REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K3/A148-2 Prot.                                Tiranë, më 26/12/2007

Nr. Dok. 200702800/2

   

Lenda:        Kerkohen shpjegime  

       

   

Drejtuar:    Ministrise se Ekonomise, Tregtise 

dhe Energjitikes

      

                                                     TIRANE

        

     

            Prane institucionit tone shtetasi A.D., ka shprehur shqetesimin e tij ne lidhje me mosperfshrijen e tij si nje ish punonjes i shoqerise “Albtelekom” sh.a, ne paketen e privatizimit te kesaj te fundit.

Sikunder ai shkruan, ka punuar per zonen Albtelekom Skrapar, nga viti 1985 deri ne vitin 2006, duke ushtruar detyra te ndryshme, derisa eshte larguar nga detyra ne vitin 2006 per shkak te reformes.

Ne periudhen 2002-2006, ankuesi shkruan se ka ushtruar detyren e drejtorit te zones Albtelekom Skrapar. Me sa kuptohet ne letren e derguar, ankuesi ka kundershtuar vendimin e largimit nga puna ne gjykate, ku edhe ka fituar dy shkallet e pare te gjykimit, ate te shkalles se pare dhe apelit.

Me tej ne letren e tij z. A.D. shprehet se, eshte njoftuar prej punonjesve te tjere te Albtelekomit per te derguar dokumentacionin qe mundeson perfshirjen e punonjesve ne grupimin e aksioneve te percaktuara per ta, ne proçesin e privatizimit. Ankuesi shkruan se, ka derguar gjithe dokumentacionin e kerkuar, por privatisht ai eshte njoftuar se nuk eshte perfshire ne listen e punonjesve qe perfitojne nga aksionet e sipercituara te privatizimit te shoqerise “Albtelekom” sh.a.

Ne keto kushte, ankuesi ka kerkuar nderhyrjen e Avokatit te Popullit per sqarimin dhe zgjidhjen e kesaj çeshtje.

Per nevoja te shqyrtimit te metejshem te kesaj ankese nga zyra jone, del e nevojshme dhenia e shpjegimeve nga ana juaj, persa i perket trajtimit te kesaj çeshtje, ne reference te pretendimeve te ngritura prej ankuesit.

Kete kerkese per shpjegime e bazojme ne piken 4, te nenit 63, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ku thuhet shprehimisht se; “organet dhe funksionaret publike jane te detyruar t’i paraqesin Avokatit te Popullit te gjithe dokumentet dhe informacionet e kerkuara prej tij”, si dhe ne germen “b”, te nenit 19, te Ligjit Nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”, ku perkatesisht thuhet shprehimisht se;

“Ne rastet kur vendos te kryeje hetime te pavarura, Avokati i Popullit ka te drejte ……

-    te kerkoje shpjegime nga çdo organ i administrates qendrore dhe vendore, si dhe te marre çdo dosje apo material qe ka lidhje me hetimin”.

Ne vazhdim te bazes ligjore, kerkesa bazohet ne pikat 2 dhe 3, te nenit 51, te Kodit te Proçedurave Administrative, ku thuhet shprehimisht se:

…“Ne informacionin qe jepet nga administrata tregohet organi administrativ qe zhvillon proçedimin, hapat konkrete te ndermarre prej tij, vendimet e marra si dhe çdo informacion tjeter.

Afati per dhenien e informacionit te parashikuar nga ky nen eshte 10 dite, nga dita e regjistrimit te kerkeses perkatese”.

Keto shpjegime, lutemi te n’a i dergoni ne nje kohe sa me te shpejte te mundshme.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin tuaj,

 

    

 

                                                           

                                

K O M I S I O N E R E

 

     FLORINA NUNI

 


___________________________________________________________________________

    

Kthim prapa

 

  

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky website mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit.