REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E BRENDSHME

Drejtoria e Policise Qarkut Tirane

___________________________________________________________________________

 

Nr. 11621/2 Prot.                                     Tirane, me 27.08.2007

  

   

   

Lenda: Kthim pergjigje

   

Drejtuar:

AVOKATIT TE POPlfLLIT

Zotit Ermir DOBJANI

 

  T I R A N E

   

      

  

Ne Drejtorine e Policise Qarkut Tirane ka ardhur nga Institucioni i Avokatit te Popullit shkresa me Nr.K2/SH 22-5 Prot, date 31.07.2007 me te cilen "Rekomandohet zbatimi korrekt dhe pa hezitim nga punonjesit e policise i ligjit organik "Per Policine e Shtetit" gjate rasteve te tjera te shoqerimit te shtetasve dhe dispozitave proceduriale penale kur personat kane kryer vepra penale".

 

Sipas konstatimeve e rekomandimeve te Avokatit te Popullit, nderhyrja e punonjesit e policise se rendit e ne vecanti punonjesit e grupeve te gatshem dhe punonjesve te policise kriminale per rastin qe permend shkresa e Avokatit te Popullit nuk ka qene korrekte dhe ne kundershtim me nenin 118/2 "Perdorimi i Forces", parregullesi jane konstatuar ne kryerjen e veprimeve per rastet e marrjes dhe shoqerimeve te personave, si dhe mosveprimin ndaj personave te shoqeruar te cilet kishin konsumuar veper penale duke moskryer sipas dispozitave te K.Pr.Penale arrestin ne flagrance te tyre.

 

Gjithashtu me mosveprimet e tyre punonjesit e policise nuk kane marre masa per njoftimin e prokurorise per ngjarjen, si dhe kane shkelur detyrimin e parashikur ne nenin 64/1 te ligjit "Per Policine e Shtetit" per garantimin e ndihmes mjekesore per personin qe kishte nevoje per kujdes mjekesor per te mbrojtur jeten e shendetin e tij.

 

Drejtoria e Policise Qarkut Tirane me shkresen Nr. 11621/1 Prot, date   08.2007 “Terheqje Vemendje” drejtuar Komisariateve te Policise, ka kerkuar qe te njihen te gjitha strukturat dhe efektivat me Rekomandimin e Avokatit te Popullit, dhe te punohet seriozisht ne veçanti me punonjesit e policise te rendit dhe krimeve qe te zbatojne detyrat funksionale dhe te veprojne ne perputhje me ligjin organik Nr.9749, date 04.06.2007 "Per Policise e Shtetit" per respektimin te te drejtave themelore te sanksionura ne Kushtetute e ne ligj te personave te shoqeruar, te ndaluar apo arrestuar, perdorimin e forces minimale te nevojshme ne perputhje me parimin e perpjestueshmerise, zbatimin e dispozitave proceduriale penale per arrestin ne flagrance pa diskriminim e dallim te personave si dhe trajtimin njerezor dhe respektimin e dinjitetit te tyre.

 

Gjithashtu jane porositur inspektoret e policise kriminale te cilet kane atributet e oficerit te policise gjyqesore te respektojne rigorozisht kerkesat qe normojne punen e tyre, te parashikuara ne ligjin Nr.7905 date 21.03.1995 "Kodi i Procedures Penale. si dhe ligjin organik Nr.9749, date 04.06.2007 "Per Policise e Shtetit".

 

Jane porositur eprore qe ne dhenien e udhezime per kryerjen e sherbimeve te evidentohen ne menyre permanente urdherat dhe porosite e vecanta qe jepen nga shefi i Komisariatit dhe Drejtoria e Policise Qarkut per zbatimin konform ligjit e brenda kuadrit profesional te rregullave te sherbimit per sigurine e ruajtjen e rendit dhe procedurat ligjore per shoqerimin e personave, perdorimin e forces ne perputhje me parimin e perpjestueshmerise, respektimin e lirive te drejtave te njeriut.

 

Eshte kerkuar te analizohen me pergjegjesi rekomandimet e Avokatit te Popullit e te merren masa konkrete si dhe te nxirren konkluzione ne menyre qe punonjesit e policise ne Drejtori dhe Komisariate, e ne vecanti punonjesit e rendit dhe policise kriminale, te pervetesojne e te zbatojne me rigorozitet detyrimet dhe kompetencat qe parashikon ligji Nr.9749, date 04.06.2007 "Per Policise e Shtetit”.

 

Duke ju falenderuar per vemendjen.

 

 

 

 

DREJTORI

 

Kryekomisar Muhamet RRUMBULLAKU

 (firma, vula)

  

 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.