REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Punes dhe Ēeshtjeve Sociale

DREJTORIA E PERGJITHSHME E ZHVILLIM KORDINIMIT

DREJTORIA JURIDIKE

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 1036/1 Prot.                                          Tiranė, mė 03/06/2002

   

L E N D A     Per nje rekomandim te Avokatit te Popullit

 

Drejtuar:              Z. Ermir DOBJANI

                             Avokat i Popullit 

 

                             TIRANE

 

 

          Ne lidhje me problemet qe ngrihen ne shkresen tuaj me nr. B-6/11 dt.9.05.2002, ju sqarojme si me poshte :

Ne ligjin nr. 7710, date 18.05.1993 "Per ndihmen dhe perkujdesin shoqeror" neni 29, parashikohet e drejta e ankimit ne rruge administrative te pretenduesit per ndihme ne Keshillin e Rrethit, kur nuk eshte i nje mendimi me vendimin e Keshillit te Bashkise ose te Komunes per dhenien e ndihmes ekonomike.

Me ligjin nr. 8652, dt. 31.07.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", nuk funksionojne me Keshillat e Rretheve, gje qe ka krijuar nje vakum ne percaktimin e organit me te larte administrativ per shqyrtimin e ankesave kunder vendimeve te dhena nga organet e qeverisjes vendore sikurse parashikohet ne ligj.

Ne kete veshtrim, rekomandimi juaj eshte i drejte dhe do te mbahet parasysh ne kuadrin e hartimit te projektligjit te ri "Per ndihmen dhe perkujdesin shoqeror" qe do te hartohet brenda ketij viti. Ne kete projektligj edhe menyra e ushtrimit te ankimit do te zgjidhet ne harmoni me ligjet "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" dhe "Kodi i procedurave administrative ne Republiken e Shqiperise".

 

Duke ju falenderuar per bashkepunimin

 

 

 

Skender GJINUSHI

ZEVENDESKRYEMINISTER DHE

MINISTER I PUNES DHE ĒESHTJEVE SOCIALE

(firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al