|
Nr.
2672/1 prot.
Tirane, me 1.12.2005
Lenda : Mbi masat e marra per permbushjen e rekomandimeve
te
Komitetit kunder Tortures.
ZOTIT
:
ERMIR DOBJANI
AVOKATI
I POPULLIT
T
i r a n e
Zoti Avokat i Popullit,
Ne vijim Tuajes, Nr. 168/1, date 08.11.2005 lidhur me
zbatimin dhe permbushjen e rekomandimeve te Komitetit kunder
Tortures, ju bejme me dije se :
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e
Policise Shtetit vazhdimisht kane qene te angazhuara per
respektimin e garantimin e te drejtave dhe lirive themelore te
shtetasve qe shoqerohen, ndalohen, arrestohen (shtetasve qe u
hiqet perkohesisht liria ) nga strukturat e Policise Shtetit.
·
Per
shtetasit qe ndalohen apo arrestohen nga sherbimet e Policise
Shtetit eshte permbushur e drejta per njoftimin e nje pjestari
te familjes, nje te afermi dhe avokatit mbrojtes kur e ka
kerkuar nje gje te tille. Njoftimi eshte bere sipas rastit me
telefon, si dhe nepermjet strukturave te policise te
juridiksionit ku ka vendbanimin shtetasi.
Per
shtetasit e mitur jane njoftuar detyrimisht prinderit e tyre ose
kujdestari.
·
Ne komisariatet e policise ku ndodhen dhomat e
paraburgimit, funksionon sherbimi shendetesor me personel
mjekesor te larte apo te mesem. Ky personel pervec vizitave
mjekesore periodike qe kryen ndaj te paraburgosurve ofron dhe
ndihme mjekesore ne cdo kohe kur e kerkojne, duke dhene
medikamentet e nevojshme mjekesore apo dergimin e tyre ne
spitalet civile rajonale, ne Spitalin Ushtarak Tirane si dhe ne
Qendren Spitalore te Burgjeve per nje trajtim te specializuar
mjekesor dhe per nje kohe te gjate.
·
Shtetasve qe u privohet liria u behen te njohura
te drejtat e tyre te sanksionuara ne aktet ligjore (kushtetute,
kodi i procedures penale, rregullore te brendeshme te dhomave
paraburgimit, etj) duke bere komunikimin verbal te tyre si :
a)
per te zgiedhur dhe mbrojtur me avokat,
b)
per te mos dhene spjegime dhe deklarata pa pranine
e mbrojtesit ligjor,
c)
per tu takuar me avokatin sa here qe kerkon ky i
fundit
d)
sigurimi i ushqimit dhe teshave te fjetjes nga
institucioni,
e)
njohja me te gjitha rregullat, detyrat dhe te
drejtat e tyre ne ambientet e brendshme te dhomave te
paraburgimit.
Deri
tani nuk eshte praktikuar njohja e ketyre te drejtave nepermjet
nje formulari te posacem dhe marrja e nenshkrimit te tyre.
·
Per hartimin e Kodit te Sjelljes per marrjen ne
pyetje nga policia te personave te ndaluar, arrestuar dhe per
personat e shoqeruar per ceshtje administrative eshte ngritur
grupi i punes i cili eshte ne perfundim te ketij kodi.
·
Per penniresimin e kushteve te jeteses ne dhomat e
paraburgimit angazhimi yne ka qene maksimal, por vete ekzistenca
e nje intrastrukture te vjeter dhe te rrenuar te ketyre
ambienteve (pjesa me madhe e tyre jane ndertnar ne vitet
1945-1950), nuk ka lejuar kryerjen e investimeve por vetem jane
bere nderhyrje per permiresim.
·
Brenda
ketij sistemi, eshte bere i mundur realizimi i sigurimit dhe
trajtimit te te miturve ne dhoma te vecanta nga te
paraburgosurit madhore.
·
Te
praraburgosurat femra pas vleresimit dhe vendosjes se mases se
sigurimit arrest ne burg" nga gjykata transferohen per
t'u trajtuar dhe siguruar ne Burgun 313 Tirane.
·
Jane ne
proces kompletimi i dhomave te pritjes se komunitetit me
orendite, kushtet dhe paisjet e domosdoshme sipas standarteve te
kerkuara, (lyerje, pastrim, ndricim, ajrim, tavalina pune,
karrige per tu ulur etj).
·
Jane
permiresuar kushtet e qendrimit te shtetasve ne dhomat e
shoqerimit, duke i lyer here pas here, duke i paisur me ndricim,
ajrim, jane vendosur stola per t'u ulur (duke garantuar jeten
dhe shendetin e tyre dhe te personelit te policise), po
permiresohen kushtet duke ngritur brenda sistemit te tyre nyje
hidrosanitare, etj.
·
Jane marre
masa qe ne zyrat e punonjesve te policise te mos mbahen sende te
tilla qe kane te bejne me ushtrimin e dhunes fizike apo
psikologjike: shkopinj gome, hekura lidhje, shkopinj te
ndryshem, sende e mjete te forta prerese dhe shpuse, arme zjarri
etj.
·
Per te
giithe shtetasit shqiptare apo te huaj qe ndalohen, arrestohen
apo te paraburgosur qe trajtohen dhe sigurohen ne dhomat e
paraburgimit te sistemit te Ministrise Brendshme, sipas
rregullave dhe normave financiare ne fuqi kane te garantuar
ushqimin per tre vakte ne dite. Pervec kesaj tre here ne muaj
atyre u lejohet marrja dhe konsumimi i ushqimeve te tjera te
sjella nga te afermit apo familja.
·
Aktualisht
Ministria e Brendshme siguron dhe trajton te paraburgosur prane
komisariateve te policise : Berat, Kruje, Durres, Diber, Mat,
Elbasan, Librazhd, Gramsh, Fier, Lushnje, Gjirokaster, Kukes,
Tepelene, Tropoje, Korce dhe Sarande.
Punonjesit
e policise qe kryejne sherbim ne keto ambiente jane ne varesi te
Drejtorise Pergjithshme te Policise, e cila ben pregatitjen,
trajnimin dhe kualifikimin profesional te tyre nepermjet
strukturave vendore te policise.
Personeli
i sherbimit te paraburgimeve ne Drejtorine e Policise Qarkut
Tirane, Lezhe, Shkoder dhe te Komisariatit te Policise Vlore ka
kaluar ne varesi te Ministrise se Drejtesise.
·
Organizatave
kombetare dhe nderkombetare qe mbrojne te drejtat e njeriut ne
pergjithesi dhe ne vecanti per te ndaluarit, shoqeruarit e te
paraburgosurit, u jane krijuar lehtesira per kryerjen e misionit
te tyre, duke i paisur me lejet perkatese. Te tilla jane Avokati
i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti kunder
Tortures, Komiteti per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimeve
C'njerezore e Degraduese, etj.
·
Rastet e
keqtrajtimeve dhe dhunimeve fizike ndaj te paraburgosurve nga
personeli i sherbimit kane ardhur drejt minimizimit, jane
analizuar e per personat pergjegjes eshte referuar materiali ne
organin e prokurorise per procedime te metejshme.
·
Ne zbatim
te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 327, date 15.05.2003
Per kalimin e sistemit te paraburgimit ne varesi te
Ministrise se Drejtesise po bashkepunohet me Ministrine e
Drejtesise dhe Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve per
perfundimin e kalimit te paraburgimit ne varesi te Ministrise se
Drejtesise si dhe per transferimin e te denuarve me vendim te
formes se prere ne institucionet e vuajtjes se denimeve.
Duke
ju falenderuar per bashkepunimin dhe mirekuptimin Tuaj.
M I N I S T R I
Sokol OLLDASHI
|