REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E BRENDSHME

Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit

___________________________________________________________________________

 

Nr. 6633/1 Prot.                                                        Tirane, me 26.11.2009

  

   

   

L ė n d a : Dėrgohen pėrgjigjet pėr disa nga rekomandimet e Avokatit tė Popullit.

 

 

D r e j t u a r:                    Z. ERMIR DOBJANI  

 

AVOKATI I POPULLIT

  

                                                                               T I R A N Ė

 

 

I nderuar zoti Avokat i Popullit,

 

Nė pėrgjigje tė Tuajės nr. K2/Sh19-4, datė 06.11.2009 dhe tė rekomandimeve tė dėrguara pas inspektimeve e vizitave tė kryera nė strukturat e drejtorive tė policisė sė qarqeve Lezhė, Shkodėr, Kukės dhe Dibėr, ju bėjmė me dije se:

 

Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit dhe strukturat e policisė vendore janė njohur dhe kanė vlerėsuar punėn e institucionit qė Ju drejtoni si dhe tė rekomandimeve pėr pėrmirėsimin e kushteve tė ambienteve/mjediseve ku mbahen e trajtohen personat e shoqėruar, arrestuar/ndaluar, pėr njohjen, zbatimin dhe garantimin e plotė tė tė drejtave kushtetuese dhe ligjore tė kėsaj kategorie personash.

 

  1. Mbi rekomandimet pėr pėrmirėsimin e kushteve nė ambientet pėr personat e shoqėruar, arrestuar/ndaluar:

Marrja e masave pėr pėrmirėsimin e kushteve tė ambienteve dhe tė mjediseve pėr tė shoqėruarit, arrestuarit/ndaluarit, ka qenė vazhdimisht nė qendėr tė vėmendjes nga ana jonė, duke realizuar njė sėrė investimesh, tė tilla janė:

 

-    Pėrfundimi i rikontruksionit tė ambienteve tė drejtorisė dhe komisariatit tė Policisė Lezhė si dhe i ambienteve pėr tė shoqėruarit, arrestuarit/ndaluarit.

-    Pėrfundimi i rikonstruksionit tė ambienteve tė Komisariatit tė Policisė Fier, ku janė vėnė nė funksionim mjediset e reja pėr tė shoqėruarit dhe sė shpejti do tė vihen nė funksionim dhe ambientet e sigurisė pėr personat e arrestuar/ndaluar.

-   Ka pėrfunduar rikonstruksioni i ambienteve pėr personat e shoqėruar, arrestuar/ ndaluar nė Komisariatin e Policisė nr.5 (Kamėz) dhe Kavajė, nė Drejtorinė e Policisė tė Qarkut Tiranė.

-    Ka filluar rikonstruksioni i plotė i ambienteve pėr personat e shoqėruar, arrestuar/ ndaluar nė Komisariatin e Policisė Gjirokastėr, Korēė dhe Kukės.

-    Ka pėrfunduar detyra e studim projektimit pėr rikonstruksionin e ambienteve tė komisariateve tė policisė Dibėr, ku sė shpejti pritet tė fillojnė punimet pas pėrfundimit tė procesit tė tenderimit.

-    Ėshtė pėrfunduar studimi dhe projektimi pėr rikonstruksionin e krijimin e ambienteve tė pėrshtatshme pėr kėtė kategori personash nė komisariatin e policisė Durrės dhe nė vitin 2010 do tė fillojnė punimet. Po kėshtu janė nė fazėn e studimit dhe hartimit tė projekteve pėr rikonstruksionin e ambienteve tė komisariateve tė policisė Vlorė, Berat dhe Pogradec.

 

Jemi tė ndėrgjegjshėm pėr domosdoshmėrinė e ekzekutimit tė masave tė menjėhershme nė drejtim tė pėrmirėsimit, rikonstruksionit apo krijimit tė ambienteve tė reja sipas kushteve dhe standarteve ndėrkombėtare, pėr garantimin e tė drejtave kushtetuese e ligjore tė kėtyre personave.

Realizimi i ndėrhyrjeve pėr tė gjitha ambientet nė drejtoritė, komisariatet dhe stancionet e policisė ėshtė i pamundur pasi nevojiten burime tė konsiderueshme financiare si dhe njė periudhė relativisht e gjatė kohe.

 

Ndėrhyrjet pėr rikonstruksionin total tė godinave tė drejtorive, komisariateve, stacioneve tė policisė dhe tė ambienteve pėr personat e shoqėruar, arrestuar/ndaluar janė kryer e do tė vazhdojnė tė kryhen sipas planifikimeve tė PBA-sė dhe fondeve tė akorduara nga Ministria e Financave.

 

Nga fondet e pėrcaktuara pėr shpenzime, ēdo njėsi buxhetore policore ka realizuar ndėrhyrje tė pjesshme pėr pėrmirėsimin e kushteve tė tyre siē janė: lyerja, pajisja me orendi tė tilla si stola, karrige dhe tavolina pune, zgjerimi i dritareve e krijimi i kushteve pėr ajrim dhe ndriēim tė plotė natyral, etj.

 

Lidhur me ndėrtimin dhe funksionimin e nyjeve tė WC-sė brenda nė dhomat e sigurisė tė Komisariatit tė Policisė Lezhė, ju sqarojmė se ndėrtimi i kėtyre ambienteve ėshtė bėrė konform kėrkesave dhe normave tė pėrcaktuara nga Komiteti Europian pėr Parandalimin e Torturės dhe Trajtimeve Ē’njerėzore, si dhe me asistencėn e misioneve tė huaja policore PAMECA dhe ICITAP.

Pėr kėtė qėllim, nė muajin Nėntor 2008 ju ėshtė dėrguar pėr mendim projekt rregullorja “Pėr sigurimin e trajtimin e personave tė arrestuar e ndaluar nė dhomat e sigurisė tė Policisė sė Shtetit” dhe nė pėrgjigjen Tuaj nr. 248/1, datė 03.12.2008 nuk janė bėrė vėrejtje apo sugjerime pėr kėtė fakt.

 

  1. Mbi rekomandimet pėr zbatimin e akteve ligjore qė kanė tė bėjnė me shoqėrimin, arrestimin, ndalimin e personave dhe garantimin e tė drejtave tė tyre nė kėtė fazė:

Nga ana jonė do tė intensifikohet puna dhe pėrpjekjet pėr rritjen e nivelit tė njohjes dhe tė zbatimit nė praktikė tė tė drejtave tė personave qė u privohet liria, nga gjithė personeli i Policisė sė Shtetit.

 

Strukturat qendrore tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, do tė marrin tė gjitha masat pėr kryerjen e inspektimeve, monitorimeve dhe kontrolleve ndaj veprimtarisė tė drejtorive, komisariateve dhe stacioneve tė policisė pėr respektimin dhe garantimin e plotė tė drejtave dhe lirive themelore tė personave qė u privohet liria.

 

Pėr rekomandimet e dėrguara dhe masat qė do tė merren pėr zbatimin e tyre, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė ka pėrgatitur dhe dėrguar gjithė strukturave tė saj, Letėrporosinė Nr. 1328, datė 23.11.2009 “Pėr respektimin dhe garantimin e plotė tė drejtave dhe lirive themelore kushtetuese e ligjore tė personave, gjatė veprimtarisė sė Policisė sė Shtetit”, kopje tė sė cilės do ta gjeni bashkėlidhur.

 

 

Duke ju falenderuar pėr rekomandimet dhe bashkėpunimin Tuaj.

 

 

 

 

Drejtor i Pėrgjithshėm

 

Hysni BURGAJ

(firma, vula)

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

 

REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

MINISTRIA E BRENDSHME

                 Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit              

   

Nr. 6971 prot.                                                                          Tiranė, mė 23.11.2009

 

Letėr – porosi

 

Nr. 1328, datė 23.11.2009

   

Pėr

Respektimin dhe garantimin e plotė tė drejtave dhe lirive themelore kushtetuese e ligjore, tė personave gjatė veprimtarisė tė Policisė sė Shtetit.

 

 

 

Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, nėpėrmjet Departamentit tė Sigurisė Publike, Departamentit tė Shėrbimeve Mbėshtetėse dhe Drejtorisė sė Standarteve Profesionale, gjatė vitit 2009 ka zhvilluar disa inspektime dhe monitorime ndaj strukturave tė policisė vendore lidhur me respektimin dhe garantimin e tė drejtave dhe lirive themelore qė ju njeh ligji personave gjatė shoqėrimit, marrjes nė pyetje, ndalimit / arrestimit dhe trajtimit nė kėto ambiente.

 

Vizita dhe inspektime nė kėtė drejtim janė zhvilluar nė tė gjitha drejtoritė, komisariatet dhe stacionet e policisė nga institucioni i Avokatit tė Popullit, Komiteti pėr Parandalimin e Torturės dhe Trajtimeve Ēnjerėzore i KE-sė, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe organizma tė tjerė vendas dhe tė huaja pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe nė veēanti pėr personat qė u ėshtė privuar liria.

 

Institucionet dhe organizmat e sipėrpėrmendura nė informacionet dhe raportet e vizitave / inspektimeve kanė bėrė prezent rastet e shkeljeve e tė mos respektimit tė tė drejtave kushtetuese e ligjore tė personave qė shoqėrohen, ndalohen / arrestohen gjatė aktivitetit praktik nga Shėrbimet e Policisė sė Shtetit.

Shkeljet e konstatuara janė si vijon:

  • Shumė persona tė dyshuar si autorė tė veprave penale si dhe tė dėnuar me vendim tė formės sė prerė me burgim nė mungesė, mbahen dhe trajtohen nė ambientet e policisė si tė shoqėruar nė kundėrshtim me pėrcaktimet e bėra nė nenin 101/1/ “a” dhe “b” dhe nenit 106 tė Ligjit “Pėr Policinė e Shtetit”.

  • Ndaj personave tė cilėt disponohen tė dhėna pėr shkelje tė ligjit apo kanė dijeni pėr rrethana tė dobishme pėr hetimin, nuk aplikohet zbatimi i kėrkesave tė nenit 100 tė Ligjit “Pėr Policinė e Shtetit” pėr njoftimin pėr paraqitje nė polici dhe nenit 312 tė K.Pr.Penale, por shoqėrohen nė mėnyrė tė detyrueshme.

  • Nė regjistrat e personave tė shoqėruar nuk shėnohen arsyet dhe shkaku i vėrtetė i  shoqėrimit por nė tė shumtėn e rasteve shėnohet “pėr verifikim” apo “pėr konflikt”, kur nė tė vėrtetė janė tė dyshuar, autorė tė veprave tė ndryshme penale apo autorė tė kundravajtjeve administrative.

  • Nė rubrikėn pėr njoftimin e familjarėve apo tė afėrmve, pėr arsyen e shoqėrimit dhe vendndodhjen e personit nuk pasqyrohet identiteti dhe numri i telefonit tė personit tė njoftuar. Nė disa raste pasqyrohen numra telefoni duke mos u bėrė nė fakt njoftimi si dhe shėnohen numra telefoni qė nuk u pėrkasin familjarėve dhe tė afėrmve tė personave tė shoqėruar.

  • Personave tė shoqėruar nė mjediset e policisė, u bėhet kontroll vetjak duke ju hequr nga trupi e bllokuar sendet personale si: orė, telefon xhepi, varėse, byzylykė, unaza, rrip mesi, lidhėse kėpucėsh, etj, nė kundėrshtim me nenin 108 dhe 109 tė Ligjit “Pėr Policinė e Shtetit”.

  • Nė procesverbalet e arrestimit nė flagrancė dhe tė ndalimit nė disa raste nuk pasqyrohet ora e vėrtetė e privimit tė lirisė por pasqyrohet ajo e pėrpilimit tė procesverbaleve, duke mos llogaritur nė kėtė kohėn orėt e qėndrimit si i shoqėruar.

  • Ka raste qė personave tė ndaluar / arrestuar nuk u bėhen tė njohura tė drejtat qė kanė nė kėtė fazė tė procedimit penal si ajo pėr tė pasur mbrojtje me avokat, pėr tė mos bėrė asnjė deklaratė, etj.

  • Ndaj tė ndaluarve / arrestuarve nuk kryhen vizitat dhe kontrollet mjekėsore nga personeli pėrkatės menjėherė pas marrjes sė kėtyre masave apo brenda 24 – orėshit tė parė tė tyre, si dhe nuk ēelen kartelat pėrkatėse mjekėsore ku tė pasqyrohet gjendja shėndetėsore e tyre.

  • Nė ambientet e dhomave tė sigurisė pėrsėri ka raste qė tė miturit mbahen nė dhoma tė pėrbashkėta me tė ndaluar / arrestuar tė moshės madhore.

  • Mbajtja e trajtimi i personave tė shoqėruar, ndaluar / arrestuar shpesh herė bėhet nė mjedise e ambiente qė nuk plotėsojnė as minimumin e kushteve dhe standarteve pėr njė trajtim dinjitoz e njerėzor tė shtetasve, si pa ajrim e ndriēim natyral, pa orendi tė tilla si karrige / stola e tavolina pune, pa ndriēim elektrik nga rrjeti, pa mundėsi dhe kushte pėr tė kryer nevojat personale, tė pa pastra e tė pa lyera, dhomat e sigurisė nuk janė pajisur me krevate e tesha tė pastra pėr fjetje ku akoma fjetja realizohet nė dysheme, etj.

  • Nė mjediset e ambientet pėr tė shoqėruarit, ndaluarit / arrestuarit si dhe nė ambiente tė tjera tė njėsive policore nuk janė tė ekspozuara formate me tė drejtat kushtetuese dhe ligjore tė kėsaj kategorie personash nė gjuhė shqipe dhe tė huaj.

  • Plotėsimi me vonesė dhe i paplotė i dokumentacionit pėr transferimin nė IEVP pėr tė ndaluarit / arrestuarit qė janė me masėn e sigurimit “arrest nė burg” si dhe pėr tė dėnuarit me vendim tė formės sė prerė me burgim nė mungesė, pėr pasojė kėta persona janė mbajtur nė kėto ambiente nga 7- 10 ditė.

  • Personave tė dėnuar me vendim tė formės sė prerė me burgim nė mungesė gjatė qėndrimit nė ambientet e dhomave tė sigurisė deri nė transferimin e tyre nė IEVP, nuk u krijohen mundėsi pėr tė realizuar larje tė trupit.

Sa sipėr, bazuar nė nenin 20 tė Ligjit Nr. 9749, datė 04.06.2007 “Pėr Policinė e Shtetit”, nė nenin 105 e vijues tė Ligjit Nr. 8485, datė 12.05.1999 “Kodi i Procedurave Administrative tė Republikės sė Shqipėrisė” dhe pikės “a” neni 39 i Rregullores sė Brendshme tė Policisė sė Shtetit miratuar me Urdhėrin nr. 1404, datė 09.12.2008 tė Ministrit tė Brendshėm;

Me qėllim respektimin e garantimin e tė drejtave qė u njeh kushtetuta, aktet e tjera ligjore dhe konventat ndėrkombėtare, kėsaj kategorie personash dhe pėrmirėsimin e kushteve tė qėndrimit e ato higjeno-sanitare nė ambientet e shoqėrimit, ndalimit e arrestimit,

 

 

P o r o s i s:

 

 

  1. Drejtuesit e strukturat vendore tė policisė tė marrin masa tė plota pėr organizimin, drejtimin dhe monitorimin e punės sė shėrbimeve tė policisė lidhur me njohjen, zbatimin dhe garantimin e tė drejtave dhe lirive themelore kushtetuese dhe ligjore tė personave qė shoqėrohen, ndalohen dhe arrestohen nė mjediset pėrkatėse tė njėsive policore. Pėr rastet e konstatimit tė shkeljeve e mos garantimit tė plotė tė tė drejtave tė kėtyre personave nga punonjėsit e policisė, tė mbahet qėndrim administrativ duke filluar procedurat pėr ecurinė disiplinore.

  2. Personat e dyshuar si autorė tė veprave penale si dhe tė dėnuar me vendim tė formės sė prerė me burgim nė mungesė tė mos trajtohen e mbahen si tė shoqėruar por ndaj tyre tė aplikohet marrja e masave tė menjėhershme e arrestimit nė flagrancė apo ajo e ndalimit.

  3. Pėr personat tė cilėt disponohen tė dhėna pėr shkelje tė ligjit apo kanė dijeni pėr rrethana tė dobishme tė hetimit, tė zbatohen kėrkesat e nenit 100 tė Ligjit  “Pėr Policinė e Shtetit” duke bėrė njoftimin pėr paraqitje tė tyre nė polici si dhe kėrkesat e nenit 312 tė K.Pr.Penale. Nė rast tė mos zbatimit tė njoftimeve pėr paraqitje tė merren masa pėr shoqėrim tė detyrueshėm.

  4. Nė regjistrat e personave tė shoqėruar tė evidentohen tė dhėnat sipas rubrikave pėrkatėse pėr personat qė shoqėrohen sipas kėrkesave tė Ligjit “Pėr Policinė e Shtetit” nė nenet 101 dhe 106. Tė pasqyrohet arsyeja dhe shkaku i vėrtetė i shoqėrimit, tė dhėna pėr identitetin dhe numrin e telefonit tė familjarit apo tė afėrmit qė njoftohet pėr shoqėrimin dhe vendndodhjen e tė shoqėruarit.

  5. Personave tė shoqėruar sipas pėrcaktimeve tė neneve 101 dhe 106 tė ligjit “Pėr Policinė e Shtetit” tė mos u bėhet kontroll vetjak fizik, pasi njė gjė e tillė pėrbėn shkelje tė rėndė tė drejtave kushtetuese tė njeriut. Kontrolli vetjak fizik tė kryhet vetėm nė kushtet e pėrcaktuara nė nenet 108 dhe 109 tė Ligjit “Pėr Policinė e Shtetit”.

  6. Nė tė gjitha rastet e marrjes sė masave tė arrestimit nė flagrancė apo tė ndalimit, nė procesverbalet pėrkatėse tė pasqyrohet ora faktike e privimit tė lirisė sė personit dhe jo ora kur pėrpilohet procesverbali. Nė kėtė afat tė llogaritet dhe koha qė ėshtė harxhuar pėr shoqėrim apo kryerje tė veprimeve tė tjera proceduriale.

  7. Personave tė shoqėruar t’u bėhen tė njohura tė drejtat qė u njeh neni 107 i Ligjit “Pėr Policinė e Shtetit” dhe marrja e masave pėr garantimin e plotė tė tyre si: komunikimi i arsyes e shkakut pėr shoqėrim, krijimi i mundėsive dhe realizimi i njoftimit tė njė pjestari tė familjes apo njė tė afėrmi. Personave tė arrestuar e ndaluar t’u komunikohet e drejta qė kanė pėr mbrojtje me avokat, e drejta qė tė mos bėjnė deklarata pasi ato do tė pėrdoren nė proces gjyqėsor kundėr tij.

  8. Marrjen e masave tė plota pėr tė garantuar vizitė dhe kontroll mjekėsor pėr ēdo tė arrestuar e ndaluar menjėherė pas marrjes sė kėtyre masave por jo mė vonė se 24 orė. Personeli mjekėsor i D.P.Qarqeve pėr ēdo vizitė dhe kontroll tė kryer tė ēelin kartelat mjekėsore ku tė pasqyrojnė gjendjen shėndetėsore tė tyre.

  9. Garantimi nė praktikė i tė drejtės pėr tė ndaluarit / arrestuarit e mitur pėr t’i siguruar e trajtuar nė dhomė tė ndarė nga personat e rritur.

  10. Pėrmirėsimin e kushteve tė qėndrimit, tė higjienės e pastėrtisė nė mjediset e shoqėrimit e ato tė sigurisė, vendosjen e stolave / karrigeve e tavolinave tė punės nė mjediset e shoqėrimit. Vendosjen e krevateve pėr fjetje dhe dhėnien e teshave tė pastra e nė gjendje tė mirė pėrdorimi nė ambientet e dhomave tė sigurisė, kryerjen e larjeve tė trupit pėr ata persona qė mbahen mbi 2 ditė nė kėto ambiente.

  11. Pėrgatitjen e formateve tė shkruar me tė drejtat kushtetuese, ligjore dhe proceduriale qė kanė kjo kategori personash nė gjuhėn shqipe dhe tė huaj. Afishimin e tyre nė tė gjitha mjediset e shoqėrimit, arrestimit / ndalimit e ambiente tė tjera tė policisė.

  12. Pas shqyrtimit e vendosjes sė masės sė sigurimit “arrest nė burg” nga gjykata, tė merren masa tė menjėhershme pėr plotėsimin e dokumentacionit pėrkatės e transferimin e tyre nė institucionet e paraburgimeve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve. Pėr tė dėnuarit me vendim tė formės sė prerė me burgim nė mungesė, tė bėhet menjėherė kėrkesa pėr D.P. Burgjeve e shoqėruar me kopje tė Urdhėrit pėr Ekzekutimin e Vendimit Penal dhe kopje tė Vendimit Penal tė Gjykatės pėrkatėse.

  13. Departamenti i Sigurisė Publike, Departamenti i Shėrbimeve Mbėshtetėse dhe Drejtoria e Standarteve Profesionale, ngarkohen me planifikimin e kryerjen e inspektimeve pėr nivelin e realizimit tė detyrave, si dhe dhėnien e asistencės teknike pėr realizimin e pėrmirėsimit tė kushteve tė ambienteve tė mėsipėrme.

  14. Me zbatimin e detyrave tė kėsaj letėrporosie, ngarkohen drejtorėt e policisė sė qarqeve dhe shefat e komisariateve tė policisė, tė cilėt tė informojnė nė D.P.P. pėr realizimin e tyre brenda datės 15.12.2009.

Kjo letėrporosi tė punohet me tė gjithė punonjėsit e Policisė sė Shtetit.

 

 

 

 

Drejtor i Pėrgjithshėm

 

HYSNI BURGAJ

(firma, vula)
 

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.