REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale

ADMINISTRATA E PERGJITHSHME E NDIHMES

DHE SHERBIMEVE SOCIALE

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 239/1 Prot.                                          Tiranë, më 18/03/2002

   

L E N D A     Leter sqaruese

 

 

 

AVOKATI I POPULLIT

Seksioni i pergjithshem

Z. Ermir DOBJANI

 

 

Lidhur me shkresen e derguar nga Ju me date 19.02.2002 dhe nr. B-6/8 Prot. ju japim shpjegimet e meposhteme:

Ligji 7710 date 18/05/1993 “Per ndihmen dhe Perkujdesjen Shoqerore” si dhe aktet nenligjore te dala ne zbatim te tij (VKM 311 date 11.07.1994 ndryshuar me VKM nr. 457 date 21.08.1995 “Per perfitimin e paaftesise”)  percaktohet qarte se cilet persona te paafte perfitojne pagese kujdestarie, por ne Udhezimin e nxjerre nga Ministri i Punes dhe Çeshtjeve Sociale ky perfitim kushtezohet me qenien e familjes se perfituesit ne skemen e ndihmes ekonomike. Kete gje e perforcon edhe Urdheri nr. 2132 date 23.09.1998, i nxjerre nga titullari i A.P.N.SH.S. ne piken 9 te te cilit thuhet:

“Kujdestaria do t’i takoje vetem familjeve qe jane ne skemen e ndihmes ekonomike. Me nocionin “familje ne nevoje” duhet te kuptojme familjet qe jane ne skemen e ndihmes ekonomike”.

Per te rregulluar kete eshte pergatitur nje projekt -vendim i ri per nje ndryshim te VKM nr .311, ku eshte percaktuar qarte se cilet te paafte perfitojne pagese kujdestarie.

Duam te theksojme se fondet e akorduara nga Ministria e Financave per pagesat e paaftesise jane te pakta gje qe nuk na lejon ne dhenien e pageses se kujdestarise te gjithe te paafteve, per kete arsye u pergatit ky Projekt- Vendim i ri.

Ne lidhje me rekomandimin qe ju na beni per shfuqizimin e ketij Urdheri, pika 9 e ketij Urdheri nuk ka baze ligjore dhe per kete arsye mendojme qe dalja e vendimit te ri do te rregullonte ligjerisht perfitimin e kujdestarise dhe vetvetiu kjo pike e Urdherit do te bjere.

 

P.S. Bashkalidhur kesaj shkrese po ju dergojme nje kopje te Projekt Vendimit te pergatitur dhe relacionin perkates.

 

 

Natasha HODAJ

DREJTOR I PERGJITHSHEM

                  (firma, vula)  

 

 

Bashkengjitur jane dokumentet e meposhtme: 

 

 

RELACION

 

Mbi

Projekt –Vendimin

 

“PER DISA NDRYSHIME NE VKM NR. 311 date 11.07.1994 “PER PERFITIMIN E PAAFTESISE” NDRYSHUAR ME VKM 457 date 21.08.1995 “PER DISA NDRYSHIME NE VKM NR. 311 date 11.07.1994 “PER PERFITIMIN E PAAFTESISE”

 

Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 457 date 21.08.1995, pika 12, ku flitet per trajtimin e kujdestarise se personave te paafte, ka hasur shume probleme ne lidhje me kete perfitim. Kjo mbasi vendimi ne fuqi shprehet se personat e paafte do ta perfitojne kete te drejte ne qofte se nuk kane te ardhura personale. Theksojme se ne zbatim te Ligjit nr. 7710 date 18.05.1993 “Per ndihmen ekonornike dhe perkujdesin shoqeror” Neni 4, 5 shprehet se perfitojne ndihme ekonomike vetem familjet qe nuk kane asnje te ardhur, apo i kane ato te pamjaftueshme, pra aktualisht megjithese KMCAP

(Komisjonet Mjeksore te Caktimit te Aftesise per Pune) kane dhene shume vendime per perfitimin e kujdestarise, kushti ligjor do te ishte vetem te qenurit e familjeve ne skemen e ndihmes ekonomike. Ne kete periudhe ne jemi ndeshur me shume vendime gjyqesore per te cilat pale fituese kane qene vetem perfituesit, pra paditesit.

Nepermjet ketij Projekt -Vendimi kerkohet qe te saktesohet qe personat te cilet nuk jane vendosur ne Qendrat Ditore apo Rezidenciale te perkujdesit shoqeror dhe qe jane persona qe familjet e tyre jane ne skemen e ndihmes ekonomike, perfitojne nga Vendimet e KMCAP- ve duke u percaktuar se keta persona kane nevoje per asistence te panderprere, pra perfitojne kujdestarine.

Miratimi i ketij Projekt - Vendimi do te bente me te kontrolluar skemen e perfituesve te kujdestarise si dhe proçeduren e ankimit.

Mendojme se nuk kemi te bejme me efekte financiare, por me rishikim te vendimeve per perfituesit dhe situates se tyre ne skemen e ndihmes ekonomike.

 

Skender GJINUSHI

ZEVENDESKRYEMINISTER

MINISTER I PUNES DHE ÇESHTJEVE SOCIALE

 

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KESHILLI I MINISTRAVE

 

VENDIM (PROJEKT)

 

 

“PER DISA NDRYSHIME NE VKM NR. 311 date 11.07.1994 “PER PERFITIMIN E PAAFTESISE” NDRYSHUAR ME VKM 457 date 21.08.1995 “PER DISA NDRYSHIME NE VKM NR. 311 date 11.07.1994 “PER PERFITIMIN E PAAFTESISE”

 

 

Ne mbeshtetje te Nenit 100 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe per disa ndryshime ne VKM nr. 311 date 11.07.1994 “Per perfitimin e paaftesise” ndryshuar me VKM 457 date 21.08.1995 “Per disa ndryshime ne VKM nr. 311 date 11.07.1994 “Per perfitimin e paaftesise”, me propozimin e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Punes dhe Çeshtjeve Sociale, Keshilli i Ministrave ;

 

V E N D O S I :

 

Pika 12 e VKM nr. 457 ndryshohet si me poshte :

“Personat qe perfitojne sipas pikes 1 te ketij vendimi qe nuk jane te vendosura ne institucione ditore apo rezidenciale, familjet e te cileve perfitojne nga skema e ndihmes ekonomike dhe ne qofte se KMCAP percakton se ky person ka nevoje per asistence te panderprere, atehere personi i paafte perfiton pagesen e kujdestarise.

Kujdestar duhet te jete njeri nga anetaret e familjes .

Masa e perfitimit te kujdestarise eshte 60% e vleres se pages minimale te caktuar nga Keshilli i Ministrave”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

   PANDELI MAJKO

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al