|
Nr. K3/R16-5
Prot. Tiranė, mė
02/12/2004
Nr.
Dok. 200401309/5
Lenda:
Rekomandim
per eleminimin e praktikave antikushtetuese qe aplikohen gjate
ekzekutimit te vendimeve gjyqesore ne Ministrine e Financave dhe
rivenien ne vend te te drejtave te Z.Robert Rrapo.
Drejtuar: MINISTRIT
TE FINANCAVE
Z.
Arben MALAJ
TIRANE
Prane
Institucionit te Avokatit te Popullit, shtetasi Z.Robert Rrapo
me banim ne Elbasan ka paraqitur nje ankese me ane te se ciles
ngre shqetesimin se ekzekutimi i vendimeve gjyqesore qe kane si
debitor Ministrine e Financave kryhet me parregullsi te dukshme.
Konkretisht me ane te Vendimit Nr.509 dt.10.02.2004 te Gjykates
se Shkalles se Pare Tirane eshte ngarkuar Ministria e Financave
(pala e paditur) qe te kompesoje per burgim te padrejte
Z.Rrapo ne shumen 4.130.600 leke. Gjithashtu Ministrise se
Financave i jane ngarkuar edhe shpenzimet gjyqesore ne shumen
73.493 leke. Pasi ky vendim ka marre forme te prere dhe jane
kryer te gjitha formalitetet e duhura, Z.Rrapo ka terhequr si
kreditor prane Bankes se Kursimeve Tirane ne numrin e llogarise
317/1700 dhe me numrin e ēekut AA 069497 shumen prej 3.717.540
leke si detyrim te levruar nga Ministria e Finances ne zbatim te
vendimit gjyqesor te mesiperm.
Pasi
ka ardhur ne dijeni te kesaj vlere, Z.Rrapo ka pretenduar se nga
shuma e caktuar me vendimin gjyqesor Nr.509 dt.10.02.2004,
Ministria e Financave ka mbajtur 10% te vleres ne formen e nje
tatimi te paqarte dhe nuk ka rimbursuar shpenzimet gjyqesore te
parapaguara nga ky shtetas.
Avokati
i Popullit, pasi u njoh me kėtė ankesė, kėrkoi tė
informohej nga ana e Ministrise se Financave, lidhur me
vertetesine e pretendimeve te Z.Rrapo dhe arsyet e mbajtjes se
shumave perkatse nga ana juaj.
Ne
pergjigjen me ane te shkreses Nr.7665/1 Prot dt.2.11.2004 te
Zv.Ministres se Financave Zj.Adriana Berberi, jemi vene ne
dijeni se per masen 10% te vleres se vendimit gjyqesor te
mbajtur nga Ministria e Financave eshte zbatuar neni 9 i Ligjit
Nr.8438 dt.28.12.1998 Per Tatimin mbi te Ardhurat
ku percaktohet si ēdo shperblim apo e ardhur tjeter e tatueshme
edhe e ardhura personale qe buron nga vendimi gjyqesor. Krahas
kesaj Zj.Berberi ka sqaruar se rimbursimi i shpenzimeve
gjyqesore te parashikuara ne vendimet perkatse nuk eshte i
mundur te realizohet, pasi ne fondin e buxhetit te shtetit per
ekzekutimin e vendimeve gjyqesore nuk jane parashikuar
shpenzimet gjyqesore.
Avokati
i Popullit, pasi eshte njohur me kete ankese dhe me prononcimin
zyrtar te Zj.Berberi, ka arritur ne perfundimin se qendrimi (mosveprimi)
i Ministrise se Financave ndaj ekzekutimit te plote te vendimeve
gjyqesore eshte nje praktike administrative antikushtetuese, e
cila cenon rende parimet e shtetit te se drejtes dhe te drejtat
e njeriut.
Konkretisht
ju veme ne dijeni se vendimet gjyqesore te formes se prere dhe
urdhrat ekzekutive te dale nga gjykata, ne baze te teorise te se
drejtes jane ligj per ēeshtjen apo konfliktin qe ato
shqyrtojne. Veēanerisht ne kete aspekt ekzekutimi i vendimit
gjyqesor i referohet dispozitivit te vendimit, ku jane te
shprehura ne formen detyruese rregullimi i mardhenieve, rivenia
ne vend e te drejtave dhe rehabilitimi ekonomiko-financiar i
paleve ( Neni 310 i Kodit te Procedures Civile). Kjo
forme detyruese e dispozitivit te vendimit gjyqesor perfshin ne
vetvete edhe shpenzimet gjyqesore, si nje detyrim i cili njihet
dhe vendoset nga gjykata rast pas rasti, duke ngarkuar njeren
nga palet per rimbursimin e pales tjeter (qe ka kryer
parapagim).
Pra
duke identifikuar dispozitivin e vendimit dhe shpenzimet
gjyqesore si pjese e te njejtit element detyrues imperativ, kemi
te drejte t'ju kujtojme se ekzekutimi i dispozitivit te
vendimeve gjyqesore kryhet en block. Nga ky
perfundim merr kuptim fakti se zeri ne buxhetin e shtetit, i
cili pasqyron ekzekutimin e vendimeve gjyqesore eshte i pandare
nga shpenzimet gjyqesore, si pjese perberese e dispozitivit te
vendimit gjyqesor.
Ne
keto kushte justifikimi i mos rimbursimit te shpenzimeve
gjyqesore nga Ministria e Financave ne favor te pales
gjyqfituese, duke e konsideruar shpenzimin gjyqesor si ze me
vete ne buxhet (pa parashikim fondi), eshte nje praktike
e gabuar, e cila pengon ekzekutimin e plote te vendimit
gjyqesor.
Si
rrjedhim, ju kujtoj se detyrimi pėr njohjen dhe ekzekutimin e
vendimeve gjyqesore, buron veēanerisht nga aktet ndėrkombėtare
dhe kushtetuta e Shqiperise si vijon:
-
Neni 3 i Protokollit Nr.7 tė Konventės pėr Mbrojtjen e
tė Drejtave dhe Lirive Themelore, parashikon tė drejtėn pėr
zhdėmtim nė rast gabimi gjyqėsor, ku ėshtė pėrcaktuar
detyrueshmėria e Shtetit qė tė zhdėmtojė individin pėr
arsye tė dėmit qė ka pėsuar konformė ligjeve dhe zakoneve nė
fuqi.
-
Neni 142, Paragrafi Nr.3 i Kushtetutės sė Republikės sė
Shqipėrisė ku thuhet se: Organet e Shtetit janė tė
detyruara tė ekzekutojnė vendimet gjyqėsore.
Nė kėtė kontekst gjejmė rastin tė nėnvizojmė
faktin qė zbatimi i plote i vendimeve gjyqėsore tė formės sė
prerė nuk duhet konsideruar si ēėshtje dėshire apo
argumentim se nuk kemi fonde etj, por duhet konceptuar si njė
detyrim ligjor qė duhet respektuar me pėrpikmėri nė funksion
tė pėrmbushjes sė detyrės funksionale tė ēdo organi tė
Administratės Publike.
Mosekzekutimi i vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė,
si rezultat i neglizhencės, mungesės sė predispozicionit,
mosimpenjimit dhe vlerėsimit si duhet tė kėtij problemi tė
mprehtė social dhe ekonomik, sjell pasoja veēanėrisht nė kėto
drejtime:
1.Ndikon nė mosfinalizimin e proēesit tė dhėnies sė
drejtėsisė, efektivitetit tė vendimeve gjyqėsore dhe
mosbesimin nė organet e drejtėsisė.
2.Thellon gjithnjė e mė shumė detyrimin e shtetit ndaj
shtetasve, mbasi interesat bankare llogariten nga data qė
vendimi merr formė tė prerė deri nė ekzekutimin e tij.
3. Legjitimon ekzistencėn e gjendjes sė paligjshmėrisė
duke cėnuar tė drejtat dhe liritė themelore tė shtetasve tė
mbrojtura nga Kushtetuta dhe ligji.
4.Cėnon rėndė autoritetin e
Shtetit dhe krijon njė imazh negativ ne mireadministrimin e
qeverisjes vendore e lokale duke ulur besimin e qytetarėve tek
qeverisja.
Pėr tė gjitha arsyet e pėrmendura
dhe nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė,
Neni 63/3, ku pėrcaktohet se:
Avokati i Popullit ka drejtė tė bėjė
rekomandimet dhe tė propozojė masa kur konstaton shkelje tė tė
drejtave dhe lirive tė njeriut nga Administrata Publike...,
si dhe ne baze te Nenit 21/b tė Ligjit Nr.8454 dt.04.02.1999,
Pėr Avokatin e Popullit, ku pėrcaktohet se: Avokati
i Popullit paraqet rekomandime pėr vėnien nė vend tė sė
drejtės sė shkelur tek organi administrativ qė sipas tij ka
shkaktuar shkelje tė tė drejtave dhe lirive:
JU
REKOMANDOJME
1.Eleminimin
e kesaj praktike jo ligjore, duke njohur dhe perfshire
zerin buxhetor Shpenzime Gjyqesore si pjese
perberese e buxhetit te Ekzekutimit te Vendimeve Gjyqesore.
2.Rivenien
ne vend te te drejtave te Z.Robert Rrapo, duke e rimbursuar per
shumen e parapaguar te shpenzimeve gjyqesore.
Lidhur
me qėndrimin qė do tė mbani ndaj kėtij rekomandimi, nė
zbatim tė nenit 22 te Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit lutemi tė vihemi nė dijeni brenda
afatit 30 ditor.
I bindur ne bashkepunimin Tuaj,
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|