Duke
kerkuar mirekuptim per vonesen, lidhur me shkresen tuaj me Nr. prot.
K-18/3, te dt. 05.03.2002, Ministria e Arsimit dhe Shkences ju
informon se pas studimit dhe analizimit te te gjithe dokumentacionit
perkates u arrit ne perfundimin se formulimi i tyre le shteg per
ambiguitet. Per te eliminuar keto te meta Ministria e Arsimit dhe
Shkences po pergatit nje udhezim ku do te specifikohet qarte se kjo
tarife rregjistrimi do te jete vjetore. Gjithashtu nga Ministria e
Arsimit dhe Shkences po punohet edhe per rishikimin e Vendimit per
shperndarjen e ketyre te ardhurave, me synimin qe te rritet perqindja
ne favor te infrastruktures se shkolles.
Nga
ana jone eshte pare edhe problemi tjeter qe ka te beje me nxenesen e
cila eshte paraqitur ne klase (ne shkollen publike te qytetit) me
veshje islamike. Duke u mbeshtetur ne Nenin 17 te Kushtetutes se
Republikes se Shqiperise dhe ne Ligjin Nr. 7952, date 21.06.1995,
Per sistemin Arsimor Parauniversitar" neni 5 dhe neni 7, qe
shprehen respektivisht:
Neni
5:
Ministria
e Arsimit pergjigjet per realizimin e politikave shteterore te arsimit
laik, te miratuar nga Keshilli i Ministrave.
Neni
7:
Arsimi
parauniversitar publik ka karakter laik.
Ne
institucionet arsimore publike ndalohet indoktrinimi
ideologjik fetar.
Ministria
e Arsimit dhe Shkences nuk eshte dakort me pretendimet e ngritura nga
pala e interesuar, pasi keto bien ndesh me ligjin. Per te shmangur
keqinterpretimet nga Ministria e Arsimit dhe Shkences po punohet per
pergatitjen e nje udhezimi ne lidhje me kete ēeshtje.
Faleminderit
per bashkpunimin.