REPUBLIKA E SHQIPERISE

KOMANDA E DOKTRINĖS DHE STĖRVITJES

REPARTI USHTARAK 5570

___________________________________________________________________________

 

Nr. 1097 Regj.                                            Tirane, me 12.7.2005

  

   

   

Lėnda: Njoftim pėr masat e marra rreth rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit

 

Avokatit tė Popullit

Seksionit tė Veēantė

TIRANE

 

 

 

Nė respekt tė vlerėsimeve tė bėra nga ana e Juaj pėr punėn dhe aktivitetin e Brigadės sė Stėrvitjes bazė Bunavi, si dhe duke vlerėsuar ndihmesėn Tuaj nė lidhje me Rekomandimet e dhėna pėr zgjidhjen e problemeve qė ishin objekt i inspektimit Tuaj, ju njoftojmė se janė marrė masa dhe vijojnė ato pėr pėrmirėsimin e problemeve dhe shqetėsimeve tė ngritura.

Pėr sa mė sipėr nė mėnyrė tė detajuar Ju njoftojmė:

 

Pėr ēuarjen nė parametrat e lejuara tė kubaturės pėr frymė, kanė filluar punimet pėr ndėrtimin e njė fjetine tė re katėr katėshe prej muajit Qershor 2005, e cila pėrfundon nė vitin 2006. Pėrfundimi i kėsaj fjetine krijon kushte optimale jetese dhe me standarte tė larta tė kushteve higjeno-sanitare. Nė kushtet aktuale kemi nė kontroll tė plotė gjendjen e  higjenės dhe gjendjen shėndetėsore tė efektivave.

 

Nė kushtet e mungesės sė bibliotekės janė marrė tė gjitha masat qė literatura me tė cilėn furnizohet njėsia tė shpėrndahet nė reparte e nėnreparte, me qėllim qė ajo tė jetė sa mė afėr ushtarėve dhe oficerėve e nėnoficerėve pėr t’u shfrytėzuar. Ne kemi planizuar qė nė tė ardhmen e afėrt brenda mjediseve tė klasave tė pėrshtatim vendosjen e njė biblioteke tė centralizuar nė bazė Brigade.

 

Nė lidhje me problemet e shqetėsimet qė ngrihen pėr trajtimin e ushtarėve ju njoftojmė se janė marrė masa pėr mos cėnimin e korrespondencės sė ushtarėve, duke centralizuar marrjen e saj nga zyrat pėrkatėse e qytetit tė Vlorės dhe shpėrndarjen e saj me pėrgjegjėsi tek ushtarėt.

 

Me qėllim qė ushtarėt tė shohin programet televizive nė pėrputhje me orarin e veprimeve janė marrė masa qė nė kompani tė ketė televizor, si dhe tė organizohet nga personeli pėrgjegjės shikimi i programeve.

 

Pėrsa i pėrket larjes sė ushtarėve me ujė tė ngrohtė janė realizuar kushtet e nevojshme pėr larjen e efektivave ēdo ditė individualisht megjithatė janė dhėnė udhėzime qė larja e tyre tė vihet nė kontroll nga nivelet pėrgjegjėse dhe ushtarėt tė kontrollohen ēdo ditė gjatė kontrollit tė mbrėmjes nga personeli i shėrbimit. Larja e teshave tė efektivave bėhet nga firmat private, gjė e cila ka rritur sė tepėrmi nivelin nė kėtė shėrbim.

 

Nė ēdo cikėl stėrvitor nė Brigadė organizohen aktivitete tė ndryshme me karakter edukativ dhe argėtues. Kemi planizuar dhe realizuar me ushtarėt qė vijnė kryesisht nga zonat veriore tė vendit vizita nė qytetin e Vlorės nė “Muzeun e Pavarėsisė” dhe pėrgjatė rivierės sė Vlorės kemi zhvilluar aktivitete tė pėrbashkėta me tė rinjtė e shkollės sė mesme “Ali Demi” si dhe kemi sjellė nė repart parodistėt e Vlorės dhe pėr ēdo cikėl ansamblin e ushtrisė.

Pėr ēdo cikėl organizohen aktivitete sportive si kampionat futbolli dhe gara tė ndryshme. Me gjithė punėn e bėrė nė kėtė drejtim jemi tė ndėrgjegjshėm se akoma mė shumė e mė mirė duhet organizuar koha e lirė e ushtarėve.

 

Pėr njohjen e ushtarėve me legjislacionin, sidomos pėr ligjet kryesore qė veprojnė nė fushėn ushtarake, nė programin e stėrvitjes bazė kemi planizuar tema tė veēanta pėr njohjen e ligjeve: “Statusit tė Ushtarakut”, ligjit “Pėr disiplinėn nė Forcat e Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, ligjit “Pėr shėrbimin ushtarak nė Republikėn e Shqipėrisė”, “Pėr gradat dhe karrierėn nė ushtri”, ligjeve ndėrkombėtare tė luftės si “Konventa e Gjenevės dhe e Hagės” etj. Pėr njohjen e kėrkesave themelore tė kėtyre ligjeve tek ushtarėt janė pėrgatitur leksione nė zbėrthim tė tyre dhe me instruktorėt zhvillohen trajnime pėr kuptimin e trajtimin mė mirė tė tyre.

Pėrfundimet tuaja lidhur me theksimin qė duhet t’i bėhet edukimit tė ushtarėve me frymėn e kėtyre ligjeve janė marrė nė konsideratė nga ana jonė dhe po reflektohet mė sė miri nė rritjen e nivelit tė vet personelit mėsimdhėnės nėpėrmjet programeve tė trajnimit qė zhvillojmė me ta para ēdo cikli stėrvitor.

 

Ju bėj me dije dhe Ju siguroj se i gjithė personeli i Brigadės sė Stėrvitjes Bazė ėshtė nė njė proces permanent pune ku prioriteti kryesor mbetet sigurimi maksimal i kushteve tė jetesės sė ushtarėve dhe edukimi i tyre.

 

Me konsideratė tė veēantė

 

 

KOMANDANTI I REPARTIT USHTARAK 5570

KOLONEL VLADIMIR QIRJAZI

(firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.