|
Nr. K1/Sh 13-6 Prot.
Tiranë, më 15/10/2002
Nr.
Dok. 200201140/6
Lenda:
Per
nevojen e hartimit te programit dhe platformes per perdorimin e
letrave me vlere, siç percaktohet ne aktin normativ nr.4, date
16.02.1999 “Per nje ndryshim ne Ligjin Nr.8162 date 7.11.1996 “Per miratimin me ndryshime te dekretit nr.1630, date 1.01.1996””.
Drejtuar:
Kryeministrit
te Republikes se Shqiperise
Zotit
Fatos Nano
TIRANE
I
nderuar zoti Kryeminister!
Prane
institucionit te Avokatit te Popullit, jane paraqitur nje grup
ankesash nga individe te ndryshem por edhe nga perfaqesues
shoqatash, ne te cilat ngrihet shqetesimi i perbashket, lidhur
me futjen ne perdorim te letrave me vlere, ne proçesin e
privatizimit te objekteve, te percaktuar per kete qellim.
Sikunder
ankuesit shprehen ne keto letra, megjithese Kuvendi ka miratuar
me aktin e tij perkates, shtyrjen e afatit te skadences se
letrave me vlere, deri ne vitin 2005, letrat me vlere nuk po
futen ne perdorim per privatizimin e objekteve te rendesise se
veçante dhe ne sektoret jostrategjike, nderkohe qe ky proçes
po vazhdon.
Ne
keto kushte, eshte kerkuar nderhyrja e Institucionit tone, per
mundesimin e zgjidhjes se ketij problemi, si dhe per
sensibilizimin e organeve te administrates qendrore publike, per
marrjen e masave ne zbatim te ligjit.
Nga
nje shqyrtim paraprak i kesaj çeshtje dhe nga analiza e
legjislacionit perkates specifik, rezulton se ne nenin 12, te
Ligjit Nr. 8306 date 14.03.1998 “Per
strategjine e privatizimit te sektoreve me rendesi te veçante”,
thuhet shprehimisht se:
“Ngarkohet Keshilli i Ministrave, te pergatite
projektligjet e nevojshme, sipas percaktimeve dhe afateve kohore
te vendosura ne strategjine e privatizimit dhe te miratoje aktet
nenligjore, te nevojshme per zbatimin e kesaj strategjie”.
Nderkohe
ne nenin 8 te ketij ligji, percaktohet se:
“Pjesmarrja e letrave me vlere per privatizim,
ne privatizimin e ndermarrjeve dhe shoqerive te sektoreve me
rendesi te veçante, percaktohen ne formulen e privatizimit, por
ne çdo rast ajo nuk do te jete me e larte se 20 per qind e
kapitalit te kontabilizuar. Menyra e perfaqesimit te mbajtesve
te aksioneve dhe te drejtat qe rrjedhin prej tyre, percaktohen
nga Keshilli i Ministrave”.
Gjithashtu
ne nenin 9, te po ketij ligji, percaktohet se eshte Keshilli i
Ministrave qe ngarkohet per te percaktuar formulen e
privatizimit dhe kufirin e mundshem, te pjesmarrjes se letrave
me vlere.
Nga
ana tjeter, ne Ligjin Nr. 8334 date 23.04.1998 “Per
privatizimin e shoqerive tregtare qe veprojne ne sektoret
jostrategjike”, ne nenin 2 te tij, parashikohet se formula e
privatizmit ne kete rast, percaktohet nga Ministria e Ekonomise
Publike dhe Privatizmit, pas percaktimit te pjeses se aksioneve
per ish pronaret e truallit dhe punonjesit e shoqerise.
Paketa
e aksioneve ne kete ligj, percaktohet si pjesa e aksioneve qe i
ofrohet publikut dhe punonjesve te shoqerise, ne kembim te
bonove e lekeve te privatizimit.
Keshilli
i Ministrave, ne nenin 7 te ketij ligji, ngarkohet te nxjerre
aktet e nevojshme nenligjore.
Ne
vazhdim, ne aktin normativ nr.4, date 16.02.1999 “Per nje ndryshim ne Ligjin Nr. 8162 date
7.11.1996 “Per
miratimin me ndryshime te dekretit nr.1630 date 1.01.1996”,
thuhet shprehimisht se:
“Afati i bonove dhe lekeve te privatizimit eshte
deri me 31.12.2005. Programi dhe platforma e tyre do te
percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave. Ky akt
normativ hyn ne fuqi menjehere dhe i fillon efektet e tij
juridike nga data 1 Janar 2000”.
Ne
rastin konkret gjendemi para nje situate te tille, ku nga
mosveprimi i Keshillit te Ministrave (percaktimet ne aktet
ligjore te sipercituara), po i shkaktohen deme individeve,
pikerisht sepse privatizimi i objekteve te rendesise se veçante
dhe atyre ne sektoret jo strategjike, eshte ne proçes dhe
letrat me vlere pavaresisht objektit te tyre te perdorimit, nuk
po futen ne perdorim.
Si
rrjedhoje jo vetem ankuesve, por perfituesve te ketyre letrave
me vlere, po ju shkaktohet nje dem real, i cili vjen nga
moshartimi i platformes se lart permendur.
Ne
nenin 60, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, eshte
percaktuar se, Avokati i Popullit, mbron te drejtat e individit
nga veprimet ose mosveprimet e parregullta te administrates
publike, nderkohe qe sipas parimit te pergjegjesise publike per
demet jashte kontraktore, administrata publike mban pergjegjesi
per demet e shkaktuara nga mosveprimi i saj, ndaj individeve te
demtuar.
Meqenese
ne kete rast kemi te bejme me nje akt nenligjor qe percakton
qarte detyrimin e Keshillit te Ministrave, per hartimin e nje
platforme, ne zbatojme Kushtetuten duke paraqitur per zgjidhje
problemin, para Jush.
Pra,
per vete rendesine qe paraqesin keto ankesa, si persa i perket
objektit dhe numrit te personave qe perfshihen ne to, e gjejme
me interes t’ju paraqesim problemin per zgjidhje dhe nese
Qeveria eshte ne proçes e siper te hartimit te programit dhe
platformes, lutemi te na vini ne dijeni se deri ne ç’faze
eshte arritur.
Duke
besuar ne mirekuptimin tuaj,
Me respekt,
AVOKATI I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|