REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/I7-4 Prot.                                Tiranė, mė 31/10/2006

Nr. Dok. 200600406/4

   

Lenda:        Kerkohet informacion lidhur me rekomandimin tone per pergatitjen e projekt VKM-se ne baze e per zbatim te neneve 8,9,10 e 11 te Ligjit Nr. 8661, dt. 18.09.2000 "Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit" dhe dergimin e tij per miratim ne Keshillin e Ministrave.  

       

   

Drejtuar:    Ministrit te Brendshem

Z. Sokol OLLDASHI

      

Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit

Z. Bajram IBRAJ

     

                                                             TIRANE

        

     

Me shkresen tone Nr.  K2/I7-2 Prot., date 03/03/2006 dhe Nr. Dok. 200600406/2, Ju kemi rekomanduar “pergatitjen e projekt VKM-se ne baze e per zbatim te neneve 8,9,10 e 11 te Ligjit Nr. 8661, dt. 18.09.2000 "Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit" dhe dergimin e tij per miratim ne Keshillin e Ministrave”.  

Me shkresen Nr. 1385/1 Prot., date 03/04/2006, te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit u informuam se shqetesimi i ngritur nga ana jone ishte mese i drejte dhe kerkonte nje zgjidhje sa me te shpejte, per rrjedhoje nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ishte hartuar projektvendimi ne zbatim te neneve 8, 9, 10 te ligjit nr. 8661, date 18. 09. 2000 “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te Policise se Shtetit”.

 

Projektvendimi eshte derguar disa here per mendim ne Ministrine e Financave, Ministrine e Drejtesise dhe Ministrine e Punes dhe Shanseve te Barabarta gjate viteve te meparshme, por nuk eshte miratuar vetem per shkak se Ministria e Financave nuk ka qene dakort per perballimin e efekteve fianaciare.  

Ne baze te rekomandimit tone, projektvendimi po ripunohej nga grupi i punes i ngritur per kete qellim ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe brenda muajit Prill 2006 do dergohej per miratim ne Keshillin e Ministrave.

Mirepo kane kaluar disa muaj qe nga kthimi i pergjigjes se sipercituar dhe ne nuk kemi ndonje informacion tjeter per ecurime e rekomandimit tone.

Persa me siper Ju lutemi te dergoni nje informacion lidhur me kete problem.   

 

          Duke besuar ne mirekuptimin Tuaj,

 

    

 

                                                            Me respekt

                                

AVOKATI  I  POPULLIT

 

        Ermir  DOBJANI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky website mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.