REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Rendit Publik


                                                                                                                                 Nr. 468/1 Prot                                                                        Tiranė, mė 23/02/2004

 

L e n d a :   Kthim pergjigje

 

Drejtuar :   Avokatit te Popullit

                    Zotit Ermir DOBJANI

                                                       Tirane

 

Duke perfituar nga rasti me lejoni te shpreh vleresimin per bashkepunimin e frytshem dhe ndihmen qe Institucioni i Avokatit te Popullit ka dhene dhe jep per Minstrine e Rendit Publik, si per hartimin e akteve normative, verejtjeve dhe zgjidhjeve ligjore per raste konkrete te veprimtarise se Policise se Shtetit, organizimin e veprimtarive te perbashketa etj.

 

Ne lidhje me propozimin dhe kerkesen tuaj per permiresimin e Urdherit te MRP, Nr.1661, date 08.02.2002, “Per komunikimin me mediat” ne parim jam dakort dhe kerkoj qe te bashkepunojme me Institucionin tuaj per hartimin e nje akti normativ per komunikimin me median. Konkretisht do te propozoja organizimin e nje Tryeze te rrumbullaket per te diskutuar mbi aktin normativ te komunikimit te strukturave te MRP dhe Policise se Shtetit me median, me qellim qe ky akt te jete ne pershtatje me Aktet Nderkombetare dhe stadin e zhvillimit te demokracise ne vendin tone.

 

Duke ju falenderuar per mirekuptimin,

 

 

 

                                                                               Igli TOSKA

 

                                                                               MINISTER

                                                                                           (firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al