REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr.  72/12  Prot.                                         Tiranė, mė 25/11/2005

       

 

Lenda:        Kerkese per Informacion

 

Drejtuar:    Entit Rregullator te Telekomunikacionit

                             Drejtorit Ekzekutiv

                             Z.Hydajet KOPANI

                                                                          TIRANE

  

Z.Drejtor!

         

          Duke ju pergezuar se pari per emerimin ne kete detyre te rendesishme, shpreh bindjen se roli juaj drejtues ne kete institucion do te vazhdoje te nxite maksimalisht perpjekjet tona te perbashketa per garantimin e nje tregu te ndershem dhe te nje konsumatori te mbrojtur.

Avokati i Popullit ne kuader te mbrojtjes se te drejtave te konsumatoreve, eshte perpjekur vazhdimisht qe ato te gjejne respektin dhe garancite e duhura ne organet e administrates publike, gjate permbushjes se detyrimeve qe burojne nga aktet nderkombetare te ratifikuara dhe legjislacioni ne fuqi.

          Ne rrjedhim te kesaj veprimtarie, e shoh me vend t`ju bej te njohur se perpjekjet e institucionit tone per te vene ne rrugen e zgjidhjes problemin e tarifave teper te larta qe ofrojne kompanite e telefonise se levizshme ne Shqiperi, kane qene te medha dhe vazhdojne te mbeten objekt i rendesishem i punes tone.

Ne kete kuader, duke e konsideruar qendrimin ndaj tarifave te telefonise (Mobile) si nje ēeshtje ndaj se ciles duhet vepruar pa hezitim dhe me forcen e ligjit, detyrim ky qe sanksionohet edhe ne Nenin 62 i Ligjit Nr.8618 dt.14.06.2000 “Per Telekomunikacionet ne Republiken e Shqiperise” kerkoj te gjej tek ju nje angazhim serioz dhe veprime te efektshme per perfundimin sa me te shpejte te fazes se hartimit te projektit final te Metodogjise se Caktimit te Tarifave dhe kalimin e tij per miratim prane Keshillit te Ministrave. Deshiroj t`ju bej prezent ne kete rast se interesi i Avokatit te Popullit per te realizaur deri ne fund kete proēes, ka gjetur vemendjen dhe gadishmerine edhe te Kryeministrit te Shqiperise, i cili ndan me ne shqetesimin e perfundimit sa me te shpejte te proēedurave te mesiperme, si kusht per te filluar me tej nje kontroll te gjithanshem dhe shkencerisht te bazuar ndaj tarifave te telefonise se levizshme ne mbrojtje te konsumatoreve.

           Ne keto kushte lutemi qe brenda dates 10 Dhjetor 2005 te na dergoni shpjegimet tuaja ne lidhje me veprimet qe po ndermerrni ndaj situates se tarifave te telefonise mobile ne vend, nderhyrjes tuaj institucionale ndaj marreveshjeve te interkonjeksionit dhe proēedurat qe po ndiqni per hartimin e metodologjise se lartpermendur.

          Dėshirojmė t’ju kujtojmė se kėrkesėn pėr kėtė informacion e mbėshtetim nė Nenin 63 Pika 4 tė Kushtetutės sė Shqiperise, ku pėrcaktohet se:“Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar t`i paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentat dhe informacionet e kėrkuara prej tij” si dhe nė Nenin 19 gėrma “b” tė Ligjit Nr.8454 dt.4.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit” (me ndryshimet perkatse) nė tė cilin thuhet se;“Avokati i Popullit ka te drejtė: b) tė kėrkojė shpjegime nga cdo organ i administratės qėndrore dhe vendore, si dhe tė marrė ēdo dosje apo material qė ka lidhje me hetimin”.

 

          Duke besuar ne bashkepunimin tuaj,

 

 

                                                                                                                                                            AVOKATI  I  POPULLIT

          Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim nė faqen kryesore

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site ėshtė ndėrtuar dhe mirėmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al