|
Nr. 1885 Prot. Tiranė, mė
29/03/2002
Lenda: Jepet
informacion mbi aktet nderkombetare ne te cilat
Shqiperia eshte pale.
AVOKATIT
TE POPULLIT
TIRANE
Ne vijim te shkreses tuaj nr. 72, date 21.03.2002, ku informoni
mbi veprimtarine per studimin e akteve nderkombetare ne te cilat
Shqiperia eshte pale si dhe interesimit nese jane botuar ne
Fletoren Zyrtare, Ministria e Puneve te Jashtme e vlereson
inisiativen tuaj, si shume te rendesishme per informimin e
publikut dhe institucioneve te interesuara, mbi te drejten dhe
aktet nderkombetare te cilat, pasi ratifikohen/aderohen nga
Kuvendi i Republikes se Shqiperise, ne baze te nenit 122 te
Kushtetutes, behen pjese e sistemit tone te brendshem juridik.
Ministria
e Puneve te Jashtme, ne baze te nenit 22 dhe 23 te ligjit nr.
8371, date 09.07.1998 Per lidhjen e traktateve dhe
marreveshjeve nderkombetare, eshte depozituese e ketyre akteve
dhe ia paraqet ato Keshillit te Ministrave per ratifikim, aderim,
ose miratim brenda nje muaji pas depozimit. Keshilli i Ministrave
i paraqet Kuvendit projektligjin se bashku me tekstin e akteve.
Pas
ratifikimit, keto akte duhet te botohen ne Fletoren Zyrtare nga
Qendra e Publikimeve Zyrtare, e krijuar ne baze te ligjit nr.
8502, date 30.06.1999 dhe qe vepron prane Ministrise se
Drejtesise.
Nderkohe,
ne baze te nenit 26 te ligjit nr. 8371, date 09.07.1998 Per
lidhjen e traktateve dhe marreveshjeve nderkombetare,
ministrite dhe institucionet qendrore dhe organet e pushtetit
lokal, te intersuara te ndjekin zbatimin e traktateve dhe
marreveshjeve nderkombetare te sektorit te tyre, duhet te
informojne per kete Keshillin e Ministrave dhe Ministrine e Puneve
te Jashtme.
Ne
lidhje me ēeshtjen e dyte te shkreses tuaj, bashkelidhur ju
percjellim listen e Konventave te OKB-se dhe Keshillit te
Europes, te cilat jane te ratifikuara, ose ne te cilat kemi
aderuar, si dhe ato qe jane nenshkruar dhe ende nuk jane
ratifikuar.
Persa
i perket kerkeses per listen e Konventave te mesiperme, te botuara
dhe te pabotuara ne Fletoren Zyrtare, Qendra e Publikimeve
Zyrtare, ne baze te ligjit te siperpermendur, eshte institucioni
kompetent qe mund tu jape nje informacion te sakte.
M I N I S T R I
Arta DADE
(firma, vula)
|