|
Nr.
119
Prot. Tiranė, mė
22/08/2005
Per:
Avokati i Popullit
Z. Ermir DOBJANI
Nga
: Drejtoria Shendetit Publik & Inspektoriati Sanitar
Shteteror.
Lenda
: Sqarime dhe angazhime
Ne
pergjigje te rekomandimeve Tuaja derguar me nr. K3/S40-3 Prot.
Dhe nr. Dok. 200501168/3, dt 28.07.05; ardhur tek ne ne dt
01.08.05 sqarojme:
a-
Gjendja Higjieno Sanitare, kushtet e punes dhe shendeti I
punonjesve ne subjektet qe prodhojne kepuce ne Qarkun e Tiranes,
nga kontrollet tona rezulton:
Ne
qytetin e Tiranes jane regjistruar prane sherbimit te higjienes 19
subjekte te prodhimit te kepuceve me nje fuqi punetore rreth
3800-4000 punetore, shifer e cila varion nga sezoni dhe ngarkesa
ne pune.
Me
te rendesishme nga madhesia dhe procesi teknologjik jane
Fab.kepuceve Albako Shoes, Tirana, Doriana, Tomaficio Bama, Miral,
Astra 2000, ndersa te tjerat jane me teper linja prodhimi qepje
faqe kepucesh. Linjat dhe fabrikat e kepuceve kane mbi 10 vjet qe
funksionojne duke rritur aktivitetin e tyre gradualisht dhe sot
zene nje peshe te rendesishme ne industrine e prodhimit te
kepuceve ne Qarkun e Tiranes.
Nga
relacionet teknike, te marra ne vite, anketimit higjeno sanitar,
kontrollet e kryera ne keto subjekte, si dhe nga nje studim i
plote i kryer ne dy subjekte ne fab. kepuceve Tirana (Filanto) dhe
Tomaficio Bama ne bashkepunim me Institutin e Shendetit Publik, po
paraqesim shkurtimisht situaten higjienike te kushteve te punes
dhe gjendjen shendetesore te punonjesve:
-
Magazinimi i lendeve te para. Si lende te
para jane lekura, lekura sintetike, hastar, beze, sfungjer, penj,
mastic dhe materiale te tjera ndihmese si percina, tokeza,
fortesa, lidhese etj. Lendet e para jane importi te certifikuara
nga KE dhe perdoren edhe ne industrite homologe te Europes.
-
Procesi i prerjes se lekureve dhe hastareve.
Kryesisht 70-80 % e lekureve vjen e prere nga importi sipas
modeleve te ndryshme dhe 20-30% priten ne keto subjekte.Nga
vezhgimi higjeno sanitar ky proces nuk krijon zhurma dhe pluhura
te cilat jane ne pergjithesi me te uleta se normat.
-
Procesi i qepjes se faqeve te kepuceve. Ne
operacionet e qepjes se hastarit, bashkim me ngjitje dhe qepje
hastari ne lekure, lyerje me boje, perfundimi i faqes se kepuces,
amballazhimi, magazinimi etj. perdoren makina qcpese, disa makina
zmerilimi, disa makina te vendosjes se percinave ose togezave,
etj.
-
Procesi i paramontimit eshte ne linja te automatizuara dhe gjate
procesit te punes ne pergjithesi nuk ka faktore te riskut per
shendetin ne pune te punojesve. Ne keto procese kryhet qepja dhe
ngjitja e disa pjeseve te hastareve me mastic te ftohte.
-
Procesi I montimit te plote ka te beje me vendosjen e
fundit te tabanit ose gomes dhe kryhet nga makinerite e
injeksionit te cilat jane te pajisura me impiante te aspirimit
lokal te cilat thithin avujt e krijuar nga procesi i punes gjate
shkrirjes dhe pasi kalojne nepermjet filtrave shkarkohen ne
atmosfere.Ky cikel eshte i mbyllur dhe nuk ndikon ne mjediset e
tjera te punes. Punetoret ne keto operacione pune jane te pajisur
edhe me mjete mbrojtese individuale si maska, doreza, syze etj. Si
mastic perdoret mastici Evostik 900 (perzierje hidrokarburesh) dhe
mastici me baze uji Hidromar 88. Procesi perfundimtar kryhet vetem
ne Fab.e Kepuceve Albako Shoes, Doniana, Tirana dhe se fundi edhe
ne Vore, ndersa te tjerat kryejne vetem proceset e qepjes se
faqeve te kepuceve.
-
Struktura e fuqise punetore karakterizohet nga nje
mbizoterim i seksit femer mbi 90 % me nje moshe mesatare nen 30
vjet dhe me nje vjetersi ne pune nen 5 vjet.
-
Mjediset e punes dhe ekspozimi profesional. Zakonisht
proceset e punes ne Fab e Kepuceve kryhen ne ambiente te
perbashketa sidomos ne linjat e prodhimit te faqeve te kepuceve ku
kryhen operacionet e prerjes, ngjitjes dhe qepjes. Ne pergjithesi
ne keto linja dhe fabrika siperfaqja dhe vellimi per punetor jane
brenda normave higjeno sanitare mbi 4 m2 dhe 12m3 per person.
-
Mikroklima ne mjediset e punes percaktohet nga nje radhe
faktoresh si siperfaqja per m2 dhe m3 / punetor, prania e burimeve
alternuese ne procesin e punes, prania e ajrimit natyral e artificial,
numeri i personave etj, ku nga nje studim i kryer ne fab Tirana
dhe nga vrojtimet higjeno sanitare te kryera ne vite kane
treguar se parametrat klimatike si temperatura e, ajrit,
lageshtia, korentet duhet konsideruar te pranushme. Situata
paraqitet e kenaqeshme edhe per treguesit e ndriēimit natyral e
artificial ne keto procese pune.
-
Ekspozimi kundrejt gazeve dhe pluhurave ne keto linja
prodhimi eshte i kufizuar,keshtu p.sh. ne repartet e zumparimit te
lekures dhe gomes ka aspirim lokal dhe nga rezultatet e matjeve ne
studimin e kryer nga Instituti i Shendetit Publik ne Fab.Tirana
niveli i pluhurit te suspenduar (LGS) rezultoi i ulet nga 0.2
mg/m3 deri ne 1.5 mg/m3, kur vlera e kufirit te normes eshte deri
ne 8 mg/m3.
-
Ne Fabriken dhe linjat e prodhimit te kepuceve ne pergjithesi
ekzistojne sistemet e aspirim ventilimit te kombinuara ose njeri
prej tyre.Megjithe permiresimet e kryera ne vite ne drejtim te
sistemit te aspirim ventilimit te pergjithshem, situata ne vendet
e punes nuk mund te konsiderohet e zgjidhur ne menyre perfekte,
mbasi ne mjaft raste aspirimi lokal ne vendet e punes ku perdoren
edhe lende volative mungon, megjithate edhe ne keto raste
rezultatet e matjeve, vlerat e S02, C02, dhe disa lendeve volative
si acetoni,Etilacetati, N-Heptani kane rezultuar ne kufite e
lejueshme te normave. Ne nje kategori punonjesish te cilesuar si
grupi i trete qe punojne drejteperdrejt dhe gjate gjithe kohes se
punes me lende te njohura si lende te demshme per shendetin, u
kryen disa ekzaminime shendetesore e toxikologjike perfshire edhe
analizat e gjakut dhe te urines per permbajtje te fenoleve.
Rezultatet perfundimtare u vleresuan pa probleme. Referuar lendeve
ndaj te cilave jane ekspozuar punetoret dhe nga vrojtimet e kryera
nuk ka pasur argumenta per mundesine e shfaqjes se semundjeve
profesionale gjate procesit te punes.
-
Ne 15 diteshin e dyte te muajit Korrik te ketij viti u shtruan ne
kliniken e semundjeve profesionale 4 raste me shtim te fenoleve ne
gjak. Nga ana e jone u shkua ne klinike ku u moren te dhenat nga 3
paciente te shtruar (pasi nje kishte dale), dhe nga k/infermierja
e pavionit, kartelat nuk u pane pasi ato disponoheshin vetem nga
shefi i klinikes.
-
U inspektuan subjektet respektive ku punonin pacientet e shtruar,
per te kryer nje vezhgim me te hollesishem per operacionct e
punes. Duke marre te dhena nga personeli teknik dhe ai shendetesor
rezultoi se te katert rastet jane shtruar ne spitale pa rekomandim
te mjekeve te ndermarrjes dhe te mjekeve specialiste te semundjeve
profesionale prane poliklinikave te qytetit. Ne praktiken e kesaj
klinike nuk jane derguar epikrizat percjellese pas daljes nga
spitali, gje qe do te realizonte ndjekjen ne vazhdimesi te
gjendjes shendetsore te punetoreve nga Kabineti I Semundjeve
Profesionale Ambulatore dhe nga mjeku i ndermarrjes.Te dy keto
sherbime ne bashkepunim me Inspektoriatin Sanitar do te kryenin
investigimet e metejshme ne vendet e punes dhe gjendjen
shendetesore te punonjesve te tjere.
-
Te sensibilizuar nga media dhe pas rekomandimeve Tuaja Drejtoria e
Shendetit Publik organizoi vezhgimin sanitar dhe rikontrollin e
subjekteve kryesore te prodhimit te kepuceve si Alba Shoes,
Tirana, Tomaficio Bama, Doriana, Rozimpex, Miral Sh.p.k.dhe Astra
2000Tiralba, Megy, dhe fab.kepuceve Vore ku ne kete te fundit si
sektor i hapur rishtaz u kerkua edhe relacioni teknik perkates
duke lene edhe detyra me shkrim per permiresimin e gjendjes.
Detyra
u lane ne Fab.Miral dhe Megy kryesisht per permiresimin e kushteve
te ventilimit. Grupi vazhdoi punen deri me 10-12 Gusht.
b-
Meqenese gjate muajit Gusht, dy javeshi i fundit, aktiviteti eshte
reduktuar (si periudhe e lejeve te zakonshme) me filliminn e
muajit Shtator do te punohet me nje program (bashkangjitur)
bashkepunimi me Inspektoriatin e Punes prane Ministrise perkatese.
Duke
ju falenderuar per rekomandimet Tuaja, tashme te kthyera ne detyra
(panvaresisht se ne materialin Tuaj ka vleresime te njeanshme dhe
kryesisht opinioni I specialisteve te Klinikes se Semundjeve
Profesionale), nga ana e jone do te kete angazhim serioz dhe per
cdo veshtiresi do tju informojme ne permbushje te detyres
Kushtetuse-Ligjore ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive themelore
te shtetasve.
-
Per permiresimin e bashkepunimit dhe harmonizimin e kopetencave
ndermjet disa hallkave te angazhuara ne kete fushe, si lnsp.
Punes, Instituti i Shendetit Publik, Insp.Sanitar, Klinika e
Semundjeve Profesionale, Kabineti i Semundjeve Profesionale dhe
sherbimit shendetesor ne ndermarrje i kemi propozuar Ministrise se
Shendetesise te organizoje nje takim pune per programimin e
detyrave dhe kordinimin e punes ne drejtimet e permendura me lart.
-
Perfitojme nga rasti per te dhene ndihmesen Tuaj per permiresimin
e punes ne te arthmen te ndermjetesoni prane organeve kopetente qe
asnje subjekt prodhimi te mos filloje aktivitetin e tij pa marre
me pare edhe miratimin nga organet e insp.sanitar, pra te mos
licensohen sikunder percaktohet edhe ne nenin 12 te ligjit 7643
date 02.12.1992 "Per Inspektoriatin Sanitar Shteteror".
-
Ngelet problem i mprefte edhe mos zbatimi i mekanizimit qe
ka parashikuar ligji prej me se 10 vjetesh per mos vjeljen e
masave administrative.
Ju
faleminderit per mirekuptimin dhe bashkepunimin.
KRYEINSPEKTORI
DREJTORI
Dr.Baki HASA
(firma, vula)
|