|
Nr.
2080 Prot.
Tirane, me 25.07.2001
INFORMACION
MBI
GJENDJEN AKTUALE NE SISTEMIN E PARABURGIMIT
AVOKATIT
TE POPULLIT
Zotit
Ermir DOBJANI
TIRANE
Duke
ju referuar kontrolleve te ushtruara nga specialistet,
informacioneve te ardhura nga komisariatet, gjendja aktuale e
ngarkeses se sistemit te paraburgimit ne shkalle vendi paraqitet
si me poshte :
•
Ne sistemin e dhomave te paraburgimit te 25 komisariateve mbahen
1190 te paraburgosur.
•
Kapaciteti mbajtes i tyre ne shkalle vendi eshte 830 te
paraburgosur.
• Mbi kapacitetin mbajtes jane 354 te paraburgosur.
•
Te denuar me vendim te formes se prere qe vuajne denimin ne
dhomat e paraburgimit jane 310 te denuar. Ka te denuar qe kane
deri ne 2 vjet qe vazhdojne ta vuajne denimin ne dhoma.
•
Mbahen ne dhomat e paraburgimit pa kontrollin mjeksor e mjekimin
e nevojshem 2 te semure psiqik te mbyllur me vendim gjykate.
Problemi
i mbi popullimit
nuk ka gjetur zgjidhje sepse Ministria e Drejtesise dhe
Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve per shkaqet qe tashme dihen
nuk i pergjigjen kerkesave te ligjit per te pranuar te
paraburgosurit e Tiranes dhe te denuarit me vendim te formes se
prere qe ndodhen ne dhomat e paraburgimit te rretheve.
Duke
patur parasysh temperaturat e larta te stines dhe mbipopullimin
e ketyre dhomave veshtersite e masave te sigurimit per efektivat
tona behen me te medha dhe rreziqet me evidente.
Mbajtja
e te denuarve
ne sistemin e paraburgimit ka krijuar veshteresi te medha, jo
vetem nga pikepamja e sigurimit, por edhe ne trajtimin e
sistemimin e te paraburgosurve sipas kerkesave e standarteve te
percaktuara ne Konventen "Per te Drejtat e te
Denuarve", gje per te cilen padrejtesishte Ministria
jone kritikohet vazhdimisht nga insitucionet nderkombetare dhe
ato vendase qe merren me mbrojtjen e te drejtave te denuarve,
per kushtet ne trajtimin e tyre. Duke pare te denuarit me
vendim te formes se prere se po ju shkelen te drejtat dhe nuk po
dergohen ne burgje per te vuajtur denimin e mare ne mjafte
Komisariate ata futen ne greve urie. Çeshtja e sistemimit te
tyre nuk eshte çeshtje qe duhet te zgjidhet nga Ministria e
Rendit Publik, por nga Ministria e Drejtesise dhe per kete
shikojme se prokupimi i tyre nuk eshte aq sa duhet per zgjidhjen
apo lehtesimin e shqetesimit tone.
Teper
shqetesues
eshte bere fakti qe ne dhomat e paraburgimit siç kemi trajtuar
edhe ne informacionet e meparshme po mbahen te semure psiqik te
cilet me vendim gjykate jane mbyllur ne menyre te detyruar dhe
kerkojne kurim specifik, gje i cili nuk ekziston ne kushtet e
dhomave te paraburgimit te Komisariateve.
Aktualisht
ne dhomat e
shoqerimit te Komisariateve te Policise Tirane, ndodhen ne
kundershtim me te gjitha aktet ligjore e nenligjore 12 te
paraburgosur te cilet duhet te sistemohen ne Burgun e Tiranes
(Repartin Nr.313).
M
I N I S T R I
ILIR
GJONI
(firma, vula)
|