REPUBLIKA E SHQIPERISE

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TE REPUBLIKES

SEKRETARI I PERGJITHSHEM

___________________________________________________________________________

 

Nr. 1833/1 Prot.                                            Tirane, me 12.12.2007

  

   

   

Lenda:     Permbajtja e shkreses

   

            Z. Ermir DOBIANI

Avokati i Popullit

 

 

I nderuar Z.Dobjani!

 

Presidenti i Republikes u njoh me rekomandimet qe Ju i dergoni keshillit te Komunes Gose, KAVAJE per "Konstatimin dhe pavlefshmerine absolute te vendimit te Keshillit Komunal Gose, nr 8 date 18.05.2007", lidhur me "Zgjedhjen e kryesive dhe kryetareve te fshatrave te kesaj komune, si dhe per marrjen e vendimit e masave te nevojshme per zhvillimin e procesit zgjedhor ne perputhje me ligjin."

 

Presidenti Republikes ne zbatim te kompetencave te tij kushtetuese ka kerkuar dhe ka marre informacion per sa me siper.

 

Ashtu sic edhe Ju vereni, eshte e vertete qe zgjedhjet e lira, te drejta dhe te ndershme, jane themeli i demokracise, pavaresisht nga pozicionet qe kane ne hierarkine e shtetit to se drejtes autoritetet qe zgjidhen.

 

Presidenti i Republikes ve ne dukje se po kaq te rendesishme jane dhe parimet themelore kushtetuese ku thuhet se "Sistemi i qcverisjes ne Republiken e Shqiperise bazohet ne ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor, apo ku thuhet se "Qeverisja vendore ne Republiken e Shqiperise ngrihet ne baze te parimit te decentralizimit te Pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit te autonomise vendore".

 

Ne e kemi ne konsiderate shqetesimin Tuaj dhe inkurajojme Kryetarin e Bashkise e keshilltaret e opozites qe ne respekt te Kushtetutes dhe te legjislacionit ne fuqi, ti drejtohen organeve gjygjsore.

 

Me respekt per Ju dhe punen Tuaj!

                       

 

                                                                         SEKRETARI I PERGJITHSHEM

 

                                                                                   Aleksander FLLOKO

                                                                                            (firma, vula)     

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.