REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

                                                Tiranė, mė 22/11/2004

Nr.   220   Prot.

 

 

Lenda:        Propozime per permiresimin e kodit zgjedhor

Drejtuar:    Bashkėkryetarėve tė Komisionit Parlamentar

                   pėr Reformėn Zgjedhore

                                    

                 Z. Elmaz  SHERIFI      Z. Emin  GJANA

 

                                                                                               Tirane

          Institucioni i Avokatit tė Popullit ndan shqetėsimin me tė gjithė opinionin tonė publik pėr ardhmėrinė e proēesit elektoral tė pritshėm. Prandaj menduam tė shprehim nė mėnyrė institucionale dhe publike mendimet dhe propozimet se si duhet rregulluar Kodi Zgjedhor, me qėllim qė tė garantohet njė proēes elektoral i drejtė dhe i ndershėm. Tani qė po punon Komisioni Parlamentar pėr reformėn zgjedhore ėshtė edhe koha mė e pėrshtatshme pėr t’i paraqitur kėto mendime.

Eshte fakt qė nė zgjedhjet e zhvilluara pas vitit 2000 janė bėrė hapa pėrpara nė drejtim tė rolit tė forcave tė policisė, fushatės mediatike, kulturės sė paraqitjes sė kandidatėve etj. Kanė mbetur probleme me listat elektorale tė zgjedhėsve, financimi i partive politike dhe proēesi i numėrimit tė votave. Pėr listat elektorale dhe financimin e fushatės me sa jemi nė dijeni janė gjetur zgjidhje tė pranuara nga palėt kryesore.

          Numėrimi i votave ka qėnė dhe mbetet thembra e Akilit e tė gjithė proēeseve elektorale. Grindjet kryesore tė anėtarėve tė komisioneve tė qendrave tė votimit (pėrfaqėsues tė partive), kanė filluar pas mbarimit tė orarit tė votimeve. Ata shpesh nuk kanė pranuar tė firmosin proēesverbalet e numėrimit tė votave, ka patur fallsifikime apo tentativa pėr tė ndryshuar rezultatet etj. Gjykimet e zhvilluara nė Gjykatėn Kushtetuese pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001 pėr rreth 64 ankesa dhe ato tė zhvilluara nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit pėr zgjedhjet vendore 2003, vėrtetuan se dhjetėra anėtarė tė komisioneve tė qendrave tė votimit apo tė zonave zgjedhore duhet tė pėrgjigjeshin deri edhe penalisht pėr shkeljet e konstatuara. Por nuk ėshtė vėnė para pėrgjegjėsisė penale dhe dėnuar ndonjė prej kėtyre komisionerėve??? Kjo ndodh ndėr tė tjera se komisionerėt janė vullnetarė, tė cilėt ndonėse sipas Kodit Zgjedhor dhe atij Penal, kanė pėrgjegjėsi administrative dhe penale pėr detyrėn qė marrin pėrsipėr, ata mendoj se “sigurohen” nga rivalet kandidatė pėr mbėshtetjen e tyre pėr tė mos u vėnė para pėrgjegjėsisė ligjore.

 

          Si propozojmė praktikisht tė bėhet numėrimi i votave?

 

          Numėrimi i votave tė bėhet nga 3 gjyqtarė pėr njė zonė elektorale. Janė 100 zona elektorale, kurse gjyqtarė tė shkallės sė parė dhe tė Apelit nė gjithė Shqipėrinė janė mbi 300 veta. Praktikisht kjo mund tė rregullohet nė Kodin Zgjedhor nė kėtė mėnyrė:

          Ditėn e zgjedhjeve, ēdo gjyqtar pasi tė ketė votuar nė vendbanimin e tij qė nė orėn 700 tė mėngjesit, nė orėn 1300 duhet tė ndodhet nė Tiranė, nė mbledhjen e Konferencės Kombėtare tė gjyqtarėve. Pėr 100 zonat elektorale, 3 gjyqtarė do caktohen me short pėr tė numėruar votat nė qendrat e komisioneve zgjedhore tė ēdo zone elektorale. Shorti do tė drejtohet dhe organizohet nga zėvendėskryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Praktikisht p.sh. njė gjyqtar nga Shkodra, njė nga Durrėsi dhe njė nga Korēa do caktohen sėbashku tė numėrojnė votat e njė zone elektorale nė Tiranė, apo nė Elbasan, aty ku t’i bjerė shorti. Kėta gjyqtarė praktikisht nuk kanė asnjė lidhje varėsie me njėri tjetrin, as edhe lidhje me kandidatėt pėr deputetė nė zonėn ku do caktohen.

          Pasi tė bėhet shorti, pas orės 1600 grupet prej 3 gjyqtarėsh do pėrcillen nga policia me makina nė zonat elektorale pėrkatėse ku i ka rėnė shorti.

Trupat gjyqesore tė numėrimit duhet tė gėzojnė tė drejtėn e paprekshmėrisė ligjore, por edhe tė paarritshmėrisė maksimale fizike me vėzhguesit apo aktorėt e tjerė qė janė tė interesuar pėr transparencėn e procesit. Duke konsideruar kėtu edhe rolin e medias, mendoj se procesi bėhet mė i rregullt dhe optimalisht mė i besueshėm.

          Pas orės 1900, nga qendrat e votimit, kutitė e votimit tė vulosura duhet tė shoqėrohen nga 5 apo 7 anėtarėt e komisioneve tė qendrave tė votimit pėr nė qėndrėn e zonės elektorale. Aty pėr siguri do shoqėrohen me grup policėsh. Nė ēdo qėndėr votimi atė ditė do merret me qera njė furgon taxi 10 vendėsh pėr tė bėrė transportin nga qendra e votimit nė qendrėn zonale. Komisionet zonale do tė marrin nė dorėzim veēan kutitė e vulosura dhe veēan fletėt e votimit tė pakonsumuara apo tė dėmtuara.

          Tek grupi prej 3 gjyqtarėsh komisionet elektorale zonale do tė dorėzojnė tė gjitha kutitė e vulosura, tė ardhura nga qendrat e votimit. Pėr realizimin praktik tė detyrės pėr ēdo zonė elektorale duhet njė sallė me kapacitet minimal 30-40 persona. Salla tė tilla ka nė ēdo qendėr banimi si palestra shkollash, pallate sporti apo kulture ose tė pėrdoren edhe sallat e gjykatave nėpėr rrethe. Nė njė sallė do vendosen 3 gjyqtarėt dhe pėrballė tyre 5-7 anėtarėt e komisionit zonal, 10 ose mė tepėr vėzhgues tė forcave politike si dhe pėrfaqėsues tė medias. Gjyqtarėt do tė hapin kutitė dhe do bėjnė numėrimin e votave pėr ēdo kuti. Nė pėrfundim tė numėrimit tė ēdo kutije (presupozohet njė kuti pėr ēdo qendėr votimi), pėrpilohet procesverbal i veēantė dhe firmoset nga 3 gjyqtarėt. Kėshtu do tė vazhdojė numėrimi pėr ēdo qendėr (kuti votimi) deri sa tė pėrfundojė numėrimi i tė gjitha kutive tė votimit tė asaj zone elektorale. Ne pėrfundim 3 gjyqtarėt do plotėsojnė procesverbalin pėrfundimtar dhe do shpallin vendimin pėr kandidatin fitues pėr deputet dhe gjithė tė tjerėt, si subjekte politike apo si individė. Duke patur parasysh se nė ēdo zonė elektorale janė paraqitur maksimumi jo mė tepėr se 15 mijė votues (sipas Buletinit tė zgjedhjeve tė vitit 2001) kuptohet qė ky numėrim i pėrqėndruar do tė zgjatė 2 deri 3 ditė. Mendoj se kjo kohėzgjatje do tė jetė plotėsisht e justifikuar sepse do tė shuajė sherre pa mbarim dhe rritje tė imazhit pozitiv tė Shqipėrisė para opinionit publik brenda dhe jashtė saj. Po kėshtu edhe 300 gjyqtarėt shqiptarė besoj se do jenė tė gatshėm tė sakrifikojnė 2-3 ditė lirinė e tyre tė plotė tė lėvizjes nė interes tė respektimit tė verdiktit tė popullit shqiptar pėr tė drejtėn e votės sė lirė.

Masat organizative dhe praktike si zgjedhja e sallave pėr tė numėruar votat, transporti i gjyqtarėve dhe i kutive tė votimit nga qendra e votimit deri nė sallėn ku do bėhet numėrimi (nė komisionet elektorale zonale), pagesat, koha e punės dhe pushimit tė gjyqtarėve gjatė proēesit tė numėrimit, mėnyra e numėrimit dhe plotėsimit tė proēesverbaleve nga 3 gjyqtarėt etj, mund tė zgjidhen shumė mirė me udhėzime tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve.

Mund tė ketė ndonjė mendim apo dyshim nėse Kushtetuta dhe ligji “Pėr organizimin gjyqėsor” e lejon pėrfshirjen e gjyqtarėve nė kėtė veprimtari?? Mendoj se as Kushtetuta dhe asnjė ligj tjetėr nuk i ndalojnė gjyqtarėt tė kryejnė kėtė detyrė. Pika 2 e nenit 135 tė Kushtetutės ėshtė e hapur dhe mund tė shfrytėzohet jo vetėm pėr krijimin e Kolegjit Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit, tashmė tė ngritur e tė pranuar, por edhe pėr t’ju caktuar gjyqtarėve detyrėn qė tė numėrojnė votat.

          Masat ligjore pėrfshijnė vetėm ndryshimet e duhura nė Kodin Zgjedhor (ligji nr.9087 datė 19.06.2003), i cili ėshtė nė diskutim nė Komisionin Parlamentar pėr Reformėn zgjedhore. Pėr tė rregulluar proēesin e numėrimit tė votave sipas propozimit tė mėsipėrm duhet tė pėrpilohen nė formė juridike propozimet e mėsipėrme dhe tė shtohet njė Kre, pas nenit 107, kreu IV/1 me titull “Numėrimi i votave nga gjyqtarėt”. Pas kėsaj duhen ndryshuar pėrkatėsisht nė pikėn 4 tė nenit 29 (kopetencat e KQZ-sė); pikėn 5 tė nenit 30 (mbledhjet dhe vendimmarrja e KQZ-sė); pikėn 12 tė nenit 37 (detyrat e KZZ-sė); pikėn 2 tė nenit 38 (mbledhjet dhe vendimet e KZZ-sė); pikėn 2 tė nenit 44 (mbledhjet dhe vendimet e KZQV-sė); pikat “d, dh, i, i i, e, ė, f, g, gj dhe i” tė nenit 109 (numėrimi i votave); pika 1 e nenit 110 (shpallja e rezultateve); pikėn 4 tė nenit 112 (rinumėrimi i fletėve tė votimit), nenin 113 (proēedurat pėr rinumėrimin). Nė kėto dispozita duhen hequr fjalėt nė lidhje me detyrat e KQZV, KQZZ dhe KQZ pėr numėrimin e votave dhe shpalljen e fituesve. Kurse nė nenet 110 dhe 115 tė shtohet ….“rezultatet e shpallura janė tė ankimueshme nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit Tiranė”. Gjithashtu duhet bėrė njė shtesė nė pikėn 1 tė nenit 162 tė Kodit Zgjedhor (e drejta e ankimit nė gjykatėn e Apelit kundėr vendimit tė 3 gjyqtarėve pėr numėrimin apo rinumėrimin e votave).

          Avantazhet e kėtij propozimi janė:

Sė pari, gjyqtarėt janė nėpunės publikė, tė edukuar me ndjenjėn e respektimit tė ligjit dhe tė pėrgjegjshėm pėr kėtė detyrė. Ēdo shkelje e kryer, me dashje apo nga pakujdesia do t’i nėnshtrohet patjetėr kontrollit nga Inspektoriati dhe eventualisht ndėshkimit nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė. Problemet pėr prejardhjen, pėrgatitjen dhe preferencat e tyre partiake tashmė janė tejkaluar, aq mė tepėr se procesi do tė jetė tepėr transparent, ballė pėrballė nė sy tė komisionerėve, medias dhe opinionit publik. Nė fund tė fundit a nuk ishin gjyqtarėt e Kolegjit Zgjedhor tė Apelit ata qė vulosėn rezultatet e zgjedhjeve vendore tė tetorit 2003 pėr bashkitė mjaft tė rėndėsishme tė Tiranės, Durrėsit etj. Pra faktikisht fjala e fundit pėrsėri i ka mbetur gjyqtarėve.

          Sė dyti, numėrimi i votave dhe shpallja e rezultatit nga gjyqtarėt e zvogėlon rėndėsinė e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve dhe tė konfliktit nė vijim nėse vendimmarrja e tij do jetė 5 me 2 apo 4 me 3. Sepse po tė shpallin fituesit gjyqtarėt, vendimet e KQZ-sė kanė vetėm karakter rregullator dhe nuk ndikojnė nė rezultatin pėrfundimtar tė votimeve.

Sė treti, ky propozim ėshtė i vlefshėm vetėm pėr zgjedhjet parlamentare 2005. Pasi tė shihet efektiviteti, mund tė bėhen ndryshimet e mundėshme nė zgjedhjet vendore 2006.

Nuk ėshtė se problemi konsiderohet i zgjidhur vetvetiu nė kėtė mėnyrė. Pa besimin e palėve ligji ngelet fiksion juridik. Por me kėtė propozim synoj qė pėr kėtė problem tė ofroj njė kontribut modest, pa pretenduar kurrėsesi qė ky tė jetė fjala e fundit.

          Duke besuar nė mirėkuptimin tuaj,

 

                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

         ERMIR DOBJANI

   

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al