REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  K3/Sh1-8   Prot.                                 Tiranë, më 16/03/2005

Nr. Dok. 200500087/8        

 

Lenda:        Propozim per ndryshime ne Ligjin Nr.9209 date 23.03.2004 “Per legalizimin e shtesave ne ndertim”.

 

Drejtuar:    KRYEMINISTRIT

                   Z. Fatos NANO

 

                            Komisionit Parlamentar te Çeshtjeve Ligjore,

                           Administrates Publike dhe te te Drejtave te

                           Njeriut

 

                                              dhe

 

                           Komisionit Parlamentar per Veprimtarine

                           Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin

                                                                          Tirane

  

Nga ana e Shoqates te Ndertuesve te Shqiperise kerkohet nderhyrja e Avokatit te Popullit per ndryshime ne Ligjin Nr.9209 date 23.03.2004 “Per legalizimin e shtesave ne ndertime”, jo vetem per thjeshtimin e proçedurave dhe dokumentacionit perkates, por edhe per ripercaktimin e nje afati te ri per depozitimin e kerkesave per legalizim prane njesive perkatese te qeverisjes vendore (pika 1, neni 6 te Ligjit “Per legalizimin e shtesave ne ndertim”), sepse afati 3 mujor ka qene i shkurter dhe faktikisht eshte bere pengese kryesore per legalizimin e shtesave.

Nga ana jone u bene verifikimet perkatese dhe rezulton se:

Futja ne fuqi e ketij ligji, sikurse jepet nga objekti i rregullimit te tij, merr persiper qe te zgjidhe nje problem te madh ekonomik dhe social te krijuar gjate ketyre viteve. Mirepo, siç rezulton nga gjendja faktike e ecurise se ketij proçesi legalizimi ne njesite e qeverisjes vendore me te medha te vendit, numri i subjekteve te perfshira ne proçesin e legalizimit eshte shume me i vogel, sesa numri i subjekteve te cilat jane objekt trajtimi nga rregullimet ligjore te parashikuara ne Ligjin “Per legalizimin e shtesave ne ndertime”.

Nga shqyrtimi i ecurise se ketij proçesi ne disa prej bashkive me te medha te vendit rezulton se:

-Bashkia Tirane, pas mbarimit te afatit 3 mujor te depozitimit te kerkesave deri ne daten 25.08.2004, ka evidentuar se vetem 44 subjekte juridike kane depozituar kerkesat e tyre per legalizim. Per efekt te ecurise te ketij proçesi, nga ana e kesaj Bashkie jane marre ne konsiderate edhe 34 kerkesa per legalizim te pasqyruara se bashku me kerkesat per leje shfrytezimi, qe kane qene protokolluar dhe depozituar prej kohesh ne Drejtorine e Pergjithshme te Urbanistikes ne Bashkine Tirane.

-Bashkia Durres, ka evidentuar se vetem 15 subjekte, kane depozituar brenda afatit 3 mujor kerkesat e tyre per legalizim.

-Bashkia Vlore, ka evidentuar se vetem 5 subjekte kane depozituar kerkesat e tyre per legalizim, brenda afatit 3 mujor.

Ne shumicen e rasteve, shume subjekte kane paraqitur kerkesat e tyre per legalizim, jashte afatit 3 mujor, ose me sakte pas dates 25.08.2004, moment qe i perjashton ato automatikisht nga ky proçes legalizimi. Asnje nga njesite e qeverisjes vendore te ngarkuara me permbushjen e ketij proçesi, nuk jep shpjegime se çfare do te behet me tej ne kete rast.

Pra, faktikisht ligji qe u miratua per te zgjidhur kete problem te madh per komunitetin dhe territorin, mbeti qe te zbatohet vetem per nje numer shume te vogel subjektesh, kur ai realisht i adresohet nje numri shume me te madh subjektesh. Kemi te dhena se nderkohe dhjetra objekte ngelen pa filluar proçedurat nga organet e qeverisjes vendore.

Nga ana tjeter mos legalizimi i ndertimeve ka bere qe te kete nje bllokim te pasurive dhe mosshfrytezim te qarkullimit financiar per shkak se pronat jane te pahipotekuara dhe si rrjedhoje nuk mund te futen ne tregun e kreditimit te biznesit per qindra familje qe nuk kane marre ne dore aktet e pronesise te apartamenteve ku banojne.

Ne keto kushte, ky proçes legalizimi ne thelb do te konsiderohet i bllokuar per shkak te afatit 3 mujor, te percaktuar ne piken 1, te nenit 6, te Ligjit “Per legalizimin e shtesave ne ndertim”.

Gjithashtu duhet dhene e drejta e legalizimit edhe njesive bashkiake te Tiranes, per te shpejtuar proçedurat dhe rritur autonomine e tyre. Ne rastet kur njesite vendore hezitojne dhe zvarritin proçedurat, fenomene tashme te perditshme, duhet te zbatohet Kodi i Proçedurave Administrative per pranimin e heshtur te peticionit (kerkeses) per legalizime ne menyre automatike, kur njesia vendore shkel afatin. Po keshtu duhet te parashikohen rastet kur subjektet nuk plotesojne dokumentacionet brenda afatit, prandaj duhet parashikuar qe t’i drejtohen gjykates.

Per sa me siper ne mbeshtetje te pikes 3, te nenit 63 te Kushtetutes, ku thuhet shprehimisht se: “Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike”, dhe ne vijim te nenit 24/a, te Ligjit nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku thuhet shprehimisht se;

“Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose nga ligjet e tjera, ka te drejte:

-         t’u rekomandoje organeve qe kane te drejten ligjvenese te bejne propozime per ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve”,

 

P R O P O Z O J M E

 

Ne perputhje me piken 1, te nenit 81, te Kushtetutes te Republikes te Shqiperise, realizimin e inisiatives legjislative, qofte nga Keshilli i Ministrave apo nga nje grup deputetesh per ndryshimin e Ligjit Nr.9209 date 23.03.2004 “Per legalizmin e shtesave ne ndertim”, si me poshte:

Neni 6 te ndryshohet si vijon:

1. “Pranimi i kerkesave dhe afati i plotesimit te dokumentacionit, te parashikuar ne nenin 2 te ketij ligji eshte deri me daten 31 dhjetor 2005.

2. Brenda 90 diteve nga dorezimi i kerkeses dhe dokumentacionit njesia e urbanistikes e njesise se qeverisjes vendore (komuna, bashkia dhe njesia bashkiake per Tiranen) duhet te vendose per legalizimin ose jo te shtesave ne ndertime. Kunder vendimit te refuzimit mund te behet ankim ne gjykaten e rrethit.

3. Kur njesia e urbanistike e njesise vendore nuk merr vendim me shkrim brenda afatit 90 ditor, te zbatohet neni 76 i ligjit nr.8485 date 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave Administrative” duke u konsideruar si pranim i heshtur i kerkeses per legalizim.

4. Zyrat e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme te bejne rregjistrimet perkatese ne kushtet e mesiperme.

5. Kerkesat e paraqitura per legalizim pas dates 1 janar 2006 duhet ti drejtohen gjykates se rrethit duke konsideruar si pale kundershtare njesite e urbanistike te njesive vendore sipas percaktimit te tyre te bere ne piken 2 te ketij neni.”

 

Duke besuar se me propozimet e mesiperme kontribuojme ne nxitjen e qeverisjes sa me ne favor te qytetareve, shpresojme se ato do te vihen se me shpejt ne levizje.

 

                                                                                            Me respekt

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

          Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al