|
Nr. 2207/1 Prot. Tiranė,
mė 11.03.2008
AVOKATIT
TE POPULLIT
(Seksionit
te Administrates)
TIRANE
Ne pergjigje te shkreses nr. K3 / A 148-5, date
26.02.2008, lidhur me shqetesimin e paraqitur prane
institucionit tuaj nga shtetasi A. D., per
mosperfshirjen e tij si aksioner i shoqerise Albtelecom sh.a,
sqarojme per sa vijon :
Sipas Ligjit Nr.8810, date 17.05.2001 "Per
percaktimin e formes dhe te struktures se formules se
privatizimit te shoqerise anonime "Albtelecom",
punonjesve te "Albtelecom" sha u ofrohet paketa e
mbetur pas shitjes se paketes investitoreve strategjike, me ane
te shkembimit te aksioneve me bonot e privatizimit te zoteruara
prej tyre.
Ne zbatim te ligjit te mesiperm, me urdherin nr. 547,
date 02.08.2007, Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes
urdheroi fillimin e procedures per llogaritjen e paketes se
aksioneve per punonjesit e shoqerise Albtelecom sh.a, procedure
qe realizohet nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes se
Prones Publike prane Ministrise se Financave, ne bashkepunim me
shoqerine Albtelecom.
Ne vijim te procedurave per llogaritjen e kesaj
pakete, prane Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes
u paraqiten ankesa nga shume punonjes, te cilet pretendonin qe
per arsye nga me te ndryshmet, padrejtesisht nuk figuronin ne
listen e derguar ne Drejtorine e Administrimit dhe Shitjes se
Prones Publike prane Ministrise se Financave, per tu perfshire
si aksionere te shoqerise.
Ne
keto kushte, ne zbatim te VKM nr.119, date 18. 3. 2000 "Per
procedurat e privatizimit me ankand te paketave shteterore te
aksioneve te shoqerive tregtare, qe veprojne ne sektoret
jostrategjike", te ndryshuar, kapitulli I, pika D.4, me
qellim qe punonjesve te shoqerise te mos u mohohet e drejta per
te perfituar aksione, Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe
Energjetikes, me urdherin nr.133, date 26.02.2008, urdheroi te
behet nje publikim i dyte per shitjen e paketes se aksioneve per
punonjesit e shoqerise te Albtelecom sh.a.
Sa me siper, mendojme qe nga ana e Ministrise se
Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes jane ndermarre te gjitha
hapat qe parashikon ligji, per te bere te mundur perfshirjen e
punonjesve te Albtelecom sh.a si aksionere te saj.
Duke shpresuar te kemi dhene
shpjegimet e kerkuara, ju falenderojme per bashkepunimin dhe
mirekuptimin.
MINISTRI
GENC
RULI
(firma, vula)
|