REPUBLIKA E SHQIPERISE

AVOKATI I POPULLIT

___________________________________________________________________________

 

Nr. K2/M89-5 Prot.                                    Tiranë, më 16/02/2004

Nr. Dok. 200202860/5        

 

Lenda:        Kerkojme nxitjen e problemit per ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999.

 

                            Drejtuar:     Kryeministrit  te  Republikes  se  Shqiperise

                             Z. Fatos NANO

                                                                          TIRANE

  

Z. Kryeminister!

 

Nga ndjekja e verifikimi i disa ankesave te qytetareve, familjare te punonjesve te policise te vrare ose te plagosur, ndaj Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, si dhe nga studimi i ketij vendimi rezulton se ai i shtrin efektet e tij qe nga dt. 01 janar 1999. Ky vendim ja ka mohuar te drejten e trajtimit familjareve te punonjesve te policise te vrare ose te plagosur para kesaj date.

          Nga ballafaqimi i tij me aktet nderkombetare te te drejtave te njeriut, ne konstatojme se vendimi i mesiperm nuk eshte nxjere ne perputhje me to dhe konkretisht:

1. Me nenin 1 te “Deklarates universale te te drejtave te njeriut”, miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Pergjithshme me Rezoluten e saj 217 A, te 10 dhjetorit 1948, ne te cilen percaktohet se : “Te gjitha qeniet njerezore lindin te lira e te barabarta nga pikpamja e dinjitetit dhe e te drejtave”.

2. Ai vjen ne kundershtim me nenin 7, germa “a”, te “Paktit nderkombetar lidhur me te drejtat ekonomike, shoqerore dhe kulturore”, miratuar nga Asambleja e Pergjithshme me rezoluten e saj 2200 A te 16 dhjetorit 1966, ne te cilen percaktohet se : “Shtetet pale ne kete Pakt njohin te drejten qe ka çdo person per te gezuar kushte pune te drejta e te favorshme, te cilat te sigurojne ne menyre te veçante: ... Nje page te drejte dhe nje shperblim te barabarte per nje pune te barabarte, pa kurrfare dallimi,...”.

3. Gjithashtu, vendimi vjen ne kundershtim edhe me nenin 18 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin percaktohet se : “Te gjithe jane te barabarte para ligjit”, si dhe me nenin 59, germa “f” te saj, ne te cilin percaktohet se : “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qe disponon, si dhe ne plotesim te nismes dhe te pergjegjesise private, synon : ...riaftesimin shendetesor, edukimin e specializuar dhe integrimin ne shoqeri te te paafteve, si dhe permiresimin ne vazhdimesi te kushteve te tyre te jeteses”.

Per keto aresye, ne daten 06.12.2002, Ju kemi propozuar ndryshimin dhe permiresimin e Vendimit te K.M nr. 552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”, duke i shtrire efektet e zbatimit te tij nga 01 janari 1991.

 

Nga interesimi qe kemi bere per mbarevajtjen e ketij problemi jemi informuar se Kabineti Juaj i ka percjelle Ministrit te Rendit Publik propozimin tone, duke i kerkuar kthimin e pergjigjes per kete problem brenda dates 30.01.2003. Ish Ministri i Rendit Publik z. Rama ne seancen plenare te Parlamentit te Republikes se Shqiperise, me 7 prill 2003, ku u paraqit raporti vjetor 2002 i Avokatit te Popullit, premtoi se Vendimi i mesiperm do te permiresohej nga Qeveria, ashtu siç ishte kerkuar nga ana jone. Por megjithe interesimin e vazhdueshem qe kemi bere prane M.R.Publik jemi informuar se perveç pergatitjes se propozimit per projekt-vendimin perkates, nuk eshte bere asgje konkrete.

 

Per te bere te mundur zgjidhjen e ketij problemi shume te ndjeshem dhe meqenese buxheti i M.R.Publik dhe i Policise se Shtetit per vitin 2004 eshte rritur edhe me 10% me shume se sa buxheti i vitit te kaluar, kerkojme nga ana Juaj qe te nxitet zgjidhja e problemit.

     Per masat qe do te merni, lutemi te vihemi ne dijeni.

Bashkelidhur po ju dergojme edhe fotokopjen e propozimit qe Ju

kemi bere me pare.

     Faleminderit per respektin dhe mirekuptimin Tuaj,

 

 

                                                                                               Me respekt

    

                                                                AVOKATI  I  POPULLIT

         Ermir DOBJANI

___________________________________________________________________________

 

Kthim në faqen kryesore

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Agjensia e Marketingut "IMAZH" sh.a.

www.imazh.com.al