REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNES ÇESHTJEVE SOCIALE

DHE SHANSEVE TE BARABARTA

___________________________________________________________________________

 

Nr. 1970/1 Prot.                                      Tirane, me 21.11.2007

  

   

   

Lenda :           Per punesimin e personave me aftesi te kufizuara

 

Drejtuar :        z.Ermir DOBJANI

     Avokat i Popullit

 TIRANE

 

 

 

Lidhur me rekomandimin tuaj per eleminimin e parregullsive te aktit administrativ: Rregullore "Per kriteret mjeksore per vleresimin e personave me aftesi te kufizuar", te miratuar me urdherin e perbashket te Ministrit te Shendetesise dhe Ministrit te Punes, Çeshtjve Sociale dhe Shanseve te Barabarta ju sqarojme sa vijon:

 

Urdheri i perbashket nr. 276, date 08.02.2007, "Per miratimin e rregullores per kriteret mjeksore per veleresimin e personave me aftesi te kufizuar" eshte nje akt juridik i cili ka dale ne baze te pikes 7 te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.618, date 07.09.2006 "Per percaktimin e kritereve, te dokumentacionit dhe mases se perfitimit te pageses per personat me aftesi te kufizuar". Vendirni i mesipermk:a dale ne baze dhe per zbatim te nenit 11 te ligjit nr. 9355, date 10.03.2005 "Per Ndihmen dhe Sherbimet Shoqerore". Ne nenin 7 te ketij ligji eshte percaktuar nje kategori personash te cilet perfitojne pagese per aftesine e kufizuar per shkak te demtimit fizik, shqisor, te intelektit, psiko-mendor, te lindura apo te fituara gjate jetes si aksidente, semundje te perkohshme ose te perhershme te cilat nuk vijne nga shkaqe qe lidhen me punesimin. Pra trajtimi i kategorise se sipercituar me perfitime paaftesie behet sipas ligjit per ndihmen dhe sherbimet shoqerore. Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, eshte autoriteti shteteror i cili eshte ngarkuar per hartimin e politikave ne fushen e ndihmes dhe sherbimeve shoqerore. Ne kete kendveshtrim jane hartuar politikat dhe aktet nenligjore te cilat rregullojne çeshtjet qe perfshihen ne keto fusha.

Per çeshtje te cilat perfshijne rregullime edhe ne fusha te cilat nuk jane vetem nen veprimtarine e Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, jane ndermarre nisma nenligjore ne bashkepropozim me ministri te tjera, ashtu siç eshte edhe rregullimi i bere me urdherin e perbashket "Per miratimin e rregullores per kriteret mjeksore te vleresimit te aftesise se kufizuar".

    

Rregullorja e miratuar me urdherin e perbashket nr.276, date 08.02.2007. mendojme se nuk eshte nje rregullore e cila ne kuptim te nenit 119 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise rregullon çeshtje me karakter te brendshem, qe jane te detyrueshme per njesite administrative qe varen prej tyre. Kjo rregullore percakton kriteret mjeksore ne baze te te cilave Komisionet Mjeksore te Caktimit te Aftesise per Pune, te bejne vleresimin nese nje individ eshte ne kushtet mjeksore per perfitimin e pageses se aftesise, pra eshte nje rregullore me karakter normativ per

keto Komisione, te cilat nuk jane njesi ne varesi te MPÇSSHB. Nderkohe mendojme se rregulloret per te cilat eshte shprehur Kushtetuta ne nenin 119 te saj, percaktojne rregulla te cilat kane te bejne me çeshtje te brendshme te menyres se organizimit, funksionimit te njesive administrative qe jane ne varesi te organit administrativ qe i vendos keto rregulla.

   

Nisur nga sa me siper eshte vleresuar qe ministri ne perputhje me nenin 102, pika 4 te Kushtetutes, mund te nxjerre urdhera te cilat rregullojne çeshtje qe jane ne fushen e veprimtarise se tij. Rregullimet lidhur me kriteret per perfitimin e pageses se paaftesise ashtu siç shpjeguam edhe me lart mbeshtetur ne Ligjin “Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore", por edhe ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.618. date 07.09.2006 "Per percaktimin e kritereve, te dokumentacionit dhe mases se perfitimit te pageses per personat me aftesi te kufizuar", jane çeshtje qe i perkasin fushes se veprimtarise se MPÇSSHB, dhe per kriteret mjeksore edhe Ministrise se Shendetesise. Nxjerrja e rregullores sipas vleresimit te mesiperm nuk eshte konsideruar si nje akt i vetem juridik, por si pjese perberese e aktit nenligjor, urdherit te perbashket te te dy ministrive.

   Ne kete kendveshtrim dhe mbeshtetur ne gjithe sa argumentuam me lart mendojme se forma ne te cilen eshte miratuar Rregullorja per kriteret mjeksore te vleresimit te aftesise se kufizuar, eshte ne perputhje me Kushtetuten dhe kuadrin ligjor dhe nenligjor qe vepron ne kete fushe.

                                                    

 

KOÇO BARKA

                                                        

MINISTER

     (firma, vula)     

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.