|
Nr. 2301/1 Prot. Tiranė, mė
10/11/2005
Lenda
: Mbi vleresimin e
rekomandimeve Tuaja, per rregullat e shoqerimit te shtetasve ne
organet e policise.
ZOTIT
: ERMIR DOBJANI
AVOKATI I POPULLIT
T i r a n e
Zoti
Avokat i Popullit,
Ne
pergjigje Tuajes, Nr. K2/sh 30-3, date 13.10.2005 dhe te shkreses
se dates 28.06.2005, ku propozoni shfuqizimin e Udhezimit te
Ministrit te Rendit Publik Nr. 168, date 20.10.1993 Per
rregullat e shoqerimit te shtetasve ne Komisariate, Reparte, Posta
te Policise dhe zyra te tjera te tyre dhe permiresimin e
kushteve ne dhomat e pritjes se publikut dhe te qendrimit te
shtetasve te shoqeruar, ju bejme me dije se :
Ministria
e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
kane vleresuar rekamandimet Tuaja dhe ne vazhdimesi kane marre te
gjitha masat e duhura persa i perket respektimit te te drejtave te
shtetasve qe shoqerohen ne organet e policise, rregullimit dhe
permiresimit te kushteve higjenosanitare ne dhomat e pritjes, ne
dhomat e qendrimit te shtetasve te shoqeruar dhe te zyrave te
punonjesve te policise qe ngarkohen per te punuar me keta shtetas.
Per kete, eshte hartuar dhe derguar strukturave vendore
te Policise se Shtetit Leterporosia Nr. 481, date 11.08.2005
Per nje kuptim dhe zbatim sa me te drejte per shoqerimin e
shtetasve ne organet e policise, ku jane percaktuar dhe zbatuar
detyra per krijimin e kushteve te pershtatshme te ambienteve te
pritjes, rregullimin, lyerjen, pastrimin, ajrimin e dhomave te
qendrimit te shtetasve te shoqeruar, vendosjen ne to te stolave
per tu ulur dhe te marrjes se masave per garantimin e jetes dhe
sigurise se tyre ne keto ambiente, per krijimin e nyjeve
hirdosanitare, per lejimin e takimit te tyre me mbrojtesit ligjor,
per mosperdorimin e forces jashte kufijve ligjore dhe te pa
bazuar, etj.
Me Urdher te Ministrit te Rendit Publik Nr. 1749, date
29.07.2005, eshte miratuar Rregullorja e Sherbimeve te Policise
Shtetit", e cila shfuqizon Udhezimin e Ministrit te Rendit
Publik Nr.168, date 20.10.1993 Per rregullat e shoqerimit te
shtetasve ne Komisariate, Reparte, Posta te Policise dhe zyra te
tjera te tyre.
Rregullat dhe procedurat per shoqerimin e shtetasve ne
organet e policise jane te percaktuara ne nenet 61 -70, kreu XII
i Rregullores se Sherbimeve te Policise Shtetit, miratuar me
Urdherin Nr. 1749, date 29.07.2005 te Ministrit te Rendit Publik.
Duke
vleresuar mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj.
M
I N I S T R I
Sokol
OLLDASHI
(firma, vula)
|