Ne institucionin tone kane ardhur ankesat e shtetasve Marinela
Ēelmeta, Mimoza Likcani dhe Egon Velaj. Ata na shkruajne se kete vit
kane konkuruar ne Akademine e Policise Arben Zylyftari dhe ne
perfundim te konkurimit kane mare respektivisht, Marinela 144 pike,
duke u renditur e 6-ta ne listen per vajzat; Mimoza 143 pike, duke u
renditur e 8-ta ne listen per vajzat dhe Egoni 267 pike, duke u
renditur i 48-ti. Sipas ankuesve, nga ana e Akademise se Policise,
para konkurimit ishte njoftuar se do te pranoheshin 40 djem dhe 10
vajza. Me pas numri i studenteve qe do te pranoheshin ne Akademi u
shtua edhe me 15 studente te tjere. Megjithese ne baze te kritereve te
percaktuara ne V.K.Ministrave dhe ne Rregulloren e Akademise, ata
duhet te ishin pranuar ne Akademi, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Ne
vend te tyre jane pranuar persona te tjere, te cilat ne konkurim kane
mare me pak pike se sa ankuesit. Pranimi i ankuesve nuk u be edhe pas
shtesave prej 15 studentesh te bera me V.K.Ministrave. Ata pretendojne
se atyre ju jane shkelur hapur te drejtat ligjore dhe se pranimi i
studenteve te cilet ne konkurim moren me pak pike se sa ata eshte bere
mbi baza te paligjeshme miqesore dhe rushfeti te zyrtareve qe jane
mare me keto proēedura.
Nga
ana jone ju kerkuan shpjegime Akademise se Policise, e cila na ka
sqaruar se njoftimi per kuoten e pranimeve ne Akademi ka qene 50
studente, nga te cilet 40 djem, 5 vajza dhe 5 per studente qe kishin
mbaruar Institutin e Policise. Ndersa me pas u shtuan edhe 15 studente
te tjere dhe kuota e atyre qe do te vazhdonin Akademine u be ne 65
studente. Nga pergjigjet e Akademise nuk mohohet fakti qe ankuesit
kane qene te renditur brenda kuotes perfundimtare te pranimit te
studenteve ne kete Akademi, por ajo justifikohet me pretendimin se
lista e pranimeve eshte bere nga Ministria dhe jo prej saj.
Per
te bere te mundur zgjidhjen e ketyre ankesave, bazuar ne piken 4
te nenit 63 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ku
thuhet se: Organet dhe funksionaret publike jane te detyruar
ti paraqesin Avokatit te Popullit te gjitha dokumentet dhe
informacionet e kerkuara prej tij, si dhe ne germen b te
nenit 19 te ligjit nr. 8454, dt. 04.02.1999 Per Avokatin e
Popullit ku thuhet se: Avokati i Popullit ka te drejte te
kerkoje shpjegime nga ēdo organ i administrates qendrore dhe vendore
si dhe te marre ēdo dosje apo material qe ka lidhje me hetimin,
lutemi te verifikoni pretendimet e ngritura nga ankuesit dhe dergoni
shpjegime lidhur me to, sidomos duhet te na shpjegoni per cilat aresye
nuk eshte respektuar renditja ne pranim per personat te cilet kane
konkuruar qe kane qene me lart ne renditje, ne krahasim me ata qe jane
pranuar faktikisht.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI