REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  M 50/32   Prot.                                 Tiranë, më 04/03/2005

        

 

Lenda:        Rekomandim ne lidhje me çeshtjen e paraqitur nga shtetasi Klement Piro dhe propozim per marrje masash disiplinore administrative.

 

Drejtuar:    Ministrit te Rregullimit te Territorit

                   dhe Turizmit

                        Z. Bashkim FINO

                                                                             TIRANE

                           

   

    

I nderuar zoti Minister,

Prane institucionit te Avokatit te Popullit, shtetasi Klement PIRO, ka paraqitur nje ankese ku shpreh shqetesimin e tij ne lidhje me mosveprimin e Policise te Ndertimit, dega Tirane, persa i perket demtimeve qe ka pesuar banesa e tij nga ndertimi i bere prej shtetasit Zef Ashta, si dhe per pjesen e ndertimit qe eshte bere jashte lejes se ndertimit ne kete rast.

Ankuesi shkruan se edhe pse nga ana Policise te Ndertimit, dega Tirane ne baze te shkreses nr.539/1 date 27.10.2001, eshte konfirmuar veprimi sipas ligjit, gjithçka ka ngelur ne kuadrin e konstatimit dhe asgje me teper.

Po keshtu edhe pse ne shkresen nr.1065/1 date 6.11.2001 te Policise te Ndertimit, dega Tirane, drejtuar Institucionit tone, pohohet se ndertimi i garazhit sipas lejes ne fjale eshte pezulluar, kjo gje nuk rezulton te jete bere, sipas ankeses se paraqitur nga z. Piro.

Ne keto kushte ankuesi ka kerkuar nderhyrjen e Avokatit te Popullit, per zgjidhjen e kesaj çeshtje.

Qe ne fillim te ketij informacioni, theksojme se kjo ankese eshte paraqitur per here te pare tek ne date 28.03.2001, nga ana e znj. Marina Piro, e ema e z. Klement Piro, por per shkak te vdekjes se saj proçedura eshte vazhduar nga z. Klement.

Theksojme kete fakt pasi nese do te shqyrtohej dosja e kesaj çeshtje, do te shihej ne menyre te dukshme zvarritja dhe neglizhenca e shfaqur nga ana e organit te Policise te Ndertimit, per dhenien e shpjegimeve lidhur me kete çeshtje.

Nenvizojme se veç çeshtjeve te tjera qe ankuesi ngrinte ne kete ankese, problemi kryesor, ka qene trajtimi i saj nga ana e organit te Policise te Ndertimit.

Themi kete, pasi jane derguar nje sere shkresash ne vazhdim per dhenien e pergjigjeve ne lidhje me kete çeshtje, jane zhvilluar nje sere takimesh me perfaqesues te deges te Policise te Ndertimit, Tirane, apo edhe te Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, por perseri problemi ka ngelur per nje kohe shume te gjate pa pergjigje.

Mund te permendim ketu shkresen nr.229/4 date 4.10.2002, drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, ku midis te tjerash ngrihet edhe problemi i kesaj ankese, takimin e zhvilluar me perfaqesuesit e degeve te Policise te Ndertimit dhe Drejtorin e Pergjithshem te ketij organi, ne daten 22.06.2002, si dhe nje varg takimesh deri ne verifikimin ne vend te problemit ne prezence edhe te ish kryetarit te deges se Tiranes, tani zv.Drejtor i pergjithshem i Policise te Ndertimit z.Vasfi Gupe.

Ne keto takime jane percaktuar shpesh here detyra, jane percaktuar shpesh here afate dhe si perfundim, asnjehere nuk eshte respektuar kjo marredhenie.

Dosja e trajtimit te kesaj çeshtje, eshte shume e ngarkuar me shkresa dhe korrespondenca zyrtare, me te cilat ankuesi na ka njohur dhe na i ka vene ne dispozicion kohe pas kohe. Keshtu mund te permendim ketu, urdher ekzekutimin per prishje (shkresa nr.1419/172 date 20.06.2002 te Drejtorise se Policise te Ndertimit), ku urdherohet dega e Tiranes te prishe nje shtese anesore te ngritur nga z. Ashta, shkresen nr.515/4 date 22.04.2002 te Drejtorise te Pergjithshme te Policise te Ndertimit, drejtuar deges te saj te Tiranes, ku kerkohet ndjekja e shpejte e proçedurave ligjore per shkeljet e kryera nga z. Ashta ne ekzekutimin e lejes se ndertimit, shkresa e deges te Policise te Ndertimit Tirane nr.539/1 date 27.10.2001, drejtuar ankuesit etj.

Ne vazhdim, mund te permenden nje sere shkresash te tjera qe Drejtoria e Urbanistikes Ligjore dhe Kontrollit mbi Territorin ne Bashkine Tirane, i ka drejtuar si njoftime per kete problem, Policise se Ndertimit, dega Tirane, si psh, shkresa nr.N-35/1 date 5.01.2001, apo shkresa nr.3751 date 19.06.2002, apo edhe shkresa qe Drejtoria e Pergjithshme e Policise te Ndertimit i ka drejtuar Keshillit Bashkiak, me nr. M-142 date 28.09.2001.

Se fundmi, ne baze te vete sinjalizimeve dhe perpjekjeve qe ankuesi ka bere per zgjidhjen e çeshtjes, i kemi kerkuar Institucionit qe Ju drejtoni dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, dhenien e kopjes se dy shkresave zyrtare ne lidhje me kete problem, perkatesisht te shkresave nr.M-50/11 date 4.04.2003 dhe M-50/12 date 4.04.2003.

Nga ana e Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, jane derguar nga nje kopje e ketyre shkresave ku jepet edhe shkresa nr.592/1 date 10.03.2003 e Drejtorise te Pergjithshme te Policise te Ndertimit, ku konfirmohet fakti se ka shkelje ne zbatimin e lejes se ndertimit nga z. Ashta dhe se ka ndertim pa leje. Ne kete shkrese nuk diskutohet me ky fakt, por nxirren arsyet perse nuk eshte bere e mundur prishja e ndertimit pa leje.

Edhe pse ne tashme jemi ne dijeni te kesaj korrespondence zyrtare, kerkeses tone per dhenien e nje kopje te saj nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, kjo e fundit nuk i eshte pergjigjur sot e kesaj dite.

Ne vazhdim te trajtimit te ketij rasti, jemi vene ne dijeni nga ana e zv.drejtorit te pergjithshem z. Gupe, se ishte ngritur nje grup pune per zgjidhjen perfundimtare te tij dhe se ne, do te viheshim ne dijeni per punen e ketij grupi dhe relacionin perfundimtar te tij.

Nderkohe, ndertimi i filluar i garazhit nga z. Ashta, eshte mbajtur i pezulluar edhe pse nga ky i fundit behen perpjekje here pas here, per fillimin e ketij ndertimi.

Pas kontaktimeve te shpeshta me drejtuesit e deges te Policise te Ndertimit Tirane dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, se fundmi me ane te shkreses nr.1524/1 date 23.07.2004, jemi vene ne dijeni nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, se;

Problemi i paraqitur nga ana e ankuesit eshte trajtuar disa here prej ketij organi dhe se ne baze te verifikimeve te kryera ne vend, informacioneve te Drejtorise se Urbanistikes Ligjore ne Bashkine Tirane, ka rezultuar se ndertimi i bere nga shtetasi Zef Ashta, nuk eshte bere konform Planimterise se sheshit te ndertimit dhe lejes se ndertimit.

Ndertimi i garazhit eshte pezulluar, kurse pjesa e shteses anesore objekt konflikti, e cila eshte realizuar jashte planimterise se sheshit te miratuar, eshte konstatuar si kundravajtje, por teknikisht ka patur veshtiresi per prishje.

Ne keto kushte, duke patur parasysh ankesat e vazhdueshme per t’i dhene zgjidhje perfundimtare kesaj çeshtje, nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, jemi informuar se eshte urdheruar dega e saj e Tiranes, te marre masa te menjehershme per prishjen e ketij ndertimi, si dhe per ngritjen e nje grupi pune, per te percaktuar menyren dhe mjetet qe duhen per prishjen e ndertimit te kundraligjshem.

Bazuar ne kete pergjigje, i jemi ridrejtuar edhe nje here deges se Tiranes, duke i kerkuar shpjegime per trajtimin e metejshem te çeshtjes, referuar edhe faktit sipas te cilit vete ankuesi, ka shprehur gatishmerine per te siguruar dhe vene ne dispozicion te ketij organi, punetore dhe personel te nevojshem, per kryerjen e prishjeve dhe nderhyrjeve te mundshme nga ana e ketij te fundit.

Çuditerisht, me ane te shkreses nr.2028/1 date 29.10.2004, dergohet nje pergjigje nga ana e deges te Policise te Ndertimit Tirane, ku citohet shprehimisht se:

“Sipas dokumentacionit te paraqitur del se me vendimin nr.747 date 29.09.2000 te KRRT-se se Bashkise Tirane, eshte miratuar rikonstruksion per objekt ekzistues jashte kesaj leje, objekt i cili eshte ngjitur me objektin 2 kat te z. Klement Piro. Kjo provohet edhe nepermjet shkreses dt.28.09.2001 te Drejtorise se Urbanistikes Ligjore ne Bashkine Tirane.

Perderisa objekti megjithese eshte rikonstruktuar pa leje ka qene ekzistues, Policia e Ndertimit nuk mund te veproje per prishje.

Per çdo pretendim per demin qe mund t’i jete shkaktuar baneses se tij, z. Klement Piro, mund t’i drejtohet vetem Gjykates.”

Me kete pergjigje, jo vetem qe transformohet plotesisht ajo çfare neve si institucion n’a eshte konfirmuar ne shkresen e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit per kete problem, por çeshtja futet ne interpretime te tjera, qe me sa duket dega e Tiranes nuk ka patur mundesine dhe kohen te na i jepte per kater vjet rresht.

Te krijohet pershtypja se per trajtimin e kesaj çeshtje, jane shprehur dy organe te ndryshme te pavarura nga njeri-tjetri dhe jo i njejti organ, i cili ne shkallen e tij hierarkike te organizimit administrativ, ka drejtorine perkatese.

Sa me siper, me ane te shkreses tone nr.50/28 M date 30.12.2004, i jemi drejtuar Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit me nje rekomandim per kete rast, duke kerkuar veprimin sa me te shpejte ne lidhje me kete problem, ne baze te kompetencave qe percaktohen nga Ligji Nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”.

Nepermjet ketij rekomandimi kemi terhequr njekohesisht vemendjen, per nje rakordim me te mire te pergjigjeve te dhena nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit dhe degeve te saj per çeshtje te njejta, pasi kemi konstatuar se sikurse ne kete rast, nuk mbahet i njejti qendrim, i cili ne fund te fundit i takon te njejtit organ.

Gjithashtu ne rekomandimin drejtuar ketij organi, jemi shprehur per nje bashkepunim institucional, i cili nuk duhet te njohe me raste te tilla zvarritjeje krejtesisht absurde dhe joligjore, ne trajtimin e çeshtjeve dhe kthimin e pergjigjeve ndaj Institucionit te Avokatit te Popullit.

Duke mos dashur te komentonim pergjigjen e deges te Policise te Ndertimit Tirane, kemi shprehur besimin se kjo e fundit do te behej objekt analize nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, pasi eshte plotesisht kompetence e ketij organi, qe ne baze te parashikimeve te Ligjit Nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, por edhe te Ligjit Nr.8405 date 17.09.1998 “Per urbanistiken”, te veproje ndaj ndertimit te kundraligjshem.

Ndaj ketij rekomandimi, Drejtoria e Pergjithshme e Policise te Ndertimit, me ane te shkreses se saj nr.3433/3 date 18.01.2005, nder te tjera shprehet se:

“…nga organi i Policise te Ndertimit nuk eshte neglizhuar kjo praktike per te cilen ju terhiqni vemendjen, por eshte ndjekur rregullisht dhe jane mbajtur te gjitha proçedurat ligjore per situaten e konstatuar, nga ana jone ju veme ne dijeni se;

Ne menyre periodike jeni informuar edhe nga Dega e Policise te Ndertimit Tirana-Qytet edhe nga Drejtoria si organi me i larte administrativ per te gjithe problematiken ne fjale. Duke marre shkas jo vetem nga shkresa juaj e fundit, por edhe nga ankesa qe parashtroi vete shtetasi Klement Piro ne takimin “Pritje me Popullin” qe organizon Drejtoria e Policise te Ndertimit, nga ana jone eshte urdheruar Dega e Policise te Ndertimit Tirana-Qytet per te verifikuar situaten perseri edhe pse informacioni nuk ju ka munguar (!?), dhe nga ky informacion po ju bashkelidhim relacionin e Grupit te Punes, si dhe skicen treguese ku tregohet qarte se nuk ka vend per te nderhyre Policia e Ndertimit. Pretendimet e shtetasit Klement Piro nga ana jone jane trajtuar me vemendje dhe jane vleresuar objektivisht. Fakti eshte se ai vazhdon te jete i pasqaruar per proçedurat e ndjekura nga Policia e Ndertimit i jep te drejten qe mosmarreveshjet t’i zgjidhe ne rruge gjyqesore.

Ne perfundim duke ju falenderuar per mirekuptimin qe kemi me institucionin tuaj, nga ana jone shprehim gadishmerine per bashkepunim ne çdo rast.”

Ne vazhdim Policia e Ndertimit, dega Tirana-Qytet, me ane te shkreses se saj nr.27/1 date 5.02.2005, mbas nje analize urbanistiko-shkresore, nxjerr perfundimin se ankuesi per problemin ne fjale duhet t’i drejtohet gjykates.

Per te kuptuar situaten ne te cilen mbahet ky qendrim aspak korrekt dhe joligjor prej organit te Policise te Ndertimit, jemi te detyruar qe veç shkresave te sipercituara ne kete rekomandim, te citojme edhe permbajtjen e shkreses nr.1419/1+2 date 20.06.2000 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, drejtuar Deges se Policise te Ndertimit, Tirane dhe vete paleve ne konflikt, ku thuhet shprehimisht se:

“Lidhur me ndertimin shtese anesore te objektit 2 katesh ne rrugen “4 Deshmoret”, nr.23, bere nga qytetari Zef Ashta ne pronen e tij u konstatua se;

Per kete ndertim nuk disponohet asnje dokumentacion tekniko-ligjor gje e cila perben shkelje ne baze te nenit 76 te Ligjit Nr.8405 date 17.09.1998 “Per urbanistiken”.

Per sa me siper, vendimi nr.231 date 4.05.2000 i marre nga ana e juaj eshte i drejte dhe ne baze te nenit 3 te Ligjit nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, te behet ekzekutimi i tij”. 

Kjo çeshtje jo vetem qe nuk eshte trajtuar ne keto kushte, por qendrimi qe mbahet nga punonjesit perkates te ngarkuar me detyrimin ligjor, por edhe administrativ, per ndjekjen e proçedurave te ekzekutimit te vendimit te sipercituar, nuk eshte gje tjeter veç abuzim dhe papergjegjshmeri me detyren apo ne rastin me te keq, paaftesi, qe rezulton ne demtim te interesave te vete ketij organi dhe te drejtave te ligjshme te ankuesit ne rastin konkret.  

 Nuk duam te bejme analiza te pergjigjeve ndaj rekomandimit tone, pasi shkresa nr.1419/1+2 date 20.06.2000 e Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, drejtuar Deges se Policise te Ndertimit, Tirane, eshte edhe analiza me e mire per kete rast, pa permendur ketu edhe shkresen nr. nr.1524/1 date 23.07.2004 te Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit, drejtuar Institucionit tone.

Nuk duhet te harrojme se e drejta per respektimin e vendbanimit dhe te drejtave qe rrjedhin nga pronesia e ligjshme, jane te drejta te parashikuara ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, ne piken 1, te nenit 8, te kesaj konvente dhe ne paragrafin e pare te nenit 1, te Portokollit shtese Nr.1 te saj, ku perkatesisht thuhet se:

“1. Çdo person ka te drejte qe t’i respektohet jeta private dhe familjare, vendbanimi dhe leterkembimi i tij”,

“Çdo person fizik ose juridik ka te drejte per respektimin e pasurise se tij. Askush nuk mund te privohet nga prona e tij, veçse per arsye te dobise publike dhe ne kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e pergjithshme te se drejtes nderkombetare”.

Nga ana tjeter, bazuar ne varesine qe ky organ ka ndaj Institucionit qe Ju drejtoni, varesi e percaktuar kjo ne nenin 2 te Ligjit Nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”, kerkojme nderhyrjen Tuaj ne kete rast per zgjidhjen perfundimtare te kesaj çeshtje dhe ekzekutimin e vendimit qe eshte marre paraprakisht, nga vete organi i Policise te Ndertimit.

Per sa me siper, ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit, 63 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, si dhe te nenit 21/b, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ne te cilet perkatesisht thuhet shprehimisht se;

“Pas perfundimit te hetimeve, Avokati i Popullit……,

-                     paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive”,

Gjithashtu, ne perputhje me nenin 10, nenin 14 dhe piken 2/c, te nenit 45, Kodit te Proçedurave Administrative, ku ne te fundit thuhet shprehimisht se:

“Ne mbrotje te interesave te gjera, te cilat mund te preken nga proçedimi administrativ, kane te drejte te fillojne nje procedim administrativ dhe/ose te marrin pjese ne te:

-         Avokati i Popullit”,

 

 

R E K O M A N D O J M E

 

 

Veprimin sa me te shpejte te organit te Policise te Ndertimit, ne lidhje me kete çeshtje, ne baze te kompetencave qe percaktohen nga Ligji Nr.8408 date 25.09.1998 “Per Policine e Ndertimit”.

Gjithashtu propozojme marrjen e masave disiplinore administrative ndaj personave pergjegjes, punonjes te organit te Policise te Ndertimit, te ngarkuar me ndjekjen e kesaj çeshtje.

Ne perputhje me nenin 22, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet se;

“Organet te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim.

Pergjigja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per çeshtjen ne fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndermarre ai organ”,

lutemi te na vini ne dijeni per qendrimin Tuaj, ndaj ketij rekomandimi.

Bashkelidhur ketij rekomandimi, do te gjeni nje kopje te shkreses tone nr.50/28 M date 30.12.2004, te shkresave te Drejtorise se Pergjithshme te Policise te Ndertimit nr.1419/1+2 date 20.06.2000 dhe nr.2433/3 date 18.01.2005, si dhe te shkreses se Policise te Ndertimit, dega Tirana-Qytet nr.27/1 date 5.02.2005.  

Duke besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin tuaj,

 

                                                                                             

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

          Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al