|
Nr.
6922/1 Prot.
Tirane, me 09.12.2009
LĖNDA:
Kthim pėrgjigje
DREJTUAR:
Z. Ermir Dobjani
Avokati i Popullit
TIRANĖ
Nė
pėrgjigje tė shkresės suaj nr. KAB/D24-4 prot, datė
13.11.2009, lidhur me rekomandimin pėr zbatimin e Statutit tė
Universitetit Bujqėsor tė Tiranės pėr hyrjen nė fuqi tė
Rregullores sė studimeve tė ciklit tė dytė, nė Fakultetin e
Ekonomisė dhe Agrobiznesit, ju bėjmė me dije si mė poshtė:
Sė
pari: Nė
zbatim tė nenit 39, tė ligjit nr. 9741, datė 21.05.2007 Pėr
arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė, i ndryshuar,
Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka realizuar kontrollin e
ligjshmėrisė sė kėtij statuti dhe pas kėtij kontrolli pėrgatiti
rekomandimet dhe sugjerimet pėrkatėse lidhur me problematikat
qė ky statut paraqet, tė cilat i janė dėrguar Universitetit
Bujqėsor tė Tiranės.
Gjithashtu
ėshtė vendosur realizimi i njė takimi tė posaēėm me pėrfaqėsues
tė kėtij universiteti pėr diskutimin e ēėshtjeve tė
ndryshme tė statutit dhe asnjė pėrfaqėsues i kėtij
universiteti nuk u paraqit nė MASH, nė datėn dhe orėn e
caktuar, megjithatė Ministria po bėn ende pėrpjekjet e saj pėr
reflektimin e rekomandimeve tona nė statut, me qėllim
miratimin e tij nga kjo e fundit, nė pėrputhje me ligjin e sipėrcituar.
Duke
qenė se statuti nė fjalė nuk ėshtė miratuar, pėr rrjedhim
as Rregullorja e studimeve tė ciklit tė dytė, nė Fakultetin
e Ekonomisė dhe Agrobiznesit, nuk mund tė hyjė nė fuqi.
Sė
dyti: Lidhur
me ankesėn e njė grupi studentėsh, tė cilėt pretendojnė
se duhet tė zhvillojnė studimet nė ciklin e dytė, nė pėrfundim
tė tė cilit tė merret Diplomė e Nivelit tė Dytė (DND), ju
sqarojmė se: Ministria e Arsimit dhe Shkencės, mbi bazėn e kėrkesės
sė bėrė nga Universiteti Bujqėsor i Tiranės, pėrgatiti
ndryshimin e Vendimit nr. 984, datė 30.09.2009 tė Kėshillit tė
Ministrave Pėr kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit nė
institucionet publike tė arsimit tė lartė pėr ciklin e dytė
tė studimeve dhe master i nivelit tė parė me kohė tė plotė,
pėr vitin akademik 2009-2010, i ndryshuar, pėr tė shtuar
numrin e kuotave tė programeve tė studimit, nė ciklin e dytė,
pėr kėtė universitet.
Mė
tej Universiteti Bujqėsor i Tiranės, bazuar nė nenin 34, pika
1 tė ligjit nr. 9741, datė 21.05.2007 Pėr arsimin e lartė
nė Republikėn e Shqipėrisė, i ndryshuar, ka tė drejtė tė
bėjė regjistrimin nė ciklin e dytė tė studimeve, nė pėrfundim
tė tė cilit tė merret Diplomė e Nivelit tė Dytė (DND), vetėm
ata studentė qė kanė pėrfunduar njė program studimi tė
ciklit tė parė, si dhe plotėsojnė standartet akademike tė
kritereve tė pranimit qė paraqet ky institucion.
Ju
falenderojmė pėr mirėkuptimin,
SEKRETAR
I PĖRGJITHSHĖM
ANTONIETA
LULI
(firma, vula)
|