Prane
Institucionit te Avokatit te Popullit ka paraqitur kerkese shtetesja
Dhurata Murataj.
Ne objektin e kesaj kerkese sqarohemi se babai i saj ka punuar
10 vjet ne minierat e Belgjikes dhe ka perfituar pension pleqerie.
Duke qene se
ka nderruar jete, sipas legjislacionit te shtetit Belg ne
fushen e sigurimeve shoqerore, pensionin qe ai gezonte, ka te drejte
te vazhdoje ta gezoje bashkeshortja e tij, shtetesja Nafije Sula, e
cila eshte nena e ankueses dhe jeton ne Shqiperi.
Ankuesja pretendon se ka rreth 10 vjet qe eshte interesuar
prane organeve shqiptare. Por ka marre pergjigje negative. Gjithsesi
ajo nuk paraqiti ndonje prove shkresore qe te vertetoje se ka patur
kerkesa prane institucioeve shqiptare.
Sipas
saj, Zyra Kombetare e Pensioneve ne Bruksel i ben me dije
bashkeshortes se tij se nuk mund ta perfitoje pensionin e pleqerise te
te ndjerit, pasi nuk ka marreveshje reciproke ndermjet Shqiperise dhe
Belgjikes ne fushen e sigurimeve shoqerore. Per kete ajo ka paraqitur
nje shkrese te asaj zyre, kopjen e se ciles bashke me perkthimin po
jua dergojme bashkelidhur.
Sa me lart, bazuar
ne nenin 63/4, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, qe
percakton se: Organet
dhe funksionaret
publike jane
te detyruar ti paraqesin Avokatit te Popullit te gjitha
dokumentat dhe informacionet e kerkuara prej tij,
si dhe ne nenin 19/b te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 Per
Avokatin e Popullit, qe percakton se: Avokati
i Popullit ka te drejte te kerkoje shpjegime nga ēdo organ i
administrates qendrore dhe vendore, si dhe te marre ēdo dosje apo
material qe ka lidhje me hetimin,
kerkojme te na informoni nese eshte lidhur ndonje marreveshje me
Mbreterine e Belgjikes ne fushen e sigurimeve shoqerore. Nese jo, a
mund te na informoni se cfare duhet bere per kete ceshtje dhe cilat
jane institucionet apo organet qe duhet ta ndjekin kete ceshtje?
Lutemi te na ktheni pergjigje brenda nje afati 20 ditor nga
marrja e kerkeses sone.
Duke besuar ne mirekuptimin dhe bashkepunimin Tuaj,
Me
respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI