I
nderuar z. Minister!
Deshirojme
Tju sjellim ne vemendje nje problem shume te rendesishem qe eshte
ngritur nga Institucioni yne per pese vite rresht, duke filluar qe nga
viti 2002. Ky problem lidhet me propozimin tone per
ndryshimin
dhe permiresimin e Vendimit te K.M Nr. 552, date 27.11.1999 Per
trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise
te vrare apo plagosur per shkak te detyres, duke i shtrire efektet
e zbatimit te tij nga data 01 Janar 1991.
Propozimi
yne, i cili eshte bere publik edhe ne raportet vjetore te Avokatit te
Popullit te paraqitura ne Parlament, eshte vleresuar nga ish
Kryeministri Nano dhe disa ish Ministra te Rendit Publik dhe prej tyre
na u premtua se problemi ne fjale do te gjente rregullim ligjor.
Mirepo, megjithe interesimin e vazhdueshem qe kemi bere prane
Kabinetit te ish Kryeministrit dhe M.R.Publik, perseri problemi nuk
gjeti zgjidhje konkrete.
Pas
ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike, propozimi yne iu perserit
Kryeministrit Berisha me shkresen tone Nr. K2/F47-3 Prot., dt.
02.11.2005 dhe me pas per kete problem i jane derguar edhe dy shkresa
te tjera, respektivisht me Nr. K2/47-6 Prot., dt. 12.04.2006 dhe Nr.
K2/F47-7 Prot., dt. 19.09.2006.
Me
nderhyrjen e Kryeministrit Berisha, problemi u vu ne levizje dhe nga
Ministria e Brendshme u pergatit projekt-vendimin perkates dhe iu
dergua Keshillit te Ministrave, ndersa nje kopje e tij na u dergua
edhe neve. Problemi ne fjale u ndoq me prioritet nga ish Zv.Ministri i
Brendshem z. Gjergj Lezhja dhe Drejtori i Pergjithshem z. Isuf Ēelaj,
mirepo megjith perkushtimin e tyre perseri projekt-vendimi ngeli pa u
miratuar.
Kohet
e fundit nga Kryeministria, Drejtoria e Marredhenieve me Publikun, na
erdhi nje njoftim me shkresen Nr. 17/997 Prot., dt. 15.03.2007,
nepermjet te cilit informohemi se Kryeministri ka dhene porosi
Ministrise se Brendshme qe propozimi yne te merret ne konsiderate.
Persa me siper kerkojme angazhimin Tuaj
per nxitjen dhe zgjidhjen e ketij problemi me rendesi morale e sociale
per familjet e policeve qe kane humbur jeten ne detyre gjate viteve
1991-1998.
Bashkelidhur po Ju dergojme edhe
fotokopje te disa shkresave qe lidhen me kete ēeshtje.
Duke besuar ne mirekuptimin Tuaj, lutemi na vini ne dijeni per
angazhimin Tuaj.
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI