Tė nderuar Zotėrinj!
Avokati
i Popullit nė rolin e Mekanizmit Kombėtar pėr Parandalimin e Torturės,
bėri nje inspektim nė dhomat e shoqėrimit, nė Komisariatin e
Policisė Berat.
Inspektimi
nė Komisariatin e Policisė Berat u
krye nė datėn 22.09.2009 nga ora 13.30 deri nė orėn 15.30.
Gjatė
inspektimit u konstatua se:
I.
Lidhur me shoqėrimin e shtetasve dhe ambjentet ku mbahen
kėta persona:
Komisariati
i Policise Berat dispononte ne inventarin e objekteve te tij dy dhoma
shoqėrimi, tė cilat ndodheshin nė njė ndėrtesė me vehte,
me dimensione tė njėjta 3.5x4 m2. Njera nga keto dhoma ishte
jashte parametrave dhe standarteve te kerkuara dhe ishin nxjerre
jashte perdorimi nga ana e drejtuesve te policise. Ajo ishte pa dyer,
pa ndriēim nga rrjeti, me shumė lagėshti dhe tejet e amortizuar dhe
pa dritare. Ndersa dhoma tjeter perballe saj plotesonte standartet,
ishte paisur me tavoline karriga me dere dhe dritare me ndriēim te
bollshem.
Nė
kėtė komisariat policie nuk kishte dhoma tė veēanta pėr tė mitur
dhe femra sipas konceptimit tė bėrė nga ligji i ri Nr.9749, dt.
04.06.2007 Pėr Policinė e Shtetit. Veprimet pėr tė
miturit kryheshin nė zyrat e punonjėsve tė policisė, ndėrsa
femrat mbaheshin ne koridor ose nė zyrat e oficerėve tė policisė
gjyqėsore.
Nė
momentin qė ėshtė kryer inspektimi nuk kishte shtetas tė shoqėruar,
por nga biseda me drejtuesit e ketij komisariati u konstatua se te
shoqeruarit mbaheshin ne oborr dhe ne rast rreshje apo moti te ftohte
futeshin ne ndonje zyre. Kjo mase shoqerohej gjithmone me nje sere
shqetesimesh nga ana e drejtuesve te policise, pasi ata nuk dispononin
efektiv lidhur me kete sherbim.
Librat
e shoqėrimit, ndalimit apo arrestimit tė shtetasve nė polici u
konstatua se plotėsoheshin me shumė pėrgjegjėsi, duke pasqyruar
saktė shkakun ligjor, por nuk kishin rubrikė pėr njoftim tė
familjarėve dhe avokatit mbrojtės.
Nga
kėqyrja e librit te personave tė shoqėruar, ndaluar apo arrestuar
si dhe nė bisedė me punonjėsit e policisė sė kėtij komisariati pėrfshirė
dhe drejtuesit e tij, mėsuam se shoqėrimi i personave nė organet e
policisė bėhej gjithmonė sipas kritereve ligjore tė pėrcaktuara nė
nenet 11/6, 101/1/ a dhe b dhe 106 tė ligjit nr.9749,
dt.04.06.2007 Pėr Policinė e Shtetit.
II.
Lidhur me tė ndaluarit, tė arrestuarit dhe ambjentet qė mbahen kėta
persona:
Dhoma
tė sigurisė nė kėtė Komisariat Policie nuk kishte pasi nuk ishte
parashikuar nė organik efektiv pėr sigurinė e tyre dhe nuk kishte
dhoma te pershtatshme per kete funksion, ndaj personat e ndaluar apo
arrestuar dėrgoheshin menjėherė nė Drejtorinė e Policisė sė
Qarkut Fier.
Nga
drejtuesit e Komisariatit Policise Berat mesuam se kjo ishte nje
praktike e sforcuar duke qene se kerkonte mjete dhe personel sherbimi
per transferimin e te arrestuarve te ndaluar gjate kohes se kryerjes
se proēedurave te hetimit deri ne dhenien
e mases se sigurise nga Gjykata e cila detyron vendosjen e te
arrestuarit ne Institucionin e Paraburgimit Berat. Nisur nga keto
konstatime del me se e nevojshme marrja e masave te menjehershme per
sigurimin e fondeve per ndertimin e dhomave te sigurimit brenda
ambjenteve te Komisariatit Berat.
Nga
kėqyrja e praktikave tė personave tė ndaluar apo arrestuar u vėrejt
se tė arrestuarve dhe tė ndaluarve, nė procesverbalet e arrestimit
dhe tė ndalimit ju ishte shėnuar ora
faktike si ēasti, kur atyre ju ėshtė privuar liria nė fakt
dhe jo ora e pėrpilimit tė kėtyre dokumenteve
Nuk
u hasėn raste qė tė arrestuarve te mitur te mos ju sigurohej
mbrojtja e detyrueshme me avokat, si dhe ndihma (asistenca)
psikologjike, siē parashikohet nė nenet 35 e 49 tė K.Pr.Penale.
Nė ambjentet e Komisariatit tė Policisė nuk ishin tė
ekspozuara posterat pėr tė drejtat e personave tė shoqėruar,
ndaluar apo arrestuar nga policia.
Avokati
i Populli gjykon se konstatimet e nėnvizuara mė sipėr pėrbėjnė
shkelje tė tė drejtave dhe lirive themelore kushtetuese e ligjore tė
shtetasve. Ndėrkohė, ato ulin imazhin dhe prestigjin e organeve tė
Policisė sė Shtetit dhe pėr rrjedhojė edhe tė vetė shtetit, si
garant pėr mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave dhe lirive tė
shtetasve.
Pėr tė rregulluar gjendjen e pėrshkruar mė sipėr nė
organet vendore tė policisė dhe pėr tė parandaluar shkelje tė
tilla nė tė ardhmen, bazuar nė nenin 63, pika 3, e Kushtetutės sė
Republikės sė Shqipėrisė, ku thuhet se:
Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime
dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave tė
njeriut nga administrata publike, dhe nenit 21, gėrma b
e c tė ligjit nr. 8454, datė 04.02.1999 Pėr Avokatin e
Popullit, i ndryshuar, ku thuhet se: Pas pėrfundimit tė
hetimit, Avokati i Popullit kryen kėto veprime:
b.
paraqet rekomandime pėr vėnien nė vend tė sė drejtės sė shkelur
tek organi administrativ, qė, sipas tij ka shkaktuar shkelje tė tė
drejtave dhe lirive
;
c.
paraqet rekomandime pėr marrje masash pėr vėnien nė vend tė sė
drejtės sė shkelur tek organi epror i organit qė ka shkaktuar
shkeljen
R E K O M A N D O J M Ė
:
1.Tė
merren masa urgjente pėr rikonstruksionin e dhomave te shoqerimit
per ndarjen e tyre pėr persona tė mitur dhe femra nė
Komisariatin e Policisė Berat, sipas konceptimit tė bėrė nė
ligjin nr.9749, datė 04.06.2007 Pėr Policinė e Shtetit
2.Te
marren masa urgjente per krijimin e dhomave te sigurise ne
Komisaritatin e Policise Berat dhe te behen shtesa ne organiken e
ketij komisariati me qellim permbushjen efektive te ketij sherbimi.
3.Tė
merren masa pėr ekspozimin e posterave pėr tė drejtat e personave tė
shoqėruar, ndaluar apo arrestuar nga policia.
4.
Tė merren masa, qė nė librat e shoqėrimit, ndalimit apo arrestimit
tė shtetasve tė hapen rubrika pėr njoftimin e familjarve dhe
avokatit mbrojtės.
Pėr masat qė do tė merrni nė zbatim tė kėtij rekomandimi,
lutemi tė na vini nė dijeni brenda afatit ligjor prej 30 ditėsh, tė
pėrcaktuar nė nenin 22 tė ligjit Pėr Avokatin e Popullit.
Duke
besuar nė bashkėpunimin Tuaj,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI