REPUBLIKA E SHQIPERISE

Ministria e Rendit Publik

Drejtoria e Pergjithshme e Policise

Akademia e Policise "Arben Zylyftari"

___________________________________________________________________________

 

                                                                                                                                 Nr. 767/1 Prot.                                                                     Tiranė, mė 26/11/2004

 

            Lenda:                                    Kthim pergjigje

  

             Drejtuar:                                Komisionerit ne Seksionin e Veēante te

                                                            Avokatit te Popullit Dr. Jorgo DHRAMI.

   

                                                                            T I R A N E

 

Ne pergjigje te shkreses suaj me nr. K2/E30-2, me Nr. Dok. 200401823/2, date 18.11.2004 me lenden “Kerkohen shpjegime”, ardhur prane kesaj akademie me date 24.11.2004, ne adrese te drejtorit te saj, Z. Piro Lazi, mbas verifikimit te dokumentave dhe konsultave me personat pergjegjes te ngarkuar me procesin e konkurimit te aplikanteve per vitin mesimor 2004-2005, me rezulton si me poshte:

 

Eshte e vertete qe shtetasi Egon Besnik Velaj konkuroi ne Akademine e Policise “Arben Zylyftari” per punonjes policie i rolit te mesem dhe grumbulloi gjithsej 167 pike. Per kete arsye ai u radhit i 52-ti ( pesedhjet e dy), sipas rendit zbrites per djemte. Eshte e vertete gjithashtu qe me kete liste u morr Akademia e Policise, por me dergimin e saj ne instancen perkatese te dikasterit qe na drejton, posaēerisht ne Drejtorine e Burimeve Njerezore te Ministrise se Rendit Publik, pergjegjesite e kesaj Akademie per konkurimin, jane mbyllur.

 

Keshtu qe, per parregullsi ne hartimin e saj, ajo edhe mund te akuzohet, nese ka fakte, qofte dhe per “ēeshtje ryshfetesh” apo futje ne liste te dikujt ose disave “per merita te veēanta” etj, nga ato qe permenden si ankesa te shtetasit Velaj. Por fatmiresisht, deri tani, nuk me rezulton ndonje veprim antiligjor ose padrejtesi e bere nga institucioni qe une drejtoj ose nga ndonje person konkret, i ngarkuar me kete detyre.

 

Me tej, po, eshte e vertete qe, bazuar ne nje vendim te Keshillit te Ministrave te mevonshem, kuota e atyre qe do vazhdonin Akademine u be nga 50 ne 65 studente e studente, liste e cila, sikunder edhe e para, na erdhi, si urdher, nga dikasteri per zbatim. Rregulloret, urdhrat dhe udhezimet ne fuqi, keshtu i kane percaktuar gjerat tek ne dhe ne perputhje me to u veprua edhe ne kete rast.

 

Nese Ju gjykoni se shtetasit Egon Besnik Velaj i eshte bere padrejtesi dhe nuk sqaroheni nga komentet e sjella me siper, jeni i lutur t'i drejtoheni Drejtorise se Burimeve Njerezore te Ministrise se Rendit Publik, per sqarime te metejshme.

 

Duke besuar ne mirkuptimin Tuaj

 

Me shume respekt

 

 

D R E J T O R I

(I komanduar)

Prof. Asoc. Dr. Piro Lazi

(firma, vula)

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al