REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E TRANSPORTIT

DREJTORIA E PĖRGJITHĖSHME E SHĖRBIMEVE

TE TRANSPORTIT RRUGOR

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 1260 Prot.                                           Tiranė, mė 09/10/2001

 

Lėnda:          MBI ADMINISTRIMIN E AKTIVITETIT TE

                     AGJENTIT TATIMOR

 

       DREJTORISE SE PERGJITHSHME TE TATIMEVE

 

 

Pėr njoftim:          MINISTRISE SE FINANCAVE

 

MINISTRISE SE TRANSPORTIT

 

AVOKATIT TE POPULLIT

TIRANE

 

 

Ne vijim te masave te marra, per permiresimin e procesit te punes per vjeljen e taksave, D.P.Sh.T.Rr. po ben pergatitje intensive per nje administrim sa me eficent te aktivitetit te agjentit tatimor per vitin 2002.

Per sa me siper, duhet theksuar se me shkresen tone nr.1204 date 21.09.2001 jane evidentuar disa probleme serioze ne lidhje me mbarevajtjen e administrimit te ketij aktiviteti, qe lidhen kryesisht me perballimin e shpenzimeve te tilla si prodhimi i pullave dhe biletave te taksave perkatese me elemente sigurie dhe numur serial, faturave etj. Keto shpenzime dhe shume te tjera qe jane relatuar ne materialin e mesiperm, rritin ndjeshem koston e kryerjes se ketij sherbimi dhe deri tani jane perballuar nga tarifa e sherbimit te aplikuar mbi to. Te ardhurat e perfituara prej perqindjes si agjent tatimor, ashtu sic percaktohet edhe ne nenin 8 te ligjit 8435 date 28.12.1998 perdoren ne formen e shperblimit mbi page deri ne masen 20% te pages per punonjesit, ne formen e pages kur jane marre punonjes te rinj dhe pjesa qe mbetet perdoret per mekanizimin, informatizimin dhe permiresimin e kushteve te punes.

Ne keto kushte kerkojme nga ju qe se bashku te gjejme nje zgjidhje efikase te ketij problemi. Mendojmė se perballimi i shpenzimeve te prodhimit te shtypshkrimeve te nevojshme per administrimin e aktivitetit te agjentit tatimor nga ana juaj apo akordimi ne favorin tone te fondit te nevojshem per prodhimin e ketyre shtypshkrimeve do te ishin rrugedalje te mundshme per nje zgjidhje definitive te problemit te mesiperm.

Mbetemi ne pritje te pergjigjes tuaj te shpejte per t’i paraprire ne kohe problemit.

 

 

 

DREJTORI I PERGJITHSHEM 

 

Drini KRYEMADHI

 (firma, vula)

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

    

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.