete prej
tyre qe humbasin mjaft per mosperfitim te pensionit qe ju takon.
Me
Rekomandimin tone te dates 20.06.2008, qe po ju dergojme bashkelidhur,
i kemi kerkuar ish Ministrit Basha, marrjen e masave per zgjidhjen e
problemit. Por deri tani nuk kemi patur asnje pergjigje zyrtare.
Pėr
kėtė qėllim nė bazė
tė Kushtetutės sė
Republikės sė Shqipėrisė, neni 63/3, ku pėrcaktohet se:
Avokati
i Popullit ka drejtė tė bėjė rekomandimet dhe tė propozojė masa
kur konstaton shkelje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga
Administrata Publike..., si dhe nė bazė tė Nenit 21/b tė
Ligjit Nr.8454 dt.04.02.1999, Pėr Avokatin e Popullit (me
ndryshimet pėrkatėse), ku pėrcaktohet se: Avokati i Popullit
paraqet rekomandime pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur
tek organi administrativ qė sipas tij ka shkaktuar shkelje tė tė
drejtave dhe lirive:
JU
REKOMANDOJME
1.Marrjen
e masave tė shpejta (duke patur parasysh buxhetin e vitit 2010) pėr
zgjidhjen e problemit tė pagesės sė kontributit tė sigurimeve shoqėrore
dhe shėndetėsore pėr bashkėshortėt/et, qė shoqėrojnė nėpunėsin
nė pėrfaqėsinė diplomatike.
2.Fillimin
e ecurise disiplinore per shqyrtimin e punes se personave pergjegjes
per kete ēeshtje, me qellim marrjen e masave administrative per
moskryerje te detyres se tyre.
Lidhur
me qėndrimin qė do tė mbani ndaj kėtij rekomandimi, nė zbatim tė
nenit 22 tė Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 Pėr Avokatin e
Popullit, i ndryshuar me Ligjin Nr.9398 dt.12.05.2005, lutemi tė
vihemi nė dijeni brenda afatit 30 ditor.
Duke besuar ne bashkėpunimin Tuaj,
Me
respekt,
AVOKATI
I POPULLIT
ERMIR
DOBJANI