I
nderuar z. Kryeminister!
Me
propozimin tone te dates 02.11.2005, ju kemi vene ne dijeni se ne
Institucionin tone, vitet e fundit, jane bere dhjetra ankesa nga
familjare te punonjesve te policise te vrare ose nga vete punonjesit e
policise te plagosur per shkak te detyres. Ata ankohen per mosperfitim
nga Vendimi i
Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per trajtimin
ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare
apo plagosur per shkak te detyres”.
Nga ndjekja e verifikimi i ketyre ankesave, si dhe nga
studimi i ketij vendimi rezulton se ai i shtrin efektet e tij vetem
per punonjesit e policise te vrare ose te plagosur qe nga dt. 01 Janar
1999 e me pas. Duke qene keshtu, VKM ja ka mohuar te drejten e
perfitimit familjareve te punonjesve te policise te vrare ose te
plagosur per shkak te detyres nga viti 1991 deri ne vitin 1998, duke
bere nje diskriminim te hapur te tyre.
Nga ballafaqimi i tij me aktet nderkombetare te te drejtave te
njeriut, ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk eshte nxjere ne
perputhje me to dhe konkretisht:
1.
Me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te njeriut”,
miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj
217 A, te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen percaktohet se: “Te
gjitha qeniet njerezore lindin te lira e te barabarta nga pikpamja e
dinjitetit dhe e te drejtave”.
2.
Ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a”, te “Paktit
nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe
kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me rezoluten e saj
2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se: “Shtetet
pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te gezuar
kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te sigurojne ne menyre
te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje shperblim te barabarte
per nje pune te barabarte, pa kurrfare dallimi,...”.
3.
Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me nenin 18 te
Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet se:
“Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si dhe me nenin
59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet se: “Shteti,
brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si dhe ne
plotesim te nismes dhe te pergjegjesise private, synon: ...riaftesimin
shendetesor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te
paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te
jeteses”.
Z. Kryemister,
Per
te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi shume te ndjeshem e
human, bazuar ne piken 3 te nenit 63 te Kushtetutes tone qe thote se:
“Avokati i Popullit ka te drejte te beje rekomandime dhe te
propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut
nga administrata publike” dhe nenin 24/b te Ligjit Nr. 8454, dt.
04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit” qe thote se: “Kur
Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e
akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon
premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga
Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte t’u propozoje organeve
te administrates ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve”, me
shkresen tone Nr. K2/F47-3 Prot., dt. 02.11.2005, ju propozuam: “Qe te merrni masat e nevojshme per
ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M Nr. 552, date 27.11.1999
“Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te
policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke i shtrire
efektet e zbatimit te tij nga 01 Janari 1991”.
Mirepo,
megjithese kane kaluar rreth 10 muaj, deri tani nuk kemi marre asnje
pergjigje per propozimin tone.
Persa
me siper lutemi te na ktheni pergjigjen e ketij propozimi.
Faleminderit
per respektin dhe mirekuptimin Tuaj,
Bashkelidhur fotokopja e propozimit te derguar me daten
02.11.2006.
Me respekt
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI