|
REPUBLlKA
E SHQIPERISE
MINISTRIA
E DREJTESISE
SHERBIMI
QENDROR I EKSPERTIMIT MJEKOLIGJOR
Nr.
22 Prot.--------- Tirane me 27/01/2003
Lenda:
Ju dergojme nje kopje te Udhezimit per rritjen e
objektivitetit te ekspertimeve mjekoligjore.
AVOKATIT
TE POPULLIT
Z.
ERMIR DOBJANI
TIRANE
Ne
lidhje me rekomandimin e
bere nga ana Juaj, per
rritjen e objektivitetit te ekspertimeve
mjekoligjore ne rastet e vdekjeve shtetasve kur dyshohet
se jane dhunuar nga punonjes te policise apo
nepunesit e shtetit, mbasi e gjykuam si te drejte perpiluam
udhezimin perkates, nje kopje te se ciles po jua dergojme edhe
Juve.
Faleminderit
per mirekuptimin.
SHEFI I SHERBIMIT
Prof. Dr. SOKRAT MEKSI
REPUBLlKA
E SHQIPERISE
MINISTRIA
E DREJTESISE
SHERBIMI
QENDROR I EKSPERTIMIT MJEKOLIGJOR
Nr.
22 Prot.--------- Tirane me 23/01/2003
Gjithe
sherbimeve mjekoligjore te rretheve te Republikes.
Per
njoftim:
MINISTRIT TE DREJTESISE
Z.
SPIRO PEĒI
AVOKATIT
TE POPULLIT
Z. ERMIR DOBJANI
Duke
marre shkas nga rekomandimi i bere nga
Avokati i Popullit Z.Ermir Dobjani, ne lidhje
me detyrimin kushtetues te
mbrojtjes te te drejtave te lirive
te njeriut nga aministrata publike, dhe
duke patur parasysh rastin e
fundit te vdekjes nga dhuna policore e
viktimes Gazmend Tahirllari ne rrethin e Korēes:
UDHEZOJ
Per
te pasur nje ekspertim mjekoligjor
sa me objektiv dhe te kualifikuar dhe
per te ruajtur pa anesine e eksperteve
te rretheve nga presionet e ndryshme te administrates lokale
(zyrtare, punonjes policie etj) kur keta
akuzohen per dhune gjate kryerjes se
detyres qe ka shkaktuar vdekje apo dhe nga presionet e
familjareve te viktimes, ne keto raste ekspertimi
mjekoligjor i kufomave te kryhet gjithmone ne nje
grup ekspertesh ku perveē ekspertit te
rrethit perkates te bejne pjese
edhe eksperte mjekoligjore nga Sherbimi
Qendror i Mjekesise Ligjore.
Ne
ēdo rast kur prokuroria, familjaret apo organizma
te tjere, japin dyshime te arsyeshme per shkaqe vdekje te
shtetasve nga dhuna e administrates shteterore eksperti i
rrethit perkates, ne bashkepunim me
Prokurorine e rrethit te l ajmeroje menjehere
Shefin e Sherbimit Qendror, i cili
do te percaktoje masat organizative
e teknike te kryerjes se ekspertimit.
SHEFI
I SHERBIMIT
Prof. Dr. SOKRAT MEKSI
|