REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Brendshme

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit

___________________________________________________________________________

 

Nr. 2867/1 Prot.                                            Tirane, me 25.08.2006

  

   

   

Lenda:   Per marrjen e masave ne vleresim te rekomandimeve te

              Avokatit te Popullit, lidhur me zbatimin e garantimin e te

              drejtave te shtetasve per t’u mbrojtur me avokat.

 

 

ZOTI   ERMIR DOBJANI

 

AVOKATI I POPULLIT

 

         T I R A N E

 

   

  

Lidhur me shqetesimin Tuaj “. . per moslejimin e avokateve qe te hyjne ne ambientet e organeve te policise per te marre takim me klientet e tyre qe ne momentet e para te shoqerimit, ndalimit apo arrestimit . .” dhe zbatimin e rekomandimeve per eliminimin e nje fenomeni te tille, ju bejme me dije se :

 

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ne vleresim te rekomandimeve tuaja, menjehere u terhoqi vemendjen gjithe strukturave vendore te saj dhe ka urdheruar:

 

• Marrjen e masave te plota per te zbatuar dhe garantuar te drejtat dhe lirite ligjore e njerezore te shtetasve e ne veçanti te asaj per t’u mbrojtur me avokat.

Te lejojne hyrjen e avokateve mbrojtes ne ambjentet e organeve te policise per te kontaktuar dhe marre ne mbrojtje personat qe u eshte privuar liria qe ne momentet e para te shoqerimit, ndalimit apo arrestimit, kur keta te fundit kerkojne pranine e avokatit.

• Te ripunojne konventat nderkombetare, aktet ligjore dhe nenligjore qe sanksionojne te drejtat dhe lirite e personave, si:

-         Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut

-         Pjese nga Kushtetuta e Republikes

-         Pjese te Ligjit nr. 8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”

-         Ligji nr. 9109, date 17.07.2003 “Per profesionin e Avokatit te Republiken e

          Shqiperise”

-         Nene te veçanta te Kodit te Procedures Penale, etj.

 

Strukturat qendrore te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne vazhdimesi do te ushtrojne kontrolle per zbatimin dhe permbushjen e detyrimeve ligjore lidhur me garantimin e lirive dhe te drejtave ligjore te personave dhe veçanerisht per ata qe u eshte privuar liria.

 

Duke ju falenderuar per bashkepunimin dhe mirekuptimin.

 

D r e j t o r i

   

  Drejtues Bajram IBRAJ

   (firma, vula)     

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.