UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES

R E K T O R A T I

___________________________________________________________________________

 

Nr. 4/2 Prot.                                             Tiranë, më 26/03/2007

   

      

 

Lenda:             Kthim pergjigje.

                   

Drejtuar:         Avokatit te Popullit

                                                                             TIRANE

  

  

Ne pergjigje te shkreses suaj Nr. K3/B80-8 Prot, date 27.2.2007 “Kerkohet pergjigje per rekomandimin ne lidhje me çeshtjen e shtetases Behije Hoxha”, ju informojme se ne mbledhjen e pergjithshme te stafit akademik dhe administrativ, te Universitetit Aleksander Moisiu”, Durres pas diskutimeve per çeshtjen e studentes Behije Hoxha u arrit ne perfundim, per mbetjen ne fuqi te pezullimit te perkohshem, vetem per kete vit akademik i zbatimit te pjeses se rregullores qe prek çeshtjen ne fjale. Ne statutin e Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres, i cili i eshte derguar per miratim Ministrise se Arsimit dhe Shkences, eshte parashikuar se ne ambjentet e Universitetit “Aleksander Moisiu”, Durres, nuk do te lejohet perdorimi nga studentet apo anetaret e stafit administrativ ose akademik i veshjeve apo simboleve qe identifikojne personin me grupe te ndryshme fetare apo rracore.                        .

Duke pasur parasysh ligjin nr.8461, date 25.2.1999 “Per arsimin e larte ne Republiken e Shqiperise”, ku sanksionohet parimi i laicitetit ne arsimin e larte, sugjerimet e juaja ne kete rast nuk shikohen te kene baze ligjore per t’u marre ne konsiderate nga ana jone .

 

Ju falenderojme per rekomandimet.

 

 

R E K T O R I

 

Agim KUKELI, Ph.D.

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.