QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE "NENE TEREZA"

SHERBIMI I PSIKIATRISE

___________________________________________________________________________

 

                                             Tirane, me 07.09.2007

  

   

   

Drejtorise se QSUT

 

Drejtorise Spitalore, Ministria e Shendetesise       

 

Avokatit te Popullit

 

Lenda: Mbi rekomandimet e Avokatit te Popullit per permiresimin e sherbimit shendetesor psikiatrik ne shkalle vendi.

 

 

 

Sherbimi i Psikiatrise ne QSUT u njoh me rezultatet e inspektirnit te Zyres se Avokatit te Popullit ne Spitalet Psikiatrike te Elbasanit, Vlores dhe Shkodres, nepermjet materialit te derguar ne Sherbimin tone me 27 Gusht 2007. Rekomandimet e formuluara ne kete material, pavaresisht se marrin shkas nga inspektime te kryera ne Spitalet e tjera Psikiatrike jane njesoj te vlefshme e racionale.

Megjithate, Sherbimi i Psikiatrise ne QSUT ka nje vecori te rendesishme ne ndryshim nga spitalet e tjera: Rikonstruksioni i plote i godines kryesore te Sherbimit (i cili sapo ka perfunduar dhe pritet furnizimi me paisje te reja i ambienteve) do te zgjidhe pjesen me te madhe te problemeve qe lidhen me kushtet fizike e higjenen per pacientet

Problematika e ngritur prej Avokatit te Popullit, e lidhur drejtperdrejte me respektimin e standarteve te te drejtave te njeriut dhe zbatimin e Ligjit te Shendetit Mendor (Mars, 1996) ne Spitalet Psikiatrike te vendit kerkon gjetjen e zgjidhjeve per ceshtje te tilla si:

1. kushtet fizike te objekteve ku ofrohen sherbimet spitalore dhe trajtimi i ofruar pasi lene shume per te deshiruar

2. ndryshimi, amendimi dhe nxjerrja e akteve nenligjore per te bere te zbatueshem Ligjin per Shendetin Mendor ne pjesen qe i takon sherbimeve spitalore.

3. permiresimi i normativave per trajtirnin spitalor (metra katrore, dyshe e banjo per pacient, numer e lloj personeli per pacient)

4. Respektimi me korrektesi i rasteve te dergimit te gjykate per te semuret qe mund te shtrohen pa vullnetin e tyre

5. Permiresimi i kuotes ushqimore te te semureve

6. Eleminimi i mangesive ne ilac

7. Shtimi i numrit te psikologeve e punonjesve sociale

8. Ngritja e qendrave jashte spitalit ku te sistemohen pacientet qe qendrojne per hoteleri.

9. Krijimi i ambienteve per aktivitete rehabilituese dhe financimi i tyre

10. Kryerja e detyrueshme e autopsive ne rastet e vdekjeve te papritura

II. Sigurimi i jetes per punonjesit pasi edhe ne gjykimin e Avokatit te Popullit, personeli mjekesor eshte mjaft i rrezikuar.

12. Trajtimi i diferencuar i personelit mjekesor te sherbimit te psikiatrise.

Situata Aktuale ne Sherbimin e Psikiatrise, QSUT

Godina kryesore e Sherbimit te Psikiatrise ka perfunduar rikonstruksionin e plote dhe pritet te paiset me mobilim te ri per te gjitha ambientet.

Ne kete menyre, problematika qe lidhet me kushtet fizike, higjenen, standartet e hapesires dhe sherbimeve te kujdesit personal pritet te marrin zgjidhje perfundimtare. Privatizimi i sherbimeve te hotelerise ne QSUT duket se jep shans qe edhe furnizimi me mjete konsumi te jete me i rregullt e pa mangesira. E njejta gje mund te thuhet edhe per trajtimin ushqimor te pacienteve

Ne godinen e re do te kete edhe ambiente te percaktuar per aktivitete rehabilituese ashtu sic ka edhe sot ne Sherbimin e Psikiatrise per pacientet kronike qe qendrojne ne spital per hoteleri. Nje marreveshje e Ministrit te Shendetesise e pak koheve me pare me Communita Sant' Egidio parashikon krijimin prej pales italiane te disa ambienteve jashtespitalore per te semuret kronike te Sherbimit te Psikiatrise ne QSUT.

Ky projekt do t'u ofroje te semureve kronike programe rehabilitimi qe japin shanse per te maksimalizuar potencialin e tyre dhe per te marre ato lloj sherbimesh qe jane specifike per kete kategori. Tashme prej vitesh eshte kuptuar edhe tek ne se historia e spitaleve psikiatrike per te semuret kronike ka perfunduar. Ata kane nevoje per nje tjeter model sherbimesh te cilat spitali nuk mundet t'ua ofroje. Ndertimi i programeve rehabilituese brenda spitaleve eshte nje zgjidhje nga e keqja per keta paciente, pavaresisht se ne sherbimin tone perpiqemi t'u kushtojme vemendje te vecante e energji te konsiderueshme.

Rastet e shtrimeve te pavullnetshme ne Sherbimin e Psikiatrise, QSUT, jane kryer konform ligjit. Kjo jo vetem per merite te mjekeve qe jane pergjithesisht te mire­informuar ne lidhje me ligjin, por edhe per merite te juristit te Drejtorise se QSUT qe ka qene mjaft i gatshem per te punuar me perkushtim ne ndjekjen e procesit ne gjykate.

Mund te them pa medyshje se pergatitja profesionale e mjekeve ne Sherbimin e Psikiatrise eshte e nje niveli qe mundeson kujdes mjaft te mire per pacientet, Sherbimi i Psikiatrise prej me shume se nje viti ka ndertuar 'protokollet e trajtimit' per pacientet spitalore te cilat mund te sherbejne si model edhe per spitalet e tjera. Ne praktike nuk eshte gjithmone i mundur respektimi me perpikmeri i ketyre protokolleve per shkak faktoresh te tjere mjaft te rendesishem si burimet njerezore ne dispozicion (numri i

infermiereve e kujdestareve per pacient ne pavion) apo furnizimi me preparatet e nevojshme. Gjithsesi, ne i kemi pare keto si veshtiresi te procesit te zhvillimit per te cilat duhet punuar drejt gjetjes se zgjidhjeve.

Permiresimi i kushteve ne godinen e rikonstruktuar te Sherbimit te Psikiatrise pritet te ndikoje ne situaten e sotme (mjaft te renduar) te sigurise per personelin.

Megjithate, kushtet e sigurise per personelin qe punon ne Sherbimin e Psikiatrise ne QSUT do vazhdojne te jene te rrezikuara per po te njejtat arsye qe permend Avokati i Popullit te cilat nuk lidhen me rikonstruktimin e godines:

a. numri i pamjaftueshem i personelit (vecanerisht infermiere e kujdestare)

b. mungesa e nje sistemi te mirefillte sigurie i cili perfshin kontrollin per mjete te forta, sistemin e kamerave, sistemin e telefonise e sinjalizimit, e deri tek furnizimi me kemisha force apo krevate fiksues.

Per sa me siper, me lejoni te perseris kerkesen tone per shtim te numrit te mjekeve, , infermiereve, kujdestareve, psikologeve e punonjesve sociale, te pakten ne nivelin e vendeve te rajonit me zhvillim ekonomik te perafert.

Gjithashtu, i kemi prozuar Drejtorise se QSUT qe te pakten per nje periudhe afat-shkurter te siguroje nje mbeshtetje me te madhe prej forcash policore (qofte edhe te policise private) qe te mbeshtese personelin mjekesor te Repartit te Urgjences Psikiatrike. Me fillimin e punes ne godinen e rikonstruktuar kjo kerkese behet shume e rendesishme ne menyre qe ambientet e rikonstruktuara te mirembahen e te mos pesojne demtime prej te semureve te axhituar, administrimi i te cileve ne kushtet e numrit te pamjaftueshem te personelit ne cdo turn behet gati i pamundur.

Avokati i Popullit ka ngritur edhe ceshtjen e diferencimit te trajtimit te personelit qe aktualisht punon ne Spitalet Psikiatrike. Kjo eshte nje ceshtje qe meriton vemendje pasi rekrutimi i punonjesve cilesore, vecanerisht infermiere e kujdestare, mbetet shume problematik edhe ne Sherbimin e Psikiatrise ne QSUT.

Ne perfundim,

Sherbimi i Psikiatrise ne QSUT pritet t'u ofroje te semureve kushte dinjitoze me rifillimin e punes ne godinen e rikonstruktuar dhe me paisje te rinovuara. Funksionimi i hotelerise dhe kushteve e cilesise se ushqyerjes pritet te jene ne standarte te mira.

Njohja dhe familjarizimi i te gjithe personelit me Ligjin e Shendetit Mendor dhe Rregulloren e Sherbimeve Psikiatrike kerkon nje proces informimi te vazhdueshem. Per periudhen Shtator-Dhjetor jane planifikuar disa aktivitete te ngritjes se kapaciteteve per kete qellim.

Siguria ne pune per personelin mbetet nje ceshtje e pazgjidhur dhe emergjente. Propozimi yne eshte qe ne terma afat-shkurter kjo te zgjidhet nepermjet forcash sigurie te shtuara prej policise private, dhe ne te ardhmen nepermjet rregullimesh te struktures se personelit (shtimi i numrit te tyre dhe rekrutimi i personelit te pershtatshem), pa lene menjane edhe forma te tjera te reduktimit te rrezikut si: perdorimi i kamerave survejuese, sistem telefonik efektiv, sistem sinjalizues, etj.

 

 

 

                                                            ANASTAS SULI

 

                                                                              Shefi i Sherbimit

                                                                                    (firma, vula)     

___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.