REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E BRENDSHME

Drejtoria e Policisė Qarkut

___________________________________________________________________________

 

Nr. 135/1 Prot.                                        Gjirokaster, me 15/01/2009

  

   

   

Lėnda:                            Kthim pėrgjigje

 

Drejtuar:                 Avokatit tė Popullit Z. Ermir DOBJANI

 

T I R A N Ė

 

 

  

Nė pėrgjigje tė Shkresės K2/860-4, datė 30.12.2008, ardhur nga ana juaj, nė tė cilėn rekomandohet dhėnia e masave disiplinore ndaj punonjėsve tė policisė qė kanė urdhėruar shoqėrimin nė polici tė shtetasit Bazo Licaj, po ju informojmė si mė poshtė:

Nga ana jonė duke u bazuar nė rekomandimet tuaja nė lidhje me kėtė problem nė bazė tė analizės sė ankesės dhe letrės suaj rezulton se:

Punonjėsi i policisė Jorgo Kokoli ka qenė ish Shef Stacioni nė Komunėn e Dropullit, i cili disa herė ka bėrė shoqėrimin e shtetasit Bazo Licaj, pėr konflikt kullotash me shtetasin Stefan Jovani. Nga ana jonė u analizuan tė gjitha rastet e shoqėrimit si dhe konflikti pėr problemet e kullotės midis shtetasve tė mėsipėrm dhe nė pėrfundim rezulton se konflikti nuk ėshtė kopetenca jonė, por ėshtė midis Komunės, Kishės dhe midis palėve dhe u ėshtė rekomanduar nga ana jonė zgjidhja e konfliktit tė pronėsisė nėpėrmjet ankimimit nė Gjykatė.

Sa sipėr nė bazė tė analizės sė bėrė dolėm nė pėrfundimin me masė konkrete pėr Shefin e Stacionit i cili veē kėsaj shkelje ka pasur dhe shkelje tė tjera disiplinore dhe penale dhe aktualisht ėshtė i pėrjashtuar nga Policia e Shtetit. Gjithashtu nė bazė tė rekomandimeve tė letrės suaj kemi bėrė lėvizje tė efektivave si dhe u ėshtė tėrhequr vėmendje tė gjithė punonjėsve qė raste tė tilla tė mos pėrsėriten dhe veprimtaria e policisė tė jetė e mbėshtetur nė ligj.

Duke ju falenderuar pėr bashkėpunimin dhe mirėkuptimin

 

 

Drejtori i Policisė Qarkut

Drejtues i Parė Arben HYSENI

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.