REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUSHTETIT VENDOR DHE DECENTRALIZIMIT

KABINETI

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 3325/3 Prot                                                                     Tiranė, mė 01/11/2004

 

Lenda: Kthim Pergjigje

Z. Ermir DOBJANI

AVOKATI I POPULLIT

TIRANE

 

Problemet e ngritura per sherbimin zjarrfikes ne shkresen Tuaj me Nr.Prot.K3/K25-6, me Nr.dok. 200400896/6, date 30.09.2004, perbejne prioritet per Ministrine e Pushtetit Vendor dhe  Decentralizimit  dhe  jane  ne rrugen e zgjidhjes. 

 

Ju bejme me dije se struktura e PMNZSH me kalimin nga strukture ne varesi te Ministrise se Rendit ne varesi te Ministrise se Pushtetit Vendor, eshte fuqizuar dhe po krijon identitetin e saj ne te gjithe drejtimet, pa qene nje shtojce ose strukture ku njerezit e paafte te policise vegjetonin deri ne dalje ne pension, por nje strukture e nevojshme dhe prane komunitetit duke ofruar perveē sherbimit qe kish pasur, mbrojtjen nga zjarri, edhe sherbime te shpetimit te jeteve ne raste aksidentesh dhe fatekeqesish te ndryshme. 

 

Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit eshte marre seriozisht me kete sherbim si per plotesimin e plote te kuadrit ligjor ashtu dhe per plotesimin e infrastruktures dhe logjistikes se tij, duke ndertuar dhe siguruar ambjente te reja e te pershtatshme pune, duke blere me buxhetin e MPVD dhe siguruar me ane te marrveshjeve me sherbimet homologe, automjete dhe paisje zjarrfikese, te domosdoshme per mbarevajtjen e punes dhe sigurimin e jetes se punonjesve zjarrfikes. 

 

Kjo strukture ka qene gjate gjithe kohes ne qender te vemendjes sone, dhe procesi i implementimit te ligjit per funksionimin eficent ne kete varesi te re u shoqerua me ndryshime te cilat u shfaqen dhe jane reflektuar ne nje seri VKM-esh, urdherash e udhezimesh qe normojne punen e PMNZSH.

 

Fakti i ketij riorganizimi te levizshem disa here brenda pak vitesh e ka lene momentin e implementimit te gradave per momentin kur struktura te ishte me e konsoliduar dhe te mos beheshin gabime qe do te ndikonin ne cilesin e punes dhe funksionimin e hirearkise policore sipas gradave.

 

Ndaj Ju bejme me dije se:

Per implementimin e gradave policore jane ngritur "Komisionet per gradim" per njesimin e gradave ekzistuese ushtarake ne grada policore, ne zbatim te nenit 9, te ligjit nr.8766, dt.05.04.2001 "Per mbrojtjen nga zjarri dhe per shpetimin", por kerkohet koha e mjaftueshme per shqyrtimin e gjithe praktikave te punonjesve te strukturave te sherbimit zjarrfikes, qe gjithēka te behet e studiuar mire. 

 

Per sa i perket uniformes Ju bejme me dije se, uniforma ere e sherbimit zjarrfikes e miratuar me Vendim te Keshillit te Ministrave Nr. 77, date 06.02.2003 "Per miratimin e stemes, te uniformes dhe te normativave te veshmbathjes per Policine e Mbrojtjes nga Zjarri dhe per Shpetimin" eshte parashikuar ne projekt- buxhetin e vitit 2005. 

 

Per daljet ne pension dhe per largimet nga sherbimi zjarrfikes per efekt shkurtimi strukturor mbetet problem perfitimi i pensionit suplementar per punonjesit, per shkak te mosperputhjes te plote te legjislacionit, gje qe kerkon nderhyrje ne nenin 35 te ligjit nr.8766 date 05.04.2001 "Per Mbrojtjen nga Zjarri dhe per Shpetimin", situate e pazgjidhur per momentin, por eshte pergatitur projekt-ndryshimi ligjit per kete qellim. 

 

Per kete problem Ju bejme me dije se nga institucioni yne eshte bere me e mira per ta zgjidhur, qe ne momentin kur kjo mangesi u shfaq, duke ezauruar te gjitha shkallet pergjegjese, dhe nga Ministria e Punes dhe Ēeshtjeve Sociale pergjigjia per zgjidhjen e vetme te saj eshte nderhyrja per ndryshim te nenit 35, te cilin e kemi pergatitur. 

 

Duke Ju siguruar se stuktura e PMNZSH eshte ne fazat e fuqizimit dhe krijimit te identitetit te saj me te mire ne tere keto vite, kerkoj mirekuptimin Tuaj.

   

                                                                      Ministri

 

                                                                  Ben BLUSHI

                                                                                       (firma, vula)

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al