REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E SHENDETESISE

K A B I N E T I

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 1429/1 Prot.                                                                     Tiranė, mė 05/06/2002

   

Per:             Z. Ermir DOBJANI

 

          AVOKATI i POPULLIT

          Blv. Deshmoret e Kombit nr .3

                                                                 TIRANE

 

 

Lenda:        Pergjigje lidhur me rekomandimet e bera nga Avokati i

                   Popullit per mjekimin e detyruar me vendim gjykate.

   

 

Ne pergjigje t'uajes me nr.130 date 13.5.2002 per plotesimin e kerkesave te ligjit nr. 8092 dt. 03.02.1996 “Per Shendetin Mendor” Ju informojne se:

 

Ne referim te nenit 45 te ligjit nr. 8331 dt. 21.04.1998 “per ekzekutimin e vendimeve gjyqesore me mjekim te detyruar” ligji detyron Ministrine e Shendetesise mbeshtetur ne kerkesen e prokurorit.

Aktulisht ky nen eshte bere i pazbatueshem per arsye sepse deri me 06.03.1998 spitali i burgjeve, pra edhe Byroja e Ekspertimit Psikiatriko - Ligjor ka qene ne vartesi te Ministrise se Shendetesise. Eshte pikerisht grupi i eksperteve psikiatriko-ligjore qe me kerkese te prokurorit percakton diagnozen dhe ben propozimin per masen mjeksore, e cila sipas nenit 46 te Kodit Penal mund te jete:

- Mjekim i detyruar ne spital psikiatrik te specializuar per shkak te rrezikshmerise se larte te vepres dhe vete pacientit;

- Mjekim i detyruar prane familjes per shkak te rrezikshmerise se ulet ose parrezikshmerise shoqerore te vepres dhe te pacientit.

Me vendimin nr. 182 dt. 06.03.1998 te Keshillit te Ministrave spitali i burgjeve, pra edhe byroja e ekspertimit psikiatriko-ligjor ka kaluar ne vartesi te Ministrise se Drejtesise. Kjo vartesi e zhvesh Ministrine e Shendetesise nga detyrimi i ketij neni.

 

Per problemin e Rregullores dhe masat e sigurimit sipas nenit 41 te ligjit nr. 8092 dt. 03.02.1996 “Per shendetin mendor” specialistet e Ministrise se Shendetesise (profesoriati i klinikes psikiatrike universitare) eshte i gatshem per bashkepunimin me specialistet e Ministrise se Drejtesise per kete problem. Por per te filluar nga puna me pare duhet percaktuar nga Ministria e Drejtesise:

-         planimetria e vendosjes se ambientit te spitalit;

-         numri i pavioneve;

-         numri i pacienteve te planifikuar per pavion;

-         hapesira per ēdo pacient;

-         kushtet e sigurise se larte;

-         pajisjet e mjedisit ku qendron pacienti si dhe te pavionit;

-         numri i punonjesve per cdo sherbim

-         repartet per rehabilitimin psiko-social dhe stafi i ketyre reparteve.

-          

          Ku mbeshtetet pamundesia e trajtimit te ketyreve te denuarve ne spitalet psikiatrike te Ministrise se Shendetesise:

- Se pari nga rrjeti nderkombetar i burgjeve per Europen, i cili ka monitoruar dy here spitalin psikiatrik te Elbasanit, nga Komiteti per Parandalimin e Tortures (CPT) i Keshillit te Europes dhe organizata te tjera jane shprehur dhe i kane relatuar Qeverise Shqiptare per pamundesine e trajtimit te ketij kontigjenti ne spitalet varesi e Ministrise se Shendetesise. Nisur nga keto rekomandime dhe per t'a zgjidhur problemin per nje periudhe afat-gjate Ministria e Shendetesise ne muajin prill 1999 ben kalim kapital spitalin psikiatrik te Krujes per Ministrine e Drejtesise me qellim pergatitjen e ketij spitali per qellimin e mesiperm. Gjithashtu ne konsulten e organizuar ne muajin maj 2001 ne Elbasan me perfaqesues nga Ministria e Shendetesise, Ministria e Drejtesise, Ministria e Rendit, Avokati i Popullit dhe nga spitali psikiatrik Elbasan u konkludua se ky spital nuk ploteson asnje nga kriteret per trajtimin e ketij kontigjenti dhe se keta do te qendronin ne spitalin e burgut deri ne perfundimin e punimeve ne spitalin psikiatrik te Krujes qe parashikohesh te perfundonte ne qershor 2001. Mbas rikonstruksionit te spitalit psikiatrik te Krujes Ministria e Drejtesise ne muajin nentor 2001 kerkon ndihmen teknike te Ministrise se Shendetesise per strukturen organike te ketij sherbimi. Bashkelidhur keni pergjigjen e derguar nga Ministria e Shendetesise.

          Ministria e Shendetesise eshte e gatshme te ofroje te gjithe konsulencen e nevojshme tekniko-organizative, por siē u theksua edhe me lart problemi do te gjeje nje zgjidhje optimale dhe afat-gjate me sistemimin e ketij kontigjenti ne spitalin psikiatrik te Krujes, i cili ploteson shumicen e kushteve te domosdoshme per kete kontigjent.

 

 

M I N I S T R I

 

Prof. Dr. Mustafa XHANI

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al