Me
vendimin e tij nr. 384 dt. 28.07.1999 Kėshilli i Ministrave i
Republikės sė Shqipėrisė ka miratuar programin "Pėr disa
masa pėr fuqizimin e rendit dhe tė sigurisė publike".
Nė
kėtė program ndėr detyrat e pėrcaktuara pėr Ministrinė e Drejtėsisė
ėshtė qė brenda muajit gusht 1999 tė bėhet riorganizimi i shėrbimit
tė ruajtjes dhe shoqėrimit tė paraburgosurve, me synimin kalimin e
kėtij shėrbimi nga policia e rendit nė policinė e burgjeve.
Megjithėse
ka kaluar njė kohė e gjatė, nga gushti i vitit 1999 ky shėrbim
ende qėndron nė vartėsi tė Ministrisė sė Rendit Publik, ndonėse
edhe nė ligjin "Pėr Policinė e Shtetit" ky shėrbim nuk
ėshtė parashikuar si drejtim i punės sė Ministrisė sė Rendit
Publik.
Nė
nenin 92 tė "Rregullores sė pėrgjithshme tė burgjeve"
miratuar me V.K.M. nr. 96 dt. 09.03.2000 ėshtė parashikuar qė ndaj
tė paraburgosurve zbatohen dispozitat e kėsaj rregulloreje. Por pėr
sigurimin e trajtimin e tė paraburgosurve edhe Ministri i Rendit
Publik ka miratuar rregulloren nr.1075 dt.15.09.1999. Pra, pėr tė njėjtėn
veprimtari, janė nxjerrė dy akte nėnligjore.
Mendoj
se do tė ishte e drejtė dhe do tė ndihmonte nė funksionimin normal
tė administratės shtetėrore respektimi i parimeve bazė nė
nxjerrjen e akteve nėnligjore siē pėrcakton neni 118 i Kushtetutės
se Republikės se Shqipėrisė.
Nė
praktikėn e punės se pėrditshme qėndrime tė kėsaj natyre sjellin
anomali nė veprimtarinė normale tė administrates publike, si psh.
ruajtja dhe trajtimi i tė paraburgosurve per policinė e rendit ėshtė
jashtė detyrave institucionale tė saj, stafi i policisė se rendit
ėshtė i paspecializuar per ruajtjen e trajtimin e tė burgosurve
etj, prandaj lutemi tė na shpjegoni se cilat janė shkaqet qė ky shėrbim
nuk kalon nė vartėsi tė Ministrisė se Drejtėsisė dhe ēfarė
masash janė marrė ose do merren per tė zgjidhur kėtė problem.
Duke
ju falenderuar paraprakisht per mirėkuptimin,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI