Per
shkresen tuaj me Nr. 4402/1 date 30.10.2000 drejtuar Kryeministrit
te Republikes se Shqiperise sqarojme:
Pagesa
e vendimeve gjyqesore nga vete institucionet per deme te
shkaktuara eshte gjetja me e drejte ligjore per te percaktuar edhe
pergjegjesite per keto deme. Per te pasur vendime gjyqesore pa
probleme ne ekzekutimin e tyre, duhen bere edhe rregullime
ligjore, sidomos ne kendveshtrimin e mundesise se plotesimit te
tyre me akte nenligjore per efekt interpretimi, siē mund te jene
kriteret e perllogaritjes se fitimit te munguar per te cilet dihet
qe ka raste abuzimi ne shume vendime gjyqi. Po keshtu nga inpakti
i krijuar ne ekzekutimin e tyre, mund te propozohet nje dispozite
tranzitore qe mund te fazoje pagesat e tyre ne 2-3 vjet.
Per
planifikimin ne buxhet nisur nga natyra e tyre ka keto probleme:
-Nje
pjese e vendimeve gjyqesore i takojne njesive qeverisese te
pushtetit vendor qe perveē buxhetit te deleguar kane edhe
buxhetet e pavarura qe perbehet nga granti dhe nga te ardhurat qe
u jane lene atyre me ligj qe ti vjelin per llogari te tyre. Nga
ky buxhet i pavarur jo vetem qe lejohet, por ka raste qe jane
kryer pagesa per shlyerjen e tyre, me nje fluks ne rritje ne
periudhen prag zgjedhore.
-
Nje pjese tjeter e vendimeve gjyqesore ka te beje me institucionet
buxhetore nacionale, por qe shumica e tyre realizojne te ardhura
jo tatimore qe mund te perdoren per pagesen e tyre.
-
Disa vendime gjyqesore, si ato per debikredite, kthimin e pronave
etj, duhet qe te ingranohet me mire Ministria e Ekonomise dhe e
Privatizimit dhe AKP per ti perballuar nga perqindja qe u lihet
gjate arketimeve nga privatizimi.
-
Ka edhe vendime gjyqi qe duhen perballuar nga shteti, si ato per
dite burgu per denime te padrejta, per sekuestrim te pasurise
gjate regjimit te kaluar etj.
-
Demshperblime per dite burgu te padrejta jane zgjidhur gjate
ketyre 3- 4 viteve te fundit. Edhe per vitin 2001 ky problem do te
jete i zgjidhur. Ne projektbuxhet ka nje shume te parashikuar per
vitin 2001. Ndersa demshperblimet pasurore nga sekuestrimet jane
pezulluar prej 6- 7 vjetesh, per efekt te vlerave te medha dhe per
efekt te abuzimeve qe filluan gjykatat ne kete drejtim.
-
Propozimi i Institucionit tuaj per gjetjen e ndonje donacioni apo
kredie ishte me interes dhe Ministria e Finances shfaqi
gatishmerine per te bashkepunuar, megjithese duket e veshtire per
tu realizuar.
-
Ministria e Finances eshte e gatshme per bashkepunim ne persosjet
ligjore, qe vendimet gjyqesore te jene te realizueshme dhe
objektive.