REPUBLIKA E SHQIPERISE

ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT 

TE ENERGJISE ELEKTRIKE

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 162/1 Prot.                                            Tiranë, më 04/05/2006

 

          Lenda:    Mbi çmimet e energjise elektrike per

                         konsumatoret familjare

 

          Drejtuar:  Avokatit te Popullit

 

Zoti Dobjani

Me lejoni fillimisht t'ju bej me dije se Enti Rregullator i Sektorit te Energjise Elektrike (E.R.E) kupton dhe vlereson seriozisht rolin e institucionit te Avokatit te Popullit ne drejtim te mbrojtes se konsumatorit, sikurse vlereson edhe pergjegjesite e veta ne sektorin e energjise elektrike ne funksion te sigurimit te nje tregu efiçent te energjise elektrike duke mbajtur parasysh mbrojtjen e interesave te konsumatoreve dhe ruajtjes se ekuilibrave ndermjet interesave te konsumatoreve, shtetit, investitoreve dhe pjesemarresve te tjere ne sektorin e energjise elektrike.

Lidhur me shqetesimet e ngritura dhe rekomandimet e paraqitura ne shkresen tuaj te dates 03.04.2006, me nr.K3/L10-8 Prot, sqarojme sa me poshte vijon:

Sikurese jeni ne dijeni me date 14.02.2006 KESH sh.a aplikoi prane ERE-s, per percaktimin e ri te tarifave dhe çmimeve te shitjes me pakice te energjise elektrike per periudhen Prill - Dhjetor 2006. Pas perpunimit dhe plotesimit te ketij aplikimi, ERE ne kuader te realizimit te transparences me publikun, por veçanerisht me qellim marrjen e mendimit, dhe opinioneve te te gjithe pjesemarresve qe preken nga ky proçes, organizoi me date 30.03.2006 seancen degjimore ku u shpreh dhe qendrimi i institucionit qe Ju drejtoni. Pas perfundimit te seances degjimore, ERE mori ne shqyrtim qendrimet e pjesemarresve te ketij proçesi dhe ka patur nje komunikim te vazhdueshem me KESH sh.a, Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes. si dhe me Kryeministrin e vendit, i cili me date 14.04.2006 i eshte drejtuar zyrtarisht ERE-s, duke kerkuar pezullimin e vendimmarrjes ne lidhje me ndryshimin e çmimeve te energjise elektrike, me qellim per te bere te mundur vleresimin prej qeverise te disa aspekteve te politikes se çmimeve qe kane te bejne me disa konsumatore paresore dhe mundesise se rivleresimit dhe subvencionimit te ndonje kategorie konsumatoresh.

Ne date 18.04.2006 KESH sh.a ka kerkuar zyrtarisht prej ERE percaktimin e çmimeve te energjise elektrike per periudhen 1 janar - 1 korrik 2006, te pandryshuar nga çmimet dhe tarifat e vendosura per vitin 2005. Po me kete leter KESH sh.a eshte shprehur se merr ne konsiderate kerkesen e paraqitur ne ERE nga Kryeministri i vendit lidhur me politikat qeveritare per çmimet e shitjes se energjise elektrike, duke rishikuar keshtu edhe njehere propozimin per çmimet e reja te shitjes me pakice te energjise elektrike.

 

Pikerisht bazuar ne kerkesat e lartpermendura, dhe ne zbatim te Ligjit nr.9072, date 22.07.2003 “Per Sektorin e Energjise Elektrike”, ku nder te tjera ne nenin 27, pika 1. germa d) edhe dh), percaktohet se ne proçesin e vendosjes se tarifave ERE merr ne konsiderate politiken e Keshillit te Ministrave per konsumatoret paresore te furnizimit me energji elektrike, dhe lidhur me subvencionet e ndryshme, Bordi i Komisionereve me vendimin nr.27, date 20.04.2006, vendosi qe KESH sh.a per konsumatoret fundore per periudhen 1 janar- 30 qershor 2006, te aplikoje çmimet e percaktuara sipas vendimit nr.55, date 2.12.2004 te Bordit te Komisionereve te ERE-s.

 

Theksojme se pas perpunimit te propozimit te KESH sh.a per çmimet dhe tarifat e shitjes me pakice te energjise elektrike, ERE do te njoftoje palet e interesuara per propozimin e ri dhe serish mirepret te gjitha sugjerimet dhe rekomandimet mbi aplikimin, te cilat do t’i nenshtrohen nje analize.

Duke Ju falenderuar per bashkepunimin e deritanishem,

 

Me respekt

 

Pjeter Dema

 

Kryetar i E.R.E-s

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.