|
Nr. K2/Sh30-17
Prot.
Tiranė, mė
23/12/2005
Nr.
Dok. 200501458/17
Lenda:
Propozojmė
ndryshimin dhe pėrmirėsimin e Kreut XII tė Rregullores sė Shėrbimeve
tė Policisė sė Shtetit, miratuar me Urdhėr tė Ministrit tė
Rendit Publik Nr. 1749, dt. 29.07.2005, si dhe hartimin e
Metodikės tė njoftimit tė akuzės dhe tė marjes nė pyetje tė
personave qė dyshohen si autorė tė veprave penale ose qė kanė
dijeni pėr rrethanat e hetimit.
Drejtuar: Ministrit
tė Brendshem
Z. Sokol OLLDASHI
Tiranė
I
nderuar z. Ministėr,
Siē
ju kemi vėnė nė dijeni, me shkresat tona dt. 28.06.2005,
drejtuar ish Ministrit tė Rendit Publik z. Toska dhe Drejtorit
tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit z. Ibraj, si dhe
dt. 13.10.2005, drejtuar Juve, kemi propozuar shfuqizimin e Udhėzimit
tė Ministrit tė Rendit Publik Nr. 168, dt. 20.10.1993 Pėr
rregullat e shoqėrimit tė shtetasve nė Komisariate, Reparte,
Posta tė Policisė dhe zyra tė tjera tė tyre, si dhe pėrgatitjen,
miratimin dhe vėnien nė zbatim tė rregullores sė re tė shoqėrimit
tė personave nė polici. Gjithashtu kemi sugjeruar qė nė
rregulloren e re, midis tė tjerave, tė parashikohet mbrojtja e
tė drejtave dhe lirive themelore tė shtetasve tė shoqėruar,
tė sanksionuara nė Kushtetutėn dhe nė aktet e tjera
normative tė zbatueshme nė vendin tonė.
Ju
me shkresėn Nr. 2301/1 Prot., dt. 10.11.2005, na kthyet pėrgjigje
nėpėrmjet sė cilės vlerėsoheshin rekomandimet tona pėr
marrjen e masave tė duhura pėr respektimin e te drejtave tė
shtetasve tė shoqėruar nė organet e policisė. Nė pėrgjigje
na informonit se me Urdhėr tė Ministrit tė Rendit Publik Nr.
1749, dt. 29.07.2005, ėshtė miratuar Rregullorja e Shėrbimeve
tė Policisė sė Shtetit, e cila shfuqizon Udhėzimin e
Ministrit tė Rendit Publik Nr. 168, dt. dt. 20.10.1993 Pėr
rregullat e shoqėrimit tė shtetasve nė Komisariate, Reparte,
Posta tė Policisė dhe zyra tė tjera tė tyre. Rregullat
dhe proēedurat pėr shoqėrimin e shtetasve nė organet e
policisė janė tė pėrcaktuara nė nenet 61-70, kreu XII tė kėsaj
rregullore. Gjithashtu, pėr kėtė qėllim ėshtė hartuar dhe
dėrguar strukturave vendore tė Policisė sė Shtetit Letėrporosia
Nr. 481, dt. 11.08.2005 Pėr njė kuptim dhe zbatim sa mė tė
drejtė pėr shoqėrimin e shtetasve nė organet e policisė,
firmosur nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit.
Ne
e mirėpritėm qėndrimin e mbajtur me kėtė rast dhe mundėm tė
sigurojmė edhe kopje tė kėtyre akteve. Nga studimi i tyre
konstatojmė se Letėrporosia Nr. 481, dt. 11.08.2005 Pėr njė
kuptim dhe zbatim sa mė tė drejtė pėr shoqėrimin e
shtetasve nė organet e policisė, i ėshtė afruar
rekomandimit tonė, ndėrsa Rregullorja e Shėrbimeve tė
Policisė sė Shtetit, nuk parashikon dhe garanton si duhet
mbrojtjen e tė drejtave tė personave tė shoqėruar ne organet
e policisė. Nė radhė tė parė duhet bėrė dallimi i
personave tė shoqėruar, pra i atyre qė dyshohen ose kanė
kryer vepėr penale nga ata qė shoqėrohen pėr kundėrvajtje
administrative apo pėr tu pyetur pėr tė sqaruar ngjarje tė
ndryshme. Kėshtu p. sh. mund tė pėrmėndim nė Rregullore se:
1.
Neni 65, pika 1/a, parashikohet kontrolli personal i personit tė
shoqėruar. Ky veprim bie ndesh me nenin 37/3 tė Kushtetutės
tonė, ku thuhet se: Askujt nuk mund ti bėhet kontroll
vetjak jashtė proēesit penal, me pėrjashtim tė
rasteve tė hyrjes nė territorin e shtetit dhe tė daljes prej
tij ose pėr tė mėnjanuar njė rrezik qė i kanoset sigurimit
publik. Siē ėshtė parashikuar nė aktet ligjore dhe nėnligjore,
policia shoqėron nė organet e saj kategori tė ndryshme
personash, si ata qė dyshohen si autorė tė veprave penale,
ashtu edhe tė tjerė pėr ti identifikuar, pėr ti pyetur
etj. Pėr kėto arėsye ajo nuk ka tė drejtė dhe nuk mund
ti bėjė kontroll personal tė gjithė tė shoqėruarėve nė
organet e saj, por vetėm nė rastet e gėrmės g tė pikės
1 tė kėtij neni. Pra gėrma a duhet shfuqizuar.
2.
Neni 66, pika 1/3/a, ku parashikohet mbajtja e prangosur e
personit tė shoqėruar nė zyra dhe mos heqja e prangave pa
patur arėsye tė pėrligjura. Mirėpo nė zyra, personi ēohet
pėr tu pyetur dhe pyetja e tij i prangosur bie ndesh me
parimet themelore tė sė drejtės. Po kėshtu mund tė themi se
jo ēdo person i shoqėruar nė organet e policisė dhe nė
zyrat e saj duhet prangosur. Pra kėto raste duhen saktėsuar
(dalluar) mirė.
3.
Neni 69, ne pikat 5 dhe 6, ku bėhet fjalė pėr marjen e
shpjegimeve personit tė shoqėruar, duke pėrfshirė edhe
personat e dyshuar si autorė tė veprave penale. Edhe nė Letėrporosinė
nuk ėshtė parashikuar e drejta kushtetuese e sanksionuar nė
nenin 28/1 te saj ku thuhet se: Kushdo, tė cilit i hiqet
liria, ka tė drejtė tė njoftohet menjėherė nė gjuhėn qė
ai kupton, pėr shkaqet e kėsaj mase, si dhe pėr akuzėn qė i
bėhet. Personi, tė cilit i ėshtė hequr liria, duhet tė
njoftohet se nuk ka asnjė detyrim tė bėjė ndonjė deklaratė
dhe ka tė drejtė tė komunikojė menjėherė me avokatin , si
dhe ti jepet mundėsia pėr realizimin e tė drejtave tė
tij. Kjo e drejtė e personit tė shoqėruar, e cila nė
tė njėjtėn kohė pėrbėn edhe detyrim pėr punonjėsit e
policisė ėshtė parashikuar edhe nė
nenin 45, pika 3, tė Ligjit Nr. 8553, dt. 25.11.1999 Pėr
Policinė e Shtetit, ku thuhet se: Personi i shoqėruar
gėzon tė gjitha tė drejtat e njohura nga neni 28 i Kushtetutės.
Ky kre i rregullores vjen
ne kundershtim edhe me gėrmėn e tė nenit 2 tė ligjit
Nr. 9109, datė 17.07.2003, Pėr Profesionin e Avokatit nė
Republikėn e Shqipėrisė,
ku ėshtė parashikuar e drejta e avokatit tė japė
ndihmė juridike nėpėrmjet: pranisė si mbrojtės nė
kohėn e shoqėrimit, ndalimit, arrestimit, gjatė proēesit
tė hetimit, shqyrtimit gjyqėsor tė personave nė ēėshtjet
penale. Nė tė njėjtėn kohė, rregullorja nuk pėrputhet
edhe me nenin 7 tė po kėtij ligji, ku parashikohet se: Avokati
ka tė drejtė tė takojė personin e mbrojtur prej tij, nė mėnyrė
private dhe pa kufizim kohor, nė ēdo gjėndje tė kufizimit
tė lirisė personale
. Nė fakt dhe, edhe sipas
nenit 61/2 e rregullores sė cituar mė sipėr, shoqėrimi i
personit nė organin e policisė duhet tė kuptohet dhe tė vlerėsohet
si privim i lirisė sė tij, pėr aq kohė sa ai do tė jetė nė
mjediset e shoqėrimit.
4.
Gjithashtu, nė rregullore nuk ėshte parashikuar detyrimi i
punonjėsve tė policisė qė kur shoqėrojnė nė organet e
policisė tė mitur tė njoftojnė menjėherė prindėrit apo
kujdestarėt e tyre dhe pyetja tė bėhet nė praninė e tyre.
Z.
Ministėr,
Problemet
e trajtuara mė sipėr janė tė njė rėndėsie tė veēantė
dhe nė fund tė fundit kanė tė bėjnė me respektimin e tė
drejtave dhe lirive themelore tė njeriut, tė garantuara nga
aktet normative tė brendshme dhe konventat ndėrkombėtare tė
ratifikuara nga Shteti Shqiptar. Mbrojtja dhe ushtrimi i tyre
nga qytetarėt ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe detyrė
institucionale e Policisė sė Shtetit, e parashikuar nė pikėn
1, gėrma b e Ligjit Nr. 8553, dt. 25.11.1999 Pėr
Policinė e Shtetit. Nė kėtė kuadėr, mendojmė se
problemi qė po trajtojmė ėshtė tepėr i rėndėsishėm, pasi
nga njėra anė, pasqyron natyrėn demokratike tė shtetit,
kurse nga ana tjetėr, tregon se sa shteti punon pėr
respektimin dhe garantimin e tė drejtave kushtetuese tė
shtetasve. Prandaj, siē kemi biseduar, duhet urgjent tė bėni
edhe njė Metodikė tė njoftimit tė akuzės dhe tė marjes nė
pyetje tė personave qė dyshohen si autorė tė veprave penale
ose qė kanė dijeni pėr rrethanat e hetimit. Kėshtu, punonjėsit
e policisė edukohen e detyrohen pėr tė respektuar tė drejtat
dhe liritė e shtetasve, si dhe mėnjanohet pėrsėritja e
rasteve tė shkeljeve tė tė drejtave tė personave tė shoqėruar
nė organet e policisė. Kjo shėrben si garanci nė respektimin
e tė drejtave ligjore tė personave tė shoqėruar nė organet
e policisė.
Pėrsa
mė sipėr, bazuar nė pikėn 3 tė nenit 63 tė Kushtetutės
tonė qė thotė se: Avokati i Popullit ka tė drejtė tė
bėjė rekomandime dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė
tė drejtave dhe lirive tė njeriut nga administrata publike
dhe nenin 24/b tė Ligjit Nr. 8454, dt. 04.02.1999 Pėr
Avokatin e Popullit qė thotė se: Kur Avokati i
Popullit vėren se ėshtė vetė pėrmbajtja e ligjit ose e
akteve tė tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qė
krijon premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė
njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka tė drejtė tu
propozojė organeve tė administratės ndryshimin dhe pėrmirėsimin
e ligjeve Ju,
P
R O P O Z O J M Ė
Marjen
e masave tė nevojshme pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e
Kreut XII (shoqėrimi i personave) tė Rregullores sė Shėrbimeve
tė Policisė sė Shtetit, miratuar me Urdhėr tė Ministrit
tė Rendit Publik Nr. 1749, dt. 29.07.2005, si dhe pėr hartimin
e Metodikės sė njoftimit tė akuzės dhe tė marjes nė pyetje
tė personave qė dyshohen si autorė tė veprave penale ose qė
kanė dijeni pėr rrethanat e hetimit.
Pėr masat qė do tė merrni nė zbatim tė kėtij
propozimi, lutemi tė na ktheni pėrgjigje brenda afatit ligjor
prej 30 ditėsh tė parashikuar nga neni 22 i Ligjit Pėr
Avokatin e Popullit. Jemi tė gatshėm qė tė ndihmojmė me
konsulencė juridike qė dispozitat nė fjalė tė bėhen nė pėrputhje
me Kushtetutėn dhe nė respektim tė tė drejtave tė njeriut.
Duke besuar nė
mirėkuptimin Tuaj,
Me respekt
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|