REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E EKONOMISE, TREGTISE DHE ENERGJETIKES

DREJTORIA E PERGJITHSHME RREGULLATORE

DREJTORIA E MBIKQYRJES SE TREGUT

___________________________________________________________________________

 

Nr. 2048/3 Prot.                                            Tirane, me 11/12/2006

  

   

   

Lenda: Informacion per masat ne lidhje me kordinimin e strukturave publike te kontrollit te tregut

 

 

Drejtuar :                AVOKATIT TE POPULLIT

Tirane

 

Ne pergjigje te interesimit dhe shqetesimit tuaj per plotesimin e nje boshlleku ligjor per menyren e koordinimit te strukturave publike te kontrollit te tregut, ju bejme me dije se:

 

Si rezultat i problemeve te ndeshura ne zbatimin e legjislacionit ne fushen e mbrojtjes se konsumatorit, METE me mbeshtetjen e projektit CARDS "Mbikqyrja e Tregut ne Shqiperi" ka pergatitur nje projekt-ligj horizontal "Siguria e pergjithshme e produkteve, Kerkesat themelore dhe Vleresimi i konformitetit te produkteve", ku nje kapitull te vecante ze Mbikqyrja e Tregut. Ne kete kapitull eshte percaktuar ne menyre te detajuar dhe menyra e kordinimit, bashkepunimit dhe kembimit te informacionit ndermjet METE dhe ministrive te linjes, ne funksion te garantimit te nje niveli te larte te mbrojtjes se shendetit dhe sigurise se konsumatoreve. Ky projekt-ligj, do te dergohet per komente, javen e ardhshme ne Sekretariatin e OBT dhe pas kesaj ne ministrite e linjes dhe institucione te tjera, duke perfshire dhe institucionin tuaj.

 

Nga ana tjeter, gjate kesaj peridhe me inciativen e METE, jane ngritur vazhdimisht grupe te perbashketa pune me perfaqesues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit per bashkerendimin e veprimtarive te mbikqyrjes se tregut. Ne funksion te ketij qellimi, me Urdher te Kryeministrit nr.236, date 2.10.2006, eshte ngritur Grupi nderministror i drejtuar nga Zevendes Kryeministri, ku ngarkohet METE dhe MBUMK per drejtimin e procesit te pergatitjes se nje Strategjie ndersektoriale per Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbikqyrjen e Tregut.

 

Duke ju falenderuar per bashkepunimin.

 

 

                                                                                                      MINISTRI

 

                                                                                                    GENC RULI

                                                                                                       (firma, vula)     

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.